Shko te përmbajtja

Primus inter pares

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Primus inter pares është një shprehje latinisht që do të thotë i pari mes të barabartëve.[a] Është përdorur në mënyrë tipike si një titull nderi për dikë që është formalisht i barabartë me anëtarët e tjerë të grupit të tij, por i jepet respekt jozyrtar, tradicionalisht për shkak të vjetërsisë në post.[1]

Historikisht, princeps senatus i Senatit Romak ishte një figurë e tillë dhe fillimisht bartëte vetëm dallimin se ai lejohej të fliste gjatë debati. Pas rënies së Republikës Romake, perandorët romakë fillimisht i referoheshin vetes së tyre vetëm si princeps, megjithëse kishin pushtet të jashtëzakonshëm.

Figura të ndryshme moderne si kryeministrisistemet parlamentare, Presidenti i Konfederatës Zviceriane, kryetari i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara, kryetari i Gjykatës së Lartë të Filipineve, kryepeshkopi i Kanterbërit të Bashkësisë Anglikane, kryetari i Rezervës Federale në Shtetet e Bashkuara dhe patriarku ekumenik i KostandinopojësKishën Ortodokse Lindore përdoren në të dy kuptimet: bartjen e një statusi më të lartë dhe fuqi të tjera shtesë, ndërsa qëndron prapë thjeshtë i barabartë me kolegët e tij në kuptimet kreysore.

Raste të qeverisjes së primus inter pares hasen në Greqinë e Lashtë (në greqishten e lashtë πρῶτος μεταξὺ ἴσων basiléia (greqisht: βασιλεία).[2] bazileus që në Periudhën Mikenase dhe të errët ka kuptimin e një drejtuesi të caktuar dhe jo kuptimin e një sovrani apo autokratori. Homeri jep shembullin e parë në absolut të një primus inter pares te Iliada: Agamemnoni është drejtuesi i princave akej nëpërmjet të drejtës hyjnore dhe si rezultuat i kësaj caktohet komandant i përgjithshëm.[3][4][5]

Megjithatë te Politika e Aristotelit pohohet se vetëm kush është superior ndaj të tjerëve mund të qeverisë në mënyrë të qëndrueshme (si burri mbi gruan apo babai mbi bijtë), ndërsa primus inter pares nuk mund të qeverisë me radhë me të tjerët dhe në periudha të barabarta (apo individualisht, apo në krye të një organizmi kolegjial): duke ndjekur arsyetimin, pa një përparësi kohore të paracaktuar nga ndonjë rend, por të përcaktuar nëpërmjet shortit.[2][6]

Lashtësia Romake

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Termi përdorej si përgjatë Republikës ashtu dhe Principatit Romak (Perandoria e hershme romake, që në njëfarë mase ishte akoma monarki kushtetuese). Titulli princeps (në shumës principes) përfaqësonte thelbin e idesë republikane romake, në të cilën u krijua, me kuptimin i pari, kryesori, apo qytetari i parë. Ai përdorej edhe për t’iu referuar kryetarit të senatit që quhej princeps senatus.[7] Përmendet në lidhje me figurën e Oktavian Augustit, që e shmangu quajtjen e drejtpërdrejtë perandor në fazat e para të sundimit, duke kërkuar të zbuste ata që kërkonin kthimin e Republikës.[8][9]

Përdorimi i këtij titulli jozyrtar nga perandorët romakë vijoi deri në periudhën e Dioklecianit (s.v. 284305) që parapëlqente titullun dominus, që do të thotë zot ose padron. Në këtë mënyrë, sundimi i perandorëve romakë nga Augusti deri te Diokleciani ose Aleksandër Severi (s.v. 222-235) si Principat, ndërsa periudhën nga Diokleciani e në vijim si Dominat, që shënon një autokraci absolute.[10]

Gjithashtu principes (njëjës princeps) ishin heshtarë dhe më vonë shpatarë në ushtritë e Republikës Romake. Ata ishin burra në fillimet (principes) e jetës së tyre. Centurioni në drejtim të një njësie ose apo posti administratif quhej princes ordinarius.

Titulli mesjetar princ rrjedh nga titulli romak princeps. Ishte i shpesht edhe midis fiseve gjermanike, që do të linin gjurmë gjatë fazave të para mesjetare.

Republika Veneciane, e zgjatur nga viti 697 deri në vitin 1797, përdorte sistemin këshilltar në qeverinë qendrore, organ në të cilin doxhi ishte primus inter pares. Qeveria, e quajtur Collegio dei Savi kryesohej nga Serenissima Signoria e përbërë nga doxhi, anëtarët e Minor Consiglio dhe nga tre krerët e Quarantia Criminale. Qeveria vendoste në mënyrë të këshilluar, megjithëse një pozicion të posatshëm i doxhit rridhte nga fakti se ai ishte edhe kreu i shtetit (i emëruar nga fisnikët, por i aprovuar nga populli në shesh), por edhe në krye të dy dhomave kryesore, Maggior Consiglio dhe Senato. Një sistem i tillë u praktikua deri në vitin 1797, kur republika po bënte një reformë të madhe kushtetuese në sensin më demokratik, por sistemi u rrëzua nga pushtimi ushtarak i Napoleonit.[11]

Në formimin e Lidhjes së Lezhës, Skënderbeu ishte komandant dhe kryetar i lidhjes, por gjithashtu ishte primus inter pares në raport me princat dhe feudalët e tjerë të lidhjes.[12][13] Por me kalimin e kohës pushteti i Skënderbeut do të fuqizohej edhe më shumë dhe ai do të quhej dominus Albania, dhe në mënyrë informale Mbretë i Arbërisë, por që nuk do të arrinte dot ta zyrtarizonte si titull.[14][15]

Përdorime moderne

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndër shembujt më të qartë të përdorimit të kësaj shprehjeje janë:

Republikën Popullore të Kinës, e cila u vendos nën udhëheqjen kolektive të Komitetit në fuqi të Byrosë Politike, shpesh përdoret termi "i pari mes të barabartëve" për të përshkruar udhëheqësin suprem të Kinës.

Përdorimi i komonuelthit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mbretëria e Bashkuar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Termi prime minister (kryeministër) mund të krahasohet me "ministri parësor" ose "ministri i parë". Për shkak të kësaj, kryeministrat e shumë vendeve tradicionalisht janë konsideruar si "të parët mes të barabartëve " – ata janë kryetarë ose "krerë" të një qeverie, sesa të mbajnë një post që është de jure superior ndaj atij të ministrave.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar përshkruhet shpesh si "i pari mes të barabartëve". Në Mbretërinë e Bashkuar, ekzekutivi është kabineti, dhe gjatë Periudhës Hanoveriane, një ministër kishte rolin e informimit të monarkut rreth legjislacionit të propozuar në Dhomën e Komuneve dhe çështje të tjera. Në kohët moderne, gjithësesi, megjithëse fraza përdoret akoma herë pas here, ajo nënvizon pushtetin e kryeministrit, që tani është pushtet mjaft i gjerë ekzekutiv, ekskluziv, mbi të cilin anëtarët e kabinetit kanë pakë ndikim.

First Among Equals (I pari mes të barabartëve) është titulli i një romani politik popullor të vitit 1984 nga Jeffrey Archer, rreth karrierës dhe jetëve private të mjaft njerëzve që mundën të ishin kryeministra britanikë. Ai do të adaptohej më vonë në një seri televizive me dhjetë pjesë, e prodhuar nga Granada Television.

Qeveri federale në mbretëritë e komonuelthit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

mbretëritë federale të Komonuelthit në të cilat mbreti Çarlsi II është kreu i shtetit si monark kushtetues, një guvernator i përgjithshëm caktohet nga Mbreti në Këshill për të përfaqësuar mbretin gjatë mungesës së tij. Guvernatori i përgjithshëm në mënyrë tipike cakton udhëheqësin e partisë politike që mban të paktën një shumicë vendesh në legjislaturën e zgjedhur për tu bërë kryeministër, marrëdhënia e të cilit me ministrat e tjerë të Kurorës, në teori thuhet se është ajo e një primus inter pares, ose "i pari mes të barabartëve".

Shtetet Australiane

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Australi, guvernatori i përgjithshëm i Australisë, është "i pari mes të barabartëve" midis guvernatorëve.[18]

Provincat Kanadeze

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Si federatat në Kanada, zëvendës-guvernatorët përfaqësojnë monarkun e Kanadasë në secilën provincë, kështu, duke vepruar si "krerë të shtetit" në provinca. Zëvendës-guvernatorët në Kanada caktohen nga guvernatori i përgjithshëm, me këshillën e kryeministrit të Kanadasë, i njohur si guvernator në këshill. Në çdo rast, këta zëvendës-guvernatorë nuk kështullohen si vartës të guvernatorit të përgjithshëm që, si një mëkëmbës federa i mbretit, është "i pari mes të barabartëve".[19] Një zëvendës-guvernator, si zëvendës-guvernator në këshill cakton një udhëheqës të një partie politike provinciale që ka të paktën shumicën e vendeve në legjislaturën provinciale për të qenë kryeministë provincial].

Duke nisur me Kushtetutën Meixhi të vitit 1885, si pjesë e "Aktit të Sistemit të Kabinetit", dhe duke zgjatur deri në rishikimin e kushtetutës moderne në vitin 1947, Kryeministri i Japonisë ligjërisht konsiderohej të ishte i të njëjtit rang si ministrat e tjerë që formonin kabinetin. Gjatë kësaj kohe, kryeministri përmendej si "同輩中の首席" dōhai-chū no shuseki ("kreu mes kolegëve").

Kryeministri Holandës (zyrtarisht "minister-president") është kryetari i këshillit të ministrave dhe autoriteti aktiv ekzekutiv i qeverisë holandeze dhe është i pari mes të barabartëve të këshillit të ministrave.[20]

Fraza "i pari mes të barabartëve" përdoret shpesh për të përshkruar pasimin politik brenda udhëheqjes së Partisë së Aksionit Popullor në pushtet dhe kandidatit të ardhshëm për kryeministër të Singaporit.[21][22][23]

Zvicër, Kështilli Federal Zviceran me shtatë anëtarë përbënë ekzekutivin në sistemin direktorial zvicerian. Çdo vit, Asambleja Federale zgjedh një president të Konfederatës. Zakonisht, pozixionet e presidentit dhe zëvendës presidentit pasohen vit për vit, secili këshilltar në këtë mënyrë bëhet zëvendës president dhe pastaj president çdo shtatë vjetë, ndërsa ndodhet në detyrë.

Presidenti nuk është kreu i shtetit zvicerian, por është zyrtari i rangut më të lartë. Presidenti kryeson mbledhjet e këshillit dhe zhvillon disa funksione të caktuara përfaqësuese që, në vendet e tjera, janë prerogativë e kreut të shtetit. Në situtata emergjente, ku një vendim i këshillit nuk mund të bëhet në kohë, presidenti merë fuqinë të veprojë në emër të të gjithë këshillit. Përveç kësaj, sidoqoftë, presidenti është një primus inter pares, që nuk ka pushtet mbi dhe përtej gjashtë anëtarët e tjerë të këshillit.

Shtetet e Bashkuara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fraza "i pari mes të barabartëve" është përdorur gjithashtu për të përshkruar Kryetarin e Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara.

Kryetari i Gjykatës nuk ka autoritet mbi vendimet e anëtarëve të tjerë të Gjykatës së Lartë, por mban një pushtet kyç administrativ: kur kryetari i Gjykatës së Lartë voton me shumicën mbi një vendim, ata ose mund pranojnë opinionin e shumicës ose i’a caktojnë atë një tjetër anëtari të Gjykatës së Lartë që voton me shumicën.

Kushtetutën e Italisë Presidenti i Këshillit të Ministrave është primus inter pares. Ai ka funksionin e bashkërendimit të veprimtarisë së qeverisë që është kreu, por nuk ka fuqi superiore ndaj atyre të ministrave.

Kishat Latine dhe Kishat katolike lindore, papa (peshkopi i Romës) shihet si Vikari i Krishtit dhe "i pari mes të barabartëve", pasuesi i Shën Pjetrit dhe udhëheqës i Botës së Krishterë, në përputhje me rregullat e pasimit apostolik të apostujve. Në Kishën Katolike, papa mban postin me autoritet suprem në të drejtën kanonike mbi të gjithë peshkopët e tjerë.[24]

Në Kishën Katolike, dekani i Kolegjit të Kardinalëve, është i pari mes princave të barabartë të kishës në kolegj, që është këshilli më i lartë i papës, që zgjedh pasuesin papal, përgjithësisht nga rangjet e veta.[25]

Seli të ndryshme peshkopale u është dhënë ose pretendojnë titullin e primatit (zakonisht i një entiteti të shkuar ose të tanishëm politik), që u jep një primas të tillë (zakonisht një kryepeshkop metropolitan, shpesh në një kryeqytet të mëparshëm/tanishëm) preçedencë mbi të gjitha selitë e tjera në rrethin e saj, duke i tejkaluar në rang selitë (e tjera) metropolitane, por primatët në fuqi mund të tejkalohet nga rangjet personale, pasi ata renditen poshtë kardinalëve. Më zakonisht, dioqezat grupohen gjeografikisht në një provincë kishtare, kur vetëm njëra mban rangun e kryepeshkopatës metropolitane, e cila i tejkalon dioqezat e tjera, që quhen kështu sufragane të sajë, madje nëse këto përfshijnë (mjaft rrallë) kryepeshkopata të tjera.

Kishat Ortodokse Lindore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fraza "i pari mes të barabartëve" përdoret gjithashtu për të përshkruar rolin e patriarkut të Kostandinopojës, i cili, si "patriark ekumenik", është i pari mes të gjithë peshkopëve të Kishës Ortodokse Lindore. Ai nuk ka juridiksion të drejtpërdrejtë mbi patriarkët e tjerë ose kishat e tjera autoqefale ortodokse dhe nuk mund të ndërhyjë në zgjedhjen e peshkopëve në kishat autoqefale, por vetëm ai gëzon të drejtën e mbledhjes së sinodeve të jashtëzakonshëm të përbëra nga ata ose delegatët e tyre për tu përballur me situata ad hoc dhe ai gjithashtu mbledh sinodet e paracaktuara pan-ortodokse në dyzet vitet e fundit. Titulli i tij është një njohje e domethënies së tij historike dhe privilegjit të tij për të shërbyer si zëdhënës kryesor për Bashkësinë Ortodokse Lindore.

Të krishterët lindor e konsideronin peshkopin e Romës si "të parin mes të barabartëve" gjatë një mijë viteve të para të Krishtërimit[26] sipas rendit të lashtë, të mijëvjeçarit të parë (ose "taxis" në gerqisht) të Romës, Kostandinopojës, Aleksandrisë, Antiokisë dhe Jeruzalemit, të njohur si Pentarki, e cila u krijua pasi Kostandinopoja do të bëhej kryeqyteti i Perandorisë Romake Lindore.[26][27]

Kanonet e bashkëlidhur me primatin e përbotshëm të nderit të patriarkut të Kostandinopojës janë kanoni i 9-të i sinodeve të Antiokisë[28] dhe kanonin e 28-të të Këshillit Kalçedonisë.[29][30][31]

Në Kishën Luteriane të Suedisë, Kryepeshkopi i Upsalës konsiderohet nga kisha si primus inter pares.[32][33] Si i tillë, kryepeshkopi i Upsalës nuk ka pushtet mbi 13 peshkopët e tjerë, por ka disa detyra shtesë administrative dhe shpirtërore, siç specifikohet në rendin kishtar të Kishës së Suedisë.[34] Sipas kapitullit 8 të rendit të kishës, vetëm kryepeshkopi i Upsalën mund të vendos një peshkop. Peshkopët e tjerë të Kishës së Suedisë janë parë, jo vartës, ndaj kryepeshkopit të Upsalës. Mes detyrave të tjera të kryepeshkopit të Upsalës është detyrimi për të organizuar dhe drejtuar Asamblenë Peshkopale. Ndryshe nga peshkopët e tjerë, që zgjidhen në post nga anëtarët e dioqezës së tyre, kryepeshkopi i Upsalës zgjidhet nga e gjithë trupa e kishës. Ka një rregullore të veçantë që përcakton se votat e përgjithshme të hedhura në arkidioqezën e Upsalës, kur zgjidhet një kryepeshkop, "duhet të ndahen me dhjetë, me heqjen e të dhjetave", para se të shtohen në votat kombëtare.[34]

Në Kishën Ungjillore Luteriane të Finlandës, kryepeshkopi i Turkut dhe Finlandës shërben si primus inter pares.[35]

Peshkopi i Kishës Ungjillore Sllovake të Konfesionit të Augsburgut në Serbi është primus inter pares i atij denominimi.[36]

Bashkësia Anglikane

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas Konventës Anglikane, kryepeshkopi i Kanterbërit është first among equals (i pari mes të barabartëve) në presidencën e tij ose të saj mbi Bashkësinë Anglikane.[37] Peshkopi më i vjetër i shtatë peshkopëve dioqezan të Kishës Peshkopale Skoceze, bartë titullin primus nga primus inter pares. Peshkopët kreysorë ose primatët në kishat e tjera kombëtare anglikane shpesh thuhet se janë primus inter pares brenda provincave të tyre (p.sh.: Kisha e Irelandës), ndërsa selia (e parë) primatare e Kanterbërit mbetet primus mes tyre.

Sidoqoftë, më 20 shkurt 2023, Global South Fellowship of Anglican Churches deklaroi se kryepeshkopi i Kanterbërit e kishte humbur mantelin e tij si i pari mes të barabartëve, për shkak të pranimit nga ai të përfshirjes së Kishës së Anglisë në Liturgjinë Anglikane të bekimeve të bashkimeve të të njëjtës gjini.[38][39][40]

Komisioni Ndërkombëtar Anglikan-Katolik për Bashkim dhe Mision, në deklaratën e tij të vitit 2007 binte dakord se duke u rritur bashkarisht në bashkim dhe mision, "i nxit anglikanët dhe katolikët të eksplorojnë bashkë si ministri i Peshkopit të Romës mund ti ofrohet dhe të marë në urdhër për të ndihmuar në bashkimet tona për tu rritur drejtë bashkimit të plotë kishtar".[41]

Reformacioni dhe Presbiterianizmi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Moderatori i Asamblesë së Përgjithshme në një Kishë Presbiteriane është në mënyrë të ngjashme përkufizuar si një primus inter pares. Ky koncept përfshin edhe moderatorët e secilit sinod, presbiteri dhe seksion kishtar. Pasi të gjithë të vjetrit janë urdhëruar – disa për mësimdhënie dhe disa për drejtim – asnjë nuk qëndron në një status më të lartë, por të gjithë konsiderohen të barabartë pas një dhe të vetmes Kishë të Jezu Krishtit.[42]

  1. Gramatikisht, shprehja i referohet një emri mashkullor në njëjës. Një femëror do të ishte prima inter pares dhe në shumë të dyja format do të bënin primi inter pares dhe primæ inter paresrasën emërore dhe primos inter pares dhe primas inter paresrasën kallëzore. Sidoqoftë të gjitha këto forma tepër të rralla në gjuhët moderne.
  1. "Primus inter pares". Hutchinson Encyclopedia (në anglisht). 2007. Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2005 nëpërmjet Hosted at Tiscali.
  2. 1 2 Lucas Díaz López (janar–qershor 2019). "Dêmos basileús o "por qué rechaza Aristóteles la democracia ateniense?"". Las Torres de Lucca: revista internacional de filosofia política (në spanjisht). 8 (14): 70–73. ISSN 2255-3827.
  3. R. Drews (1983). Basileus: The Evidence for Kingship in Geometric Greece (në anglisht). Nju Haven: CT Yale.
  4. Chester Starr (1974) [1965]. Historia del mundo antiguo (në spanjisht). Madrid: Akal. fq. 233. isbn 84-7333-032-6.
  5. Francisco Javier González García (2002). "Qa-si-re-u micénico y Basileús homérico. Continuidad y discontinuidad en la concepción griega de la realeza". Minius (në spanjisht). 10: 71–94.
  6. Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).
  7. Charlton T. Lewis; Charles Short (1897). "princeps, cĭpis, adj". A Latin Dictionary (në anglisht) nëpërmjet Perseus Tuft.
  8. Alehandro Bancalari. "Los poderes de Augusto en su nuevo modelo y régimen imperial: aspectos histórico-jurídicos". Revista de derecho y ciencias penales: Ciencias Sociales y Políticas (në spanjisht). 4: 39–40. ISSN 0718-302X.
  9. César Augusto Betancourt Restrepo (28 tetor 2020). Caesar Augustus, Primus Inter Pares (në spanjisht). Al Poniente.
  10. William G. Sinnigen; Arthur Edward Romilly Boak (1977). A History of Rome to A.D. 565 (në anglisht). Nju Jork: Macmillan. ISBN 978-0-02-410800-5.
  11. Edward Muir (1978). The Doge as Primus Inter Pares: Interregnum Rites in Early Sixteenth-Century Venice (në anglisht). La Nuova Italia.
  12. Kristo Frashëri (2002). Gjergj Kastrioti Skënderbeu: jeta dhe vepra (1405-1468). Botimet Toena. ISBN 978-999271627-4.[lidhje e vdekur]
  13. Kasem Biçoku (2002). "Kuvendi i Lezhës dhe krijimi i Besëlidhjes Shqiptare (2 mars 1444)". përmbledhur nga Kristaq Prifti; Xhelal Gjeçovi; Muzafer Korkuti; Gazmend Shpuza (red.). Historia e Popullit Shqiptar. Vëll. 1, II. Instituti i Historisë së Akademisë Së Shkencave të Shqipërisë. fq. 401–404.
  14. Kasem Biçoku (2002). "Forcimi i pushtetit qendror të Skënderbeut". përmbledhur nga Kristaq Prifti; Xhelal Gjeçovi; Muzafer Korkuti; Gazmend Shpuza (red.). Historia e Popullit Shqiptar. Vëll. 1, II. Instituti i Historisë së Akademisë Së Shkencave të Shqipërisë. fq. 425–429.
  15. Kristo Frashëri (2009). Skënderbeu i shpërfytyruar nga një historian zviceran dhe nga disa analistë shqiptarë: vështrim kritik. Botimet Dudaj. fq. 77, 113. ISBN 978-999430109-6.
  16. Bernardo de Miguel (14 maj 2019). "Por qué la presidencia de la Comisión Europea es el puesto clave del engranaje comunitario". El País (në spanjisht). ISSN 1134-6582.
  17. Laurent Juillet. "El presidente del consejo europeo: evolución política y jurídica desde 1974 a 2010". Revista electrónica del Departamento de Derecho de la Universidad de La Rioja, REDUR (në spanjisht). 8: 39–61. ISSN 1695-078X.
  18. Government House Arkivuar 14 gusht 2012 tek Wayback Machine
  19. Government House Arkivuar 14 gusht 2012 tek Wayback Machine
  20. "Minister-president – Parlement & Politiek" (në holandisht). Parlement.com. 21 mars 2002.
  21. "Lawrence Wong as 4G leader: From 'Fabulous Five' to first among equals". The Straits Times (në anglisht). 22 prill 2022.
  22. Jaipragas, Bhavan (28 nëntor 2021). "It's not a reality show: Singapore's Lee says decision on his successor will take 'a little longer' as 4G ministers search for 'first among equals' to be next PM". South China Morning Post (në anglisht).
  23. Low, Youjin (7 maj 2021). "Political succession not just an 'internal PAP problem', but a national issue: Goh Chok Tong". Today (në anglisht).
  24. Barbu, Stefanita (2016). Primus inter pares? A Historical-theological Analysis of the Question of Papal Primacy in the Orthodox-Roman Catholic Dialogue from an Orthodox Perspective (në anglisht). KE Leuven.
  25. "Pope issues Motu proprio regarding Dean of College of Cardinals - Vatican News" (në anglisht). Vatican News. 21 dhjetor 2019. Marrë më 17 janar 2025.
  26. 1 2 Timothy Ware (1993). The Orthodox Church (në anglisht). Oksford: Penguin. fq. 214–217.
  27. Ecclesiological and Canonical Consequences of the Sacramental Nature of the Church: Ecclesial Communion, Conciliarity and Authority (The Ravenna Document), Joint International Commission for the Theological Dialogue betëeen the Roman Catholic and the Orthodox Church, 13 tetor 2007, n. 35.
  28. "Antiochean Council (341) - The Canons of the Eastern Orthodox Church". sites.google.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 9 tetor 2020. Kanoni 9. Peshkopi kryesues në një metropoli duhet të njihet nga peshkopët që i përkasin secilës provincë (ose eparki) dhe të ndërmarrë kujdesin për të gjithë provincën, sepse fakti që të gjithë që kanë ndonjë lloj pune për të ndjekur aty, nuk do të vinin nga të gjitha zonat në metropoli. Në këtë mënyrë duket më mirë ta lësh atë të ketë preçedencë në rendin e nderimit dhe ta lësh të pjesën tjetër të peshkopëve të mos bëjnë asgjë të jashtëzakonshme pa të, në përputhje me Kanonin e Lashtë të Etërve, i cili ka mbizotëruar, ose vetëm ato gjëra që janë imponuar mbi primatin e secilës prej tyre dhe në territoret nën të.
  29. "Canons of the seven ecumenical councils: text - IntraText CT". Intratext.com (në anglisht). Kudo, duke ndjekur dekretet e Etërve të Shenjtë dhe të vetëdijshëm për kanonin e ri-organizuar së fundmi të njëqint e pesëdhjetë peshkopëve mëse të dashur nga Zoti, që u mblodhën gjatë sundimit të Teodosit të Madh të kujtesës së përnderuar, që u bë perandor në qytetin perandorak të Kostandinopojës, përndryshe i njohur si Roma e Re; ne gjithashtu dekretojmë dhe votojmë të njëjtat gjëra në lidhje me privilegjet dhe përparësitë e Kishës Mëse të Shenjtë të vetë Kostandinopojës dhe Romës së Re. dhe kjo është në përputhje me faktin se Etërit në mënyrë mjaft natyrore i dhanë përparësitë ndaj fronit të Romës së Vjetër, duke qenë se ajo është kryeqyteti perandorak. Dhe të motivuar nga i njëjti objekt dhe synim, njëqint e pesëdhjetë peshkopët mëse të dashur nga Zoti kanë vendosur si përparësi për fronit mëse të shenjtë të Romës së Re, me arsyetim të mirë duke e konsideruar atë qytet, që është selia e një perandorie dhe e një senati dhe është e barabartë me Romën e Vjetër perandorake për sa i përket privilegjeve dhe përparësive të tjera, duhet të jetë ngritur gjithashtu ashtu si në lidhje me çështjet fetare, ashtu dhe në vijimn pas saj, ose e dyta pas saj.
  30. Cazabonne, Emma (6 dhjetor 2018). ""Ukraine - Orthodoxy: The war of the patriarchs", interview with Father Jivko Panev". Orthodoxie.com (në anglishte amerikane).
  31. ""Ukraine - Orthodoxy: The war of the patriarchs", interview with Father Jivko Panev" (PDF). Orthodoxie.com (në anglisht). fq. 5.
  32. "Vad gör en ärkebiskop? - Svenska kyrkan". Uebsajti i Kishës së Suedisë (në suedisht).
  33. "Church Structures and Regulations". Svenskakyrkan.se (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 17 mars 2008.
  34. 1 2 "Kyrkoordning för Svenska kyrkan" (PDF). Uebsajti i Kishës së Suedisë (në suedisht). Svenska kyrkan. 1 janar 2021.
  35. "The Archbishop" (në anglisht). Evangelical Lutheran Church of Finland. Marrë më 6 dhjetor 2024.
  36. "Serbia: Passing on the Slovak language and the message of faith" (në anglisht). 20 gusht 2021. Marrë më 6 dhjetor 2024.
  37. "The Anglican Covenant" (PDF). Anglican Communion Website (në anglisht). Anglican Communion Office.
  38. McKeown, Jonah (23 shkurt 2023). "Conservative Anglican leaders reject archbishop of Canterbury over same-sex union blessings" (në anglisht). Catholic News Agency. Marrë më 25 shkurt 2023.
  39. Rocca, Francis X. (20 shkurt 2023). "Conservative Anglican Leaders Call for Break With Church of England Over Same-Sex Blessings". The Wall Street Journal (në anglishte amerikane). Marrë më 25 shkurt 2023.
  40. Farley, Harry (20 shkurt 2023). "Justin Welby rejected as leader by conservative Anglicans over same-sex blessings" (në anglishte britanike). BBC News. Marrë më 25 shkurt 2023.
  41. "Commentary and study guide on Growing Together in Unity and Mission: An Agreed Statement by the International Anglican – Roman Catholic Commission for Unity and Mission" (PDF). Anglican Communion (në anglisht).
  42. Westminster Confession of Faith Chapter XXV, article vi

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]