Qelesheja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Plaku me qeleshe nga Hasi - Prizren - Kosovë
Qeleshe
Qeleshja shqiptar
Një shqiptar i ri duke mbajtur qeleshen

Qeleshja apo Plisi është një mbulesë tradicionale e kokës ndër shqiptarët.[1] [2] Zakonisht qyleshja mbahet si pjesë e kompletit të teshave folklorike apo ashtu i vetëm në ceremonitë e ndryshme shoqërore. Në disa pjesë rurale në veri të tokave shqipëtare mbahet edhe si mbulesë e kokës e kombinuar edhe me tesha të kohës. Kohëve të fundit qeleshja po përdoret vetëm i bashkangjitur me veshjet kombëtare të cilat përdoren vetëm për festat kombëtare e historike të popullit shqiptar, e jo si një kapele që zë vend në garderobën e përditshme.[3] [4] [5]

Histori[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qeleshja e quajtur ndryshe edhe plis apo kësulë e bardhë, e ka origjinën nga Persia. Pas pushtimit persian të Greqisë në shek. V pr.e.s, plisi u fut në përdorim edhe në Greqinë e lashtë dhe rajonet përreth, prandaj gjejmë disa figura kryesisht mitologjike greke me plis, por këto janë shumë të pakta (Këta janë vetëm Hefesti dhe Odiseu i njohur te romakët si Uliks). Në Romën e Lashtë e përdornin më shumë skllevërit kur fitonin lirinë.[6]

Duke qenë se Perandoria Osmane trashëgoi shumë nga kultura persiane, nuk shpëtoi as plisi të cilin turqit e adoptuan dhe e sollën edhe në Shqipëri e në Ballkan gjatë sundimit të tyre të gjatë.

Nuk ka prova nëse ilirët kanë përdorur plis, as te arvanitasit nuk paraqitet një kësulë e tillë, prandaj kjo është bërë pjesë e shqiptarëve më shumë 200 vitet e fundit. Disa nacionalistë shqiptarë, pa shkollim përkatës, i japin simbolikë të veçantë, sikur ai përfaqëson vezën kozmike, mirëpo asnjë autor antik nuk e thotë këtë. Plisi te shqiptarët përdorej më shumë për shtresat e ulëta dhe zakonisht deri vonë shoqërohej me çallmë osmane. Shtresat e larta mbanin më shumë kësula të kuqe e të zeza të quajtura fez.

Plisin mund ta gjejmë sot të përdorur edhe nga popullsia e Lorestanit në Iran, në Turqi, Kurdistan, Arabi, Izrael, etj.

Etimologjia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga ana etimologjike fjala plis rrjedh nga italishtja mesjetare 'pelis', peli+s, ku vetë fjala "pelli" ne italisht ka kuptimin qime (lesh). Prej të njëjtës rrënjë rrjedh dhe fjala italiane cappelli (flokë apo lesht e kokës), apo peliçe.[7] Po ashtu edhe fjalën qeleshe orientalisti Tahir Dizdari na e nxjer me origjinë turke kelesh që rrjedh nga rrënja persiane 'kel' që ka kuptimin 'qeros', dhe vërtetë plisi duket si një kokë pa flokë, tullace.[8]

Galeria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Gillian Gloyer (2012). Bradt Albania. Bradt Travel Guides. fq. 49. ISBN 978-1-84162-387-0. Marrë më 14 prill 2013. The best place in Albania to shop for souvenirs is Kruja, where all the shops are close together in the bazaar. There are traditional felt-makers, who produce slippers and the felt caps called qeleshe. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Vaqarri, Sabina (2010). "TRADICIONALITET DHE RISI NE DASMËN TIRANASE". Albanological Research - Folklore and Ethnology Series (40): 313–322. Arkivuar nga origjinali më 10 nëntor 2017. Marrë më 26 gusht 2017. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Stipčević, Aleksandar (1977). The Illyrians: History and Culture. History and Culture Series. Noyes Press. fq. 89. ISBN 0815550529. It is generally agreed, and rightly so, that the modern Albanian cap originates directly from the similar cap worn by the Illyrians. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Recherches albanologiques: Folklore et ethnologie. Instituti Albanologijik i Prishtinës. 1982. fq. 52. Marrë më 14 prill 2013. Ne kuadrin e veshjeve me përkime ilire, të dokumentuara gjer më tani hyjnë tirqit, plisi, qeleshja e bardhë gjysmësferike, goxhufi-gëzofi etj {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Nagel (1990). Albania. Nagel Publishers. fq. 62. ISBN 978-2-8263-0827-0. Marrë më 14 prill 2013. The qeleshe, the white felt cap worn by men, was a distinctively Albanian type of headgear both within the country and beyond its frontiers" [...] "Among the mountain people of the north it was hemispherical in form; at Kukés in the form of a truncated cone {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ https://astro-al.page.tl/Origjina-lindore-e-plisit.htm. {{cite web}}: Mungon ose është bosh |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Origjina lindore e plisit".
  8. ^ Topalli, Kolec. Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe.