Shko te përmbajtja

Pylli i Sodës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pylli i Sodës
Pylli i Kumeve
Map
VendndodhjaZvërnec, Vlorë, Shqipëri
Sipërfaq500–550 ha
Established1947–1948 (nisja e pyllëzimit)
Operated byDikur organet pyjore shtetërore; aktualisht nën mbikëqyrjen e kishës
StatusiAktiv, pjesërisht i degraduar

Pylli i Sodës, i njohur gjithashtu edhe si Pylli i Kumeve, është një park pyjor në afërsi të fshatit Zvërnec, në zonën bregdetare të Vlorës. Ai shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 500 deri në 550 hektarë, me një gjatësi prej 5 kilometrash dhe gjerësi që varion nga 1 deri në 1.5 kilometra. Pylli fillon nga plazhi i vjetër dhe përfundon pranë lagjes së fundit të Zvërnecit.

Zona ku ndodhet sot pylli ishte dikur një terren moçalor me duna rëre dhe zona të mbuluara me ujë, që krijonin kushte të pafavorshme shëndetësore për banorët. Në vitet 1947–1948, filloi pyllëzimi nën drejtimin e pushtetit lokal dhe teknik të organeve pyjore të kohës. Procesi u zhvillua në muajin dhjetor, i shpallur si "Muaji i Pyjeve", me pjesëmarrjen e banorëve të zonës dhe nxënësve të shkollave.

Në vitin 1968, u mor një vendim qeveritar për pyllëzimin e të gjithë brezit bregdetar të Shqipërisë. Si pjesë e këtij projekti, për zonën e Sodës u hartua një plan specifik që shtrihej deri në derdhjen e lumit Vjosë, me synimin për të krijuar një pyll me funksione higjeno-sanitare dhe estetike.

Në periudhën pasuese, pylli iu nënshtrua edhe shërbimeve të mirëmbajtjes, si prashitje, plehërim me nitrat dhe krasitje të degëve të thata për mbrojtje nga zjarret. Gjatë kësaj kohe, ndalohej prerja e drurëve apo mbledhja e materialeve drusore, dhe ndaj shkelësve vendoseshin gjoba të larta. Pylli administrohej me mbështetjen e strukturave shtetërore dhe ruhej me protokollet strikte të kohës.

Rëndësia ekologjike dhe sociale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pylli u krijua për të përmirësuar klimën dhe mjedisin në një zonë të braktisur, duke shërbyer si filtër natyror dhe si zonë rekreative për banorët dhe pushuesit. Në të kaluarën, hyrja në pyll kontrollohej, dhe ndalohej hedhja e mbeturinave apo ndezja e zjarreve në zona të rrezikuara.

Pas viteve 1990–1991, me shpërbërjen e strukturave pyjore dhe humbjen e mbikëqyrjes shtetërore, pylli filloi të degradohej. Sipas dëshmisë së inxhinierit pyjor dhe ndër drejtuesit kryesor teknik të projektit të pyllit të Sodës Mustafa Dedenika, janë hedhur mbi 30,000 m³ dhe në sipërfaqe, duke ndryshuar topografinë dhe ndikimin ekologjik të zonës. Ai vlerëson se periudha e tranzicionit 20-vjeçar ka ndikuar negativisht në ruajtjen e këtij pasuri natyrore.

Aktualisht pylli ruhet dhe administrohet nga kisha që ndodhet në afërsi të zonës së Zvërnecit.[1]

[1]

  1. 1 2 "Historia e rrallë e Pyllit të Sodës, treguar prej njeriut që njeh çdo pemë në pyll". Dritare.net. 7 shkurt 2019. Marrë më 6 korrik 2025.