Qelesheja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Qeleshja)
Jump to navigation Jump to search
Plaku me qeleshe nga Hasi - Prizren - Kosovë
Qeleshe
Qeleshja shqiptar
Një shqiptar i ri duke mbajtur qeleshen

Qyleshe apo Qeleshja është simbol dhe mbulesë tradicionale e kokës ndër shqiptarët.[1] [2] Qeleshja është një kapele qe shpeshherë cilësohet si më e veçanta, pasi që ajo përdoret vetëm në trojet shqiptare. Zakonisht qeleshja mbahet si pjesë e kompletit të teshave folklorike apo ashtu i vetëm në ceremonitë e ndryshme shoqërore. Në disa pjesë rurale në veri të tokave shqipëtare mbahet edhe si mbulesë e kokës e kombinuar edhe me tesha të kohës. Kohëve të fundit qeleshja po përdoret vetëm i bashkangjitur me veshjet kombëtare të cilat përdoren vetëm për festat kombëtare e historike të popullit shqiptar, e jo si një kapele që zë vend në garderobën e përditshme.[3] [4] [5]

Histori[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qelesheja quhet mbulesa e bardhë prej leshi të cilën pellazgët, Ilirët e më vonë shqiptarët e përdorën për ta mbuluar kokën. Quhet plis sepse është e krijuar prej leshit të deles së bardhë (kujto fisi ilir i delmatëve ose dalmatëve dhe dalmacia). Pra prej leshi, në dialektin gegë bënë pi-leshi ndërsa në gjuhën e vjetër bënë pi-lesi prej nga rrjedh pi-lisi dhe p'lisi e ku pastaj shkurtimisht e përfundimisht quhet plisi.[6] [7] [8] [9]

Trivia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tifozë të futbollit e të sporteve të ndryshme, nga Prishtina, grupiet e tyre i kanë pagëzuar Plisat, si simbol i tradicional.

Punimi i qeleshes[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Punimi i qeleshesë është një mënyrë shumë e veçantë, por jo shumë e thjeshtë. Qelesheja përbëhet nga leshi i cili duhet të punohet mirë e me kujdes të veçantë.

Galeria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Gillian Gloyer (2012). Bradt Albania. Bradt Travel Guides. fq. 49. ISBN 978-1-84162-387-0. Marrë më 14 prill 2013. The best place in Albania to shop for souvenirs is Kruja, where all the shops are close together in the bazaar. There are traditional felt-makers, who produce slippers and the felt caps called qeleshe. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Vaqarri, Sabina (2010). "TRADICIONALITET DHE RISI NE DASMËN TIRANASE". Albanological Research - Folklore and Ethnology Series (40): 313–322. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Stipčević, Aleksandar (1977). The Illyrians: History and Culture. History and Culture Series. Noyes Press. fq. 89. ISBN 0815550529. It is generally agreed, and rightly so, that the modern Albanian cap originates directly from the similar cap worn by the Illyrians. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Recherches albanologiques: Folklore et ethnologie. Instituti Albanologijik i Prishtinës. 1982. fq. 52. Marrë më 14 prill 2013. Ne kuadrin e veshjeve me përkime ilire, të dokumentuara gjer më tani hyjnë tirqit, plisi, qeleshja e bardhë gjysmësferike, goxhufi-gëzofi etj {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Nagel (1990). Albania. Nagel Publishers. fq. 62. ISBN 978-2-8263-0827-0. Marrë më 14 prill 2013. The qeleshe, the white felt cap worn by men, was a distinctively Albanian type of headgear both within the country and beyond its frontiers" [...] "Among the mountain people of the north it was hemispherical in form; at Kukés in the form of a truncated cone {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Vladimir Orel (1998). Albanian Etymological Dictionary. Brill Academic Pub. fq. 219. ISBN 9004110240. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Vladimir Orel (1998). Albanian Etymological Dictionary. Brill Academic Pub. fq. 334. ISBN 9004110240. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Andromaqi Gjergji (2004). Albanian Costumes Through the Centuries: Origin, Types, Evolution. Acad. of Sciences of Albania, Inst. of Folc Culture. ISBN 978-99943-614-4-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Richard C. Hall (9 tetor 2014). War in the Balkans: An Encyclopedic History from the Fall of the Ottoman Empire to the Breakup of Yugoslavia. ABC-CLIO. fq. 288–. ISBN 978-1-61069-031-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)