Pushkin Lubonja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pushkin Lubonja (Tiranë, 7 tetor 1948 - 28 nëntor 2011)[1][2], ka qenë një gazetar, aktor, regjisor dhe skenarist shqiptar. Një prej personaliteteve të artit dhe kulturës shqiptare, i cili dha kontributin më së shumti si regjisor në emisione dhe dokumentare të ndryshme, e nisi karrierën në art si aktor. Në të vetmin rol në kinematografi, ku dhe spikati, interpretoi hetuesin te filmi shqiptar “Emblema e dikurshme”, të prodhuar në Shqipëri në vitin 1976 me regji nga Ylli Pepo.

U diplomua për fizikë në vitin 1971, por karriera e tij mori tjetër rrjedhë kurnë vitin 1976 u emërua gazetar në Radio Televizionin Shqiptar[3]. Në këtë institucion punoi për shumë vite si gazetar, regjisor emisionesh dhe dokumentaresh të ndryshëm, ku spikasnin ato me tema kulturore. Madje, provoi për disa kohë edhe rolin e prezantuesit në emisione dhe spektakle të rëndësishme.

  1. ^ "Ndahet nga jeta Pushkin Lubonja". Top Channel Television. 28 nëntor 2011. Marrë më 25 korrik 2023.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ "Pushkin Lubonja (1948-2011), regjisor e skenarist i RTSh-se". Kinematografia - Arti Skenik - Sporti. 13 janar 2021.
  3. ^ "SUZANA LUBONJA: NGA DASHURIA E PALIT ME ZERINA KUKEN TE FRANÇESK RADI ME TEFTËN. 'URA' KU U LIDHËN ÇIFTET E EKRANIT". Observer Kult. 10 janar 2022.