Shko te përmbajtja

Puthje franceze (film i vitit 1995)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Skeda:French Kiss film.jpg

Puthje franceze është një film i zhanrit komedi romantike prodhuar në vitin 1995, me regji të Lorenc Kasdanit dhe me aktorët Meg Ryan dhe Kevin Kline. I shkruar nga Adam Bruksi, filmi flet për një vajzë që udhëton drejt Francës që të përballur me të fejuarin e saj, por që futet futet në telashe, kur një hajdut simpatik e shfrytëzon atë për të kontrabanduar një gjerdan të vjedhur prej diamanti. Filmi u xhirua në Paris, rajonin Provence-Alpes-Côte d'Azur të Francës juglindore dhe në Kanë. Filmi u shfaq në Shtetet e Bashkuara më 5 maj 1995 dhe pati kritika të ndryshme. Filmi fitoi një total prej 101,982,854 dollarësh.

Ky film është prodhuar në gjuhën hindi e filmit me titull "Pyaar To Hona Hi Tha" i cili u publikua më 24 korrik 1998. Filmi komedi Malayalam i vitit 2004 Vettam u bazua gjithashtu në Puthje franceze. [1]

Kejti, mësuese e historisë amerikane, jeton në Kanada me të fejuarin e saj, Çarlin, i cili është mjek. Kur Çarli i kërkon asaj të shkojë me të në Paris për një konferencë pune, ajo refuzon për shkak të frikës nga fluturimi, intolerancës ndaj laktozës dhe aplikimit të saj për t’u bërë shtetase kanadeze.

Disa ditë më vonë, Çarli e telefonon Kejtin ku i thotë se dashuron një grua franceze, Zhuliet, dhe se nuk do të kthehet më. E vendosur ta rikthejë atë, Kejti hipën në një avion për në Paris dhe ulet pranë francezit Luk Teyssier të cilin nuk e simpatizon. Luku, që vjen nga një familje prodhuesish vere, po përpiqet të kalojë me kontrabandë një gjerdan diamanti të vjedhur i mbështjellë me një hardhi rrushi. Ai planifikon ta shesë gjerdanin dhe ta përdorë hardhinë për të mbjellë vreshtin e tij. Duke e ditur që Kejti ka pak gjasa të kontrollohet nga dogana, ai i fsheh ato në çantën e saj.

Në aeroportin e Parisit, Lukun e ndalon inspektori Zhan Pol Kardon, i cili i ofron ta shoqërojë deri në shtëpi dhe kontrollon çantën e tij për shenja aktiviteti kriminal. Kardoni e di mirë profesionin e Lukut, por e nxit atë të ndalet me këtë mënyrë jete. Megjithatë, ai nuk mendon ta arrestojë momentalisht, pasi Luku dikur i kishte shpëtuar jetën.

Kejti shkon ta presë Çarlin në hollin e hotelit, por i bie të fikët sapo e sheh duke u puthur me Zhulietën e bukur dhe joshëse. Ndërkohë, një hajdut francez, Bobi, i vjedh bagazhet sa ajo mungon. Luku mbërrin për të marrë hardhinë dhe gjerdanin, por vendos ta ndihmojë Kejtin të zbulojë hajdutin, të cilin e njeh prej kohësh. Në apartamentin e Bobit, ky i fundit pranon se ia ka shitur pasaportën dhe ia ka marrë rrobat, por hardhia ndodhet ende aty.

Kejti kërkon ndihmë si në ambasadën amerikane, ashtu edhe në atë kanadeze, por refuzohet, pasi kishte aplikuar për shtetësinë kanadeze pa treguar një dënim të mëparshëm për posedim marijuane. E vendosur të mos heqë dorë, ajo merr trenin për në Kanë, ku Çarli po udhëton me Zhulietën për t’i prezantuar prindërve të saj. Ndërkohë, Luku, pasi kupton se gjerdani nuk ndodhet te hardhia, por duhet të jetë në çantën e Kejtit, shfaqet dhe shtiret sikur dëshiron ta ndihmojë që të fitojë përsëri Çarlin..

Atë natë, Kejti e puth Lukin kur ishte në gjumë. Ky gjest e trazon Lukun, i cili befas e kupton tërheqjen që ka ndaj saj. Të nesërmen në mëngjes, Kejti i rrëfen se kishte parë një “ëndërr të bukur”, ndërkohë që shijon djathërat francezë, por sasia e tepërt e bën të ndiehet keq. Të dy zbresin nga treni në La Ravelle, në Paulhaguet, të cilin Luku, me ngurrim, e pranon që është vendlindja e tij. Ai e çon Kejtin në vreshtin e familjes, ku ajo mëson se Luku kishte humbur të drejtat mbi të në një lojë pokeri. Megjithatë, njohuritë dhe pasioni i tij për verën mbeten të dukshme. Ndërkohë që nisen për rrugë me tren për në Kanë, Kejti, me shaka, i rrëfen se e kishte gjetur gjerdanin.

Kur mbërrijnë në Kanë, Luku i sugjeron Kejtit të marrë shembull nga gratë franceze, të cilat sillen me indiferencë ndaj burrave dhe e bëjnë veten të vështira për t’u fituar. Në plazh, Kejti i afrohet Çarlit dhe Zhulietës. Ajo pranon se kishte ardhur në Francë për ta rikthyer Çarlin, por tani shtiret sikur Luku është i dashuri i saj dhe pohon se jeta që po ndërtonte me Çarlin ishte e mërzitshme dhe nuk e tërheq më. Pasdite, Kardoni i afrohet Kejtit dhe i shpjegon se gjerdani është i vjedhur, duke i kërkuar t’ia dorëzojë në mënyrë që Luku të mos përfundojë i arrestuar. Kejti arrin ta bindë Lukin t’ia lërë asaj gjerdanin për ta shitur tek Cartier.

Kejti darkon me Çarlin për të folur për mënyrën si të ndajnë pasurinë e përbashkët në Kanada. Ai tërhiqet nga indiferenca e saj e re ndaj tij, ndërsa Luku e shpërqendron Zhulietën. Kejti dhe Çarli kthehen në dhomën e saj, por Kejti e refuzon afrimin e tij, duke kuptuar se nuk e do më. Luku shkon në shtrat me Zhulietën, por ndalet sapo e thërret Kejt.

Të nesërmen në mëngjes, Kejti i thotë Lukut se ka arritur të rikthehet me Çarlin. Ajo ia dorëzon gjerdanin Kardonit dhe më pas i jep Lukut një çek, duke e paraqitur sikur është nga Cartier, por në të vërtetë është gjithë kursimi i saj i jetës. Më pas largohet, ndërsa Luku e falënderon dhe niset drejt aeroportit. Kardoni i afrohet Lukut, i cili ndërkohë sheh Çarlin dhe Zhulietën të pajtohen, dhe i zbulon sakrificën që kishte bërë Kejti për të. Luku nxiton drejt avionit, e gjen Kejtin dhe i shpreh dashurinë e tij. Ata shfaqen në fund të filmit duke u puthur me pasion në vreshtin që tashmë e zotërojnë së bashku.

Transmetime të ndryshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Filmi u shfaq në Shtetet e Bashkuara në video më 6 shkurt 1996. Ai u shpërnda në formatin DVD nga 20th Century Fox më 18 janar 2000 dhe në formatin Blu-ray nga 20th Century Fox më 8 janar 2013.

  1. “Vettam” Arkivuar 2017-10-22 tek Wayback Machine.