Shko te përmbajtja

Propaganda serbe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Propagandës serbe)

Propaganda serbe i referohet strategjive të komunikimit politik, mediatik dhe kulturor të përdorura nga aktorë shtetërorë dhe joshtetërorë serbë me qëllim të formësimit të opinionit publik dhe të imazhit ndërkombëtar të Serbisë. Në periudhat e fundit, veçanërisht pas vitit 2000, propaganda është përqendruar kryesisht në çështje të politikës së jashtme dhe rajonale, si statusi i Kosovës, marrëdhëniet me fqinjët dhe perceptimi i Serbisë në arenën ndërkombëtare.[1]

Në dekadën e fundit, një rol të madh kanë pasur mediat e kontrolluara nga shteti, fushatat në rrjete shoqërore dhe organizata të lidhura me interesat shtetërore, të cilat kanë synuar ndërtimin e narrativave për Serbinë si viktimë të fuqive të huaja, përpara së gjithash Perëndimit dhe NATO-s. Një element tjetër me ndikim është aktiviteti i Kishës Ortodokse Serbe, e cila në shumë raste ka përforcuar diskurset politike me dimension fetar dhe kombëtar.[1]

Studime të shumta e konsiderojnë propagandën serbe si faktor me ndikim në tensionet rajonale, sidomos për shkak të ndikimit të saj në krijimin e narrativave mbi identitetin, historinë dhe rolin e Serbisë në Ballkan. Përveç historisë së konfliktit, vëmendja është zhvendosur gjithnjë e më shumë tek mjetet moderne të komunikimit dhe ndikimit.[1]

Përmes Kishës Ortodokse Serbe

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kisha Ortodokse Serbe ka luajtur rol të rëndësishëm në përforcimin e diskursit nacionalist dhe propagandistik. Ajo shpesh ka paraqitur çështje politike në formë fetare, duke i interpretuar zhvillimet rajonale si sulme ndaj traditës dhe identitetit serb. Në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut, mesazhet e saj kanë pasur ndikim të ndjeshëm tek komunitetet lokale dhe shpesh janë përdorur për të justifikuar qëndrimet politike të Beogradit.

Mediat serbe, veçanërisht ato të kontrolluara nga qeveria ose të lidhura me interesa politike, kanë pasur rol qendror në përhapjen e propagandës. Përmes gazetave, televizioneve dhe portaleve online, shpesh është paraqitur një narrativë ku Serbia shihet si faktor paqeje, ndërsa fqinjët dhe Perëndimi si burim presionesh apo kërcënimesh. Rrjetet shoqërore janë shfrytëzuar për fushata të koordinuara, duke përdorur teknika të dezinformimit dhe përhapjes së lajmeve të rreme.[1][2][3]

Në mënyrë të përsëritur, RTS, Pink TV dhe Informer janë kritikuar nga organizatat për lirinë e medias dhe nga komunitetet pakicë për përdorimin e narrativave propagandistike kundër kombësive të tjera. Përmes raportimeve selektive, gjuhës emocionale dhe shpesh etiketimeve negative, këto media kanë paraqitur shqiptarët, boshnjakët dhe kroatët si faktorë destabilizues ose si kërcënim ndaj interesave shtetërore të Serbisë. Këto përshkrime shërbejnë jo vetëm për të forcuar identitetin kombëtar serb rreth Kishës Ortodokse dhe institucioneve shtetërore, por edhe për të mbështetur politikisht qeverinë në marrëdhëniet e saj me fqinjët dhe në diskursin e brendshëm politik.[4]

Përmes aleatëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një pjesë e rëndësishme e propagandës serbe lidhet me mbështetjen dhe narrativat e përbashkëta me aleatë ndërkombëtarë, kryesisht Rusinë dhe Kinën. Këto vende shpesh e kanë paraqitur Serbinë si partnere strategjike dhe e kanë mbështetur në forume ndërkombëtare kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Përmes mediave ruse dhe kineze, si dhe kanaleve diplomatike, janë përhapur narrativat që e paraqesin Serbinë si “shtet sovran” të kërcënuar nga Perëndimi. Këto qëndrime kanë forcuar imazhin e Serbisë si pjesë e një boshti global kundër ndikimit perëndimor.[5][6][7][8]

Artikulli kryesor: Propaganda në Serbi

Brenda kufijve të shtetit shpesh ka përqendruar vëmendjen ndaj minoriteteve jo-serbe, duke përdorur narrativat nacionaliste për të forcuar identitetin serb dhe për të marginalizuar komunitetet e tjera. Minoritetet më të prekura përfshijnë shqiptarët, boshnjakët, kroatët dhe romët. Përmes mediave lokale, shkollave dhe institucioneve kulturore, shpesh paraqitet ideja se këto komunitete janë “të huaj” ose “të papajtueshëm me vlerat kombëtare serbe”, duke krijuar ndarje shoqërore dhe tensione etnike.[9][10][11]

Një instrument i rëndësishëm është edhe portretizimi i këtyre minoriteteve si burim problemi ose rreziku për stabilitetin e vendit. Për shembull, shqiptarët dhe boshnjakët shpesh paraqiten si komunitete që kërkojnë autonomi ose ndikim të tepruar, duke i paraqitur si kërcënim të drejtpërdrejtë për unitetin e Serbisë. Kjo narrativë përdoret jo vetëm për mobilizim të brendshëm, por edhe për të justifikuar politika shtetërore që kufizojnë të drejtat e pakicave dhe që promovojnë kontrollin mbi jetën kulturore dhe arsimore të tyre.[9][10][11]

Narrativa propagandistike ndaj Kosovës e paraqet atë si pjesë të pandashme të Serbisë dhe shpesh e përshkruan njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së saj si produkt të presioneve të huaja. Në diskursin publik serb, shqiptarët shpesh paraqiten si faktor kërcënues, ndërsa prania e institucioneve ndërkombëtare në Kosovë shihet si padrejtësi historike.[12][13]

Përmes pakicës serbe në Kosovë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një tjetër kanal i rëndësishëm i propagandës është përdorimi i pakicës serbe në Kosovë. Strukturat politike dhe shoqërore të financuara nga Beogradi shpesh kanë shërbyer si instrumente për përhapjen e narrativave që paraqesin serbët lokalë si të rrezikuar dhe të diskriminuar nga institucionet kosovare. Këto mesazhe përdoren jo vetëm për mobilizim të brendshëm, por edhe për të ndikuar opinionin ndërkombëtar mbi gjendjen e komunitetit serb në Kosovë, duke e portretizuar atë si “popull nën presion” që ka nevojë për "mbrojtjen" e Serbisë.[14]

Më 25 shtator 2025, në Nju Jork, përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, disa kamionë me ekrane digjitale shfaqën video propagandistike që akuzonin Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për “aparteid” dhe dhunë ndaj pakicës serbe në Kosovë. Pamjet përfshinin skena të supozuara nga periudha e luftës dhe pretendime për shtypje mbi komunitetin serb, ndërsa mbishkrime në ekranet gjigante shfaqnin parulla si “Stop dhunës ndaj serbëve” dhe “Aparteid në Kosovë”. Organizatorët deklaruan se qëllimi i tyre ishte të tërhiqnin vëmendjen ndërkombëtare ndaj kësaj situate.[15][16][17][18][19]

Ndaj Shqipërisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Propaganda serbe ndaj Shqipërisë shpesh është fokusuar në çështje historike dhe politike që lidhen me shqiptarët etnikë jashtë kufijve të Shqipërisë, sidomos në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut. Ajo përfshin narrativat që e paraqesin Shqipërinë si një faktor destabilizues në Ballkan, duke mbështetur pretendime për ndryshime territoriale, ndikim të tepruar mbi shqiptarët në vendet fqinje, apo akuza ndaj saj për tentim të krijimit të Shqipërisë së Madhe ose bashkimit me Kosovën. Përmes mediave, organizatave kulturore dhe rrjeteve shoqërore, këto mesazhe shpesh përpiqen të minojnë imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe të legjitimojnë qëndrimet politike të Beogradit ndaj rajonit.[20][21]

Ndaj Malit të Zi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas pavarësisë së Malit të Zi në vitin 2006, propaganda serbe ka theksuar se ky shtet është shkëputur artificialisht nga Serbia dhe se popullsia malazeze ka identitet të përbashkët me atë serb. Në vitet e fundit, një nga temat kryesore ka qenë roli i Kishës Ortodokse Serbe në politikën e brendshme malazeze.[22][23]

Ndaj Maqedonisë së Veriut

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Maqedoni të Veriut, propaganda serbe ka qenë më e butë, por e pranishme përmes çështjeve fetare dhe kulturore. Mospajtimet historike mes Kishës Ortodokse Serbe dhe Kishës Ortodokse Maqedonase kanë qenë element i shpeshtë në diskursin propagandistik, duke u lidhur me debatin mbi identitetin kombëtar dhe trashëgiminë kishtare.[24][25]

Bosnjë dhe Hercegovinë, propaganda serbe është përqendruar kryesisht tek mbështetja e entitetit të Republikës Sërbska. Narrativa dominuese është ajo se serbët në Bosnjë duhet të mbrojnë identitetin dhe vetëqeverisjen e tyre përballë, siç paraqitet, “rrezikut të centralizimit” nga Sarajeva. Kjo propagandë shpesh është përdorur për të legjitimuar kërkesat për kompetenca më të gjera të entitetit.[26] Në Bosnjë thirrje ose kërcënim i zakonshëm i Republikës Sërbska është destabilizimi, shkëputja ose bashkimi me Serbinë.

Në raport me Kroacinë, propaganda shpesh thekson trashëgiminë historike të Luftës së Dytë Botërore, duke e lidhur shtetin kroat me regjimin ustash. Në periudhën moderne, tensionet shfaqen kryesisht përmes debatit mbi të drejtat e pakicës serbe në Kroaci dhe interpretimet historike të luftës së viteve 1990.[27][28]

Industria ushtarake dhe forcat e armatosura

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Serbia është ndër vendet me industrinë më të zhvilluar ushtarake në rajonin e Ballkanit. Ajo trashëgoi një pjesë të madhe të kapaciteteve të ish-Jugosllavisë dhe sot ka kompani shtetërore e private që prodhojnë armë të lehta, artileri, automjete të blinduara dhe teknologji mbrojtëse. Serbia është një eksportues i kryesor i pajisjeve ushtarake drejt vendeve të ndryshme të botës, duke e pozicionuar veten si qendër rajonale të industrisë së mbrojtjes.[29][30][31]

Forcat e Armatosura të Serbisë konsiderohen si ndër më të mëdhatë në rajon, me një strukturë të konsoliduar dhe me buxhet relativisht më të lartë krahasuar me shumicën e fqinjëve të saj. Ato kanë zhvilluar stërvitje të shumta me partnerë si Rusia dhe Kina, duke kombinuar modernizimin teknologjik me traditën ushtarake jugosllave. Megjithatë, në diskursin publik dhe në propagandë, Serbia shpesh paraqitet si vend i rrezikuar dhe viktimë e presioneve të jashtme, ndërkohë që fuqia e saj ushtarake përdoret si mjet presioni politik ndaj vendeve fqinje, të cilat zakonisht kanë kapacitete më të kufizuara dhe orientim më paqësor.[32][33][34] Buxheti ushtarak i Serbisë në vitin 2025 është 2.2 miliardë euro, apo 2.52% e PBB-së.[35]

  1. 1 2 3 4 "NATO Review - Disinformation in the Western Balkans". NATO Review (në anglisht). 2020-12-21. Marrë më 2025-09-25.
  2. "Serbia: Nations in Transit 2023 Country Report". Freedom House (në anglisht). Marrë më 2025-09-25.
  3. "Serbia | RSF". rsf.org (në anglisht). 2025-08-28. Marrë më 2025-09-25.
  4. "Serbia | RSF". rsf.org (në anglisht). 2025-08-28. Marrë më 2025-10-07.
  5. "Serbia and Kosovo: The Path to Normalisation | International Crisis Group". www.crisisgroup.org (në anglisht). 2013-02-19. Marrë më 2025-09-25.
  6. "Не рвать и не выполнять. Есть ли шансы у Минска-2 после четырех лет переговоров". Carnegie Endowment for International Peace (në anglisht). Marrë më 2025-09-25.
  7. "From Russia to Serbia: How RT spreads the Kremlin's propaganda in the Balkans despite EU sanctions | RSF". rsf.org (në anglisht). 2024-09-30. Marrë më 2025-09-25.
  8. Vladisavljev, Stefan (2022-09-02). "Chinese Influence in Serbia". CEPA (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-09-25.
  9. 1 2 "Attitudes toward Bosniak Muslims and Kosovar Albanians and historical revisionism in the Serbian media: Reaffirming the Greater Serbia project".
  10. 1 2 "MONITORING REPORT ON HATE SPEECH IN SERBIA" (PDF).
  11. 1 2 "ADVISORY COMMITTEE ON THE FRAMEWORK CONVENTION FOR THE PROTECTION OF NATIONAL MINORITIES" (në anglisht).
  12. "Kosovo | International Crisis Group". www.crisisgroup.org (në anglisht). 2024-04-02. Marrë më 2025-09-25.
  13. Express, Gazeta (2025-09-24). "Vučić uses old and new propaganda against Kosovo during his speech at the UN, saying it is "an inseparable part of Serbia"". Gazeta Express (në anglisht). Marrë më 2025-09-25.
  14. "War of words between Serbia and Kosovo intensifies as EU talks stall". POLITICO (në anglishte britanike). 2024-09-19. Marrë më 2025-09-25.
  15. Top Channel Albania (2025-09-25), Top News - Propaganda serbe në rrugët e Nju Jorkut. Reklama kundër Kosovës-Kurti po arreston fëmijët, marrë më 2025-09-25 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. KlanKosova (2025-09-24), Serbia propagandë të ashpër në SHBA-Deda: Uashingtoni s’bie pre e propagandës, marrë më 2025-09-25 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. Si, Nen (2025-09-25). ""Kurti Is Committing Apartheid" – Serbian Propaganda Exposes Fake Footage Trucks at the UN". Euronews Albania (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-09-25.
  18. Online, Ina (2025-09-25). "Propaganda serbe dhe cirku i Vuçiqit në OKB". INA ONLINE. Marrë më 2025-09-25.
  19. "Serbia provokon në SHBA – pse New York-u u zgjodh për skandalin dhe çfarë duhet të bëjë Kosova?". Bota Sot (në anglisht). Marrë më 2025-09-25.
  20. Author and translator: Petrit Latifi (2025-07-04). "Albanophobia and anti-Albanian hatred among Serbian academics and intellectuals through history". Balkan Academia (në anglisht). Marrë më 2025-09-25. {{cite web}}: |last= ka emër të përgjithshëm (Ndihmë!)
  21. (PDF) https://core.ac.uk/download/pdf/143965462.pdf. {{cite web}}: Mungon ose është bosh |title= (Ndihmë!)
  22. Geopost, The (2025-01-25). "Why is the Russian-Serbian influence operation in Montenegro so successful?". The Geopost (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2025. Marrë më 2025-09-25.
  23. "The activities of pro-Serbian and pro-Russian platforms in Montenegro". Support4Partnership (në bashkirisht). Marrë më 2025-09-25.[lidhje e vdekur]
  24. "Reddit - The heart of the internet". www.reddit.com. Marrë më 2025-09-25. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. "The false claims about the protests in Ukraine and the Serbian-Russian propaganda narratives in the media in North Macedonia - CIVIL Today". civil.today (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-09-25.
  26. (PDF) https://seenpm.org/wp-content/uploads/2022/03/Infographic-BIH-1st.pdf. {{cite web}}: Mungon ose është bosh |title= (Ndihmë!)
  27. Vasovic, Aleksandar; Ilic, Igor (2018-01-26). "Croatia accuses Serbia of propaganda over Holocaust memorial exhibit". Reuters (në anglishte britanike). Marrë më 2025-09-25.
  28. Macdonald, David Bruce (2002). Balkan Holocausts? Serbian and Croatian victim centred propaganda and the war in Yugoslavia. Manchester University Press. ISBN 978-0-7190-6466-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. (PDF) https://www.partner.rs/sites/default/files/2025-09/katalog-partner-2025-web.pdf. {{cite web}}: Mungon ose është bosh |title= (Ndihmë!)
  30. DefenseWebTV (2025-09-24), Day 1: Top Serbian Defense Products Revealed at Partner 2025 Expo in Belgrade, marrë më 2025-09-25 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. https://www.srbija.gov.rs/vest/en/98796/strengthening-serbian-defence-industry.php. {{cite web}}: Mungon ose është bosh |title= (Ndihmë!)
  32. "Serbia Defense Industry Outlook 2024 - 2028". www.reportlinker.com. Marrë më 2025-09-25. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. "Serbia - Military Expenditure (% Of GDP) - 2025 Data 2026 Forecast 1996-2023 Historical". tradingeconomics.com. Marrë më 2025-09-25. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. "World Bank Open Data". World Bank Open Data. Marrë më 2025-09-25. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  35. "The military budget of Serbia in 2025 will amount to 261.8 billion dinars or 2.2 billion euros, which equates to 2.52% of GDP" (në anglisht).