Provinca e Brindizit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Provinca e Brindizit
Provincia di Brindisi
Map Province of Brindisi.svg
Popullsia
 • Gjithsej403,135
{{{postal_code_type}}}
72010-72029
Faqja zyrtarewww.provincia.brindisi.it

Provinca e Brindizit (italisht Provincia di Brindisi) është një krahinë italiane e Rajonit të Pulias me 403.135 banorë (2011), me kryeqendër qytetin e Brindizit. Ajo është themeluar në vitin 1927 me riorganizimin e Tokës së lashtë të Otrantos dhe përfshin 19 komuna, përveç kryeqendrës.

Provinca e Brindizit kufizohet në veri me Provincën e Barit, në perëndim me Provincën e Tarantos, në jug-lindje me Provincën e Leçes dhe veri-lindje laget nga Deti Adriatik.

Në vitet e fundit kjo krahinë ka përjetuar një proces të ndryshimit të strukturës së saj ekonomike, me një ulje progresive në peshën e Industrisë dhe rritjen e sektorit të tretë. Rritje të konsiderueshme ka pasur në fushën e turizmit, për shkak të objekteve të mira infrastrukturore, në krahasim me pjesën tjetër të jugut, dhe vlerësimit të burimeve të shumta natyrore dhe artistike që ndodhen në të gjithë territorin.

Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2008 në Provincën e Brindizit jetonin 2.229 shqiptarë.