Shko te përmbajtja

Princesha Pjeshkë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Princesha Pjeshkë
Princess Peach
personazh nga Super Mario
Paraqitja e parëSuper Mario Bros. (1985)
Krijuar ngaShigeru Miyamoto
Projektuar nga
Zëri
  • Shqip:
  • Mirela Naska ("Kapiteni "N" dhe bota e re e Super Marios")
  • Megi Mysliu ("The Super Mario Bros. Movie")
  • Anglisht:
  • Jeannie Elias (The Super Mario Bros. Super Show!)
  • Tracey Moore (The Adventures of Super Mario Bros. 3)
  • Jocelyn Benford ("Hotel Mario")
  • Anya Taylor-Joy ("The Super Mario Bros. Movie")
  • Samantha Kelly (aktorja kryesore e zërit)
  • Japonisht:
  • Arisa Shida ("The Super Mario Bros. Movie")

Princesha Pjeshkë (anglisht: Princess Peach; japonisht: ピーチ姫, romanizuar: Pīchi-Hime) është një personazh imagjinar nga seria e lojërave video Super Mario, krijuar nga kompania japoneze Nintendo. Ajo u shfaq për herë të parë në vitin 1985 në lojën Super Mario Bros. si "Princesha Toadstool". Ajo është sundimtarja e Mushroom Kingdom, ku jetojnë krijesa të quajtura Toad.

Princesha Pjeshkë është një nga personazhet femra më të njohura dhe më ikonike në historinë e lojërave video. Ajo ka shfaqje të shumta si protagoniste, personazh i luajtshëm, apo si figura që duhet shpëtuar nga Mario, heroi kryesor i serisë.

Princesha Pjeshkë u shfaq për herë të parë në Super Mario Bros. në vitin 1985, ku rrëmbehet nga Bowser dhe Mario duhet ta shpëtojë.

Super Mario Bros. 2 në vitin 1988, ajo bëhet për herë të parë personazh i luajtshëm, me aftësinë e saj të veçantë për të qëndruar në ajër për pak kohë.

Ajo është shfaqur në shumicën e lojërave të serisë Super Mario, përfshirë Super Mario 64, Super Mario Sunshine, Super Mario Galaxy, Super Mario Odyssey dhe shumë të tjera. Në disa prej tyre, ajo luan role aktive në komplotin e tyre.

Princesha Pjeshkë është gjithashtu pjesë e shumë lojërave anësore të Nintendos, si Mario Kart, Mario Party, Super Smash Bros Mario Golf, Mario Tennis dhe Mario Sports Mix. Në këto lojëra, ajo është një personazh i luajtshëm dhe shpesh ka aftësi unike.

Në vitin 2024, ajo u shfaq si protagoniste kryesore në lojën Princess Peach: Showtime!, ku ka një rol heroik dhe të pavarur.

Pjeshkë është një nga protagonistet femra më të njohura në historinë e lojërave video, duke u shfaqur në më shumë tituj lojërash se çdo personazh tjetër femër. Ajo është shfaqur gjithashtu në produkte zyrtare, komikse dhe seri të animuara.

Në filmin The Super Mario Bros. Movie (2023) dhe në filmin e ardhshëm The Super Mario Galaxy Movie (2026), zërin e saj në versionin origjinal e jep aktorja Anya Taylor-Joy. Në versionin shqiptar, Princesha Pjeshkë dubliohet nga Megi Mysliu.

Princesha Pjeshkë ka marrë vlerësime të përziera; shumë komente kanë qenë kritike ndaj rolit të saj të përsëritur si princesha që pret të shpëtohet. Megjithatë, kritikët e kanë përshkruar shpesh si një nga personazhet femra më ikonike dhe me ndikim në historinë e lojërave video.

Koncepti dhe krijimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Para Princeshës Pjeshkë, interesi romantik i Mario-s ishte një personazh me emrin Pauline (fillimisht e quajtur “Lejdi”), e cila u shfaq si vajza në rrezik në lojën e parë të Mario-s, Donkey Kong, në vitin 1981.

Krijuesi i Mario-s, Shigeru Miyamoto, fillimisht dëshironte të përdorte personazhet Popeye, Bluto dhe Olive Oyl nga filmi vizatimor Popeye si protagonistë, por nuk arriti të sigurojë licencën. Për këtë arsye, ai i shndërroi ata në Jumpman (që më vonë u bë Mario), Donkey Kong dhe Pauline.

Lojëra Donkey Kong përcaktoi rolin e Paulines si personazhi femër që shpëtohet nga Mario dhe që shfaqet si vajza në rrezik në lojërat pasuese. Me ardhjen e Nintendo Entertainment System dhe lojës Super Mario Bros., Pauline u zëvendësua nga Princesha Pjeshkë.

Miyamoto më vonë ka thënë se Donkey Kong ishte krijuar për sallat e lojërave (arkadat), të cilat në atë kohë frekuentoheshin kryesisht nga lojtarë meshkuj, prandaj Nintendo nuk e konsideroi të nevojshme të krijonte një personazh që do të luhej nga vajzat.

Disa nga tiparet kryesore të Princeshës Pjeshkë u prezantuan në lojën me role Super Mario RPG të vitit 1996, përfshirë përdorimin e çadrës si armë dhe aftësinë për të vënë armiqtë në gjumë — një veçori që më vonë frymëzoi aftësinë e saj "Final Smash" në serinë Super Smash Bros.

Pas debutimit të Waluigi në lojën Mario Tennis:, u propozua nga Shugo Takahashi, bashkëthemelues i Camelot Software Planning, një version i keq i Princeshës Pjeshkë i quajtur "Walupeach", por koncepti u refuzua nga Miyamoto para se të shihej dizajni, duke thënë se do të ishte "pikërisht si Doronjo" nga seria anime Yatterman.

Dizajni u rikthye sërish nga krijuesi i Waluigi-t, Fumihide Aoki, për lojën Mario Power Tennis të vitit 2004, por u refuzua nga Nintendo.

Duke reflektuar mbi rolin e Princeshës Pjeshkë brenda serisë, Miyamoto tha se, megjithëse Nintendo e kishte mbajtur qëllimisht si një vajzë në rrezik që shpëtohet nga Mario në lojëra, ata dëshironin ta zhvillonin atë në një princeshë më të fuqishme në filmin The Super Mario Bros. Movie. Ai tha se Princesha Pjeshkë ishte një nga personazhet që evoluoi më shumë në film, pasi roli i saj u ndryshua nga një princeshë që ka nevojë të mbrohet, në një princeshë që lufton për mbretërinë e saj.

Pas daljes së filmit në vitin 2023, pamja e Princeshës Pjeshkë u përditësua në artin e kutisë së lojës Princess Peach: Showtime!, për ta bërë atë të duket më e zemëruar dhe e vendosur, sikurse versioni i saj në film.

Pamja fillestare e Princeshës Pjeshkë u vizatua nga Shigeru Miyamoto, i cili më pas i kërkoi Yōichi Kotabe-s ta ridizajnonte, duke ndjekur udhëzimet e tij. Miyamoto donte që sytë e saj të kishin "pak nga sharmi i një maceje" dhe që ajo të dukej "kokëfortë, por megjithatë e ëmbël."

Një udhëzues strategjie i quajtur How to Win at Super Mario Bros. — botuar rreth vitit 1985, në kohën e daljes së lojës së parë Super Mario Bros. — e paraqiste princeshën si njeri në kopertinë, por në disa variante grafike edhe me kokë kërpudhe.

Në të njëjtën periudhë, disa produkte dhe suvenire të hershme e tregonin Peach me flokë të gjatë e të drejtë biondë, dhe me fund të kuq, duke dëshmuar se dizajni i saj nuk ishte përcaktuar plotësisht deri në lojërat pasuese.

Kur u punua për Super Princess Peach në vitin 2005, Miyamoto tha se ishte thelbësore që Peach të dukej "si Peach" — pra, të përçonte optimizmin e lirë dhe butësinë e një princeshe. Ai shtoi se donte që ajo të pasqyronte forcë dhe vetëbesim, jo thjesht të ishte dikush që mbrohej nga Mario, pasi shumë zhvillues në Nintendo ishin mësuar me figura matriarkale të forta në shtëpi.

Miyamoto ka thënë se emri i Pjeshkës erdhi nga lidhja që ai bënte midis princeshave dhe vajzave, dhe kur mendonte për vajzat, i vinte në mend ngjyra rozë.

Në Japoni, emri i saj ka qenë gjithmonë Princesha Pjeshkë (ピーチ姫 Pīchi-Hime?) që nga debutimi i saj në lojën origjinale Super Mario Bros. në vitin 1985. Megjithatë, në manualin anglisht të lojës ajo u lokalizua me emrin Princess Toadstool.

Versioni anglisht i lojës Yoshi’s Safari, i publikuar në vitin 1993, përmbante përdorimin e parë të emrit "Peach" në botën perëndimore, megjithëse ajo vazhdoi të quhej Princess Toadstool në lojën Wario Land: Super Mario Land 3, të publikuar në vitin 1994.

Në lojën Super Mario 64, të vitit 1996, ajo përdor të dy emrat në një letër drejtuar Mario-s, të cilën e nënshkruan me "Peach". Që nga loja Mario Kart 64 e po atij viti, emri “Peach” u bë standard në versionet perëndimore të lojërave të serisë.

Disa aktorë zëri kanë interpretuar zërin në anglisht të Princeshës Pjeshkë. Nga loja për Wii e vitit 2007, Mario Strikers Charged, deri te loja për Nintendo Switch e vitit 2024, Mario & Luigi: Brothership, zërin e saj e ka dhënë Samantha Kelly. Më parë, ajo ishte dubluar edhe nga Jen Taylor.

Duke filluar nga loja e vitit 2025 Mario Kart World, zërin e Princeshës Pjeshkë në versionet anglisht e jep Courtney Lin. Aktorë të tjerë që e kanë interpretuar këtë personazh përfshijnë Jeannie Elias në serialin animuar The Super Mario Bros. Super Show!, Tracey Moore në The Adventures of Super Mario Bros. 3 dhe Super Mario World, si dhe Leslie Swan, e cila ka qenë menaxhere lokalizimi në Nintendo.

Në versionet shqip, zërin e Princeshës Pjeshkë në serialin Kapiteni “N” dhe Bota e Re e Super Marios e ka dhënë Mirela Naska, ndërsa në filmin The Super Mario Bros. Movie (2023), ajo është dubluar nga Megi Mysliu.[nevojitet citimi]

      Lidhje të jashtme

      [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

      Stampa:Mario franchise