Shko te përmbajtja

Qendra Kinematografike e Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Qendra Kinematografike e Kosovës është fondi publik i filmit dhe autoriteti qendror për kinematografinë në Kosovë, i cili ka për qëllim realizimin e interesit publik në fushën e filmit. Institucioni u themelua në vitin 2004 pas miratimit të Ligjit për Kinematografi, ndërsa funksionimin e tij e filloi zyrtarisht në vitin 2008.[1] QKK-ja vepron në bazë të statutit të miratuar nga Ministria e Kulturës, ndërsa Këshilli Drejtues i saj miraton dhe subvencionon projektet filmike mbështetur në vlerësimet e jurisë profesionale dhe komisionit financiar.[2]

QKK-ja mban barrën kryesore të zhvillimit dhe financimit të kinematografisë kosovare përmes konkurseve publike. Mbështetja financiare përfshin një gamë të gjerë kategorish:

  • Filma artistikë të metrazhit të gjatë dhe bashkëprodhime ndërkombëtare.
  • Filma të metrazhit të shkurtër, dokumentarë dhe të animuar.
  • Projekte për zhvillimin e skenarit

Falë kësaj mbështetjeje dhe zhvillimit të sektorit, filmat kosovarë kanë marrë pjesë dhe janë shpërblyer në festivale prestijoze ndërkombëtare si në Berlin, Sundance, San Sebastián, Roterdam, Sarajevë, Melburn, Abu Dhabi, Varshavë, Selanik e Winterthur. Ndër sukseset më të rëndësishme spikasin filmi "Exile" i Visar Morinës, i cili triumfoi me çmimin kryesor në Festivalin e Filmit në Sarajevë (2020), si dhe filmi "Zgjoi" (Hive) i Blerta Bashollit, i cili shënoi histori duke rrëmbyer tri çmime kryesore në Festivalin Sundance në fillim të vitit 2021.[3][4][5]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ↑ "FJALORI ENCIKLOPEDIK I KOSOVËS, Vëllimi II, L-ZH – Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës". ashak.org. fq. 1355–1356. Marrë më 2026-08-09.
  2. ↑ "European Film Promotion" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 26 dhjetor 2012. Marrë më 28 shkurt 2024.
  3. ↑ "Cinematography Center of Kosova becomes member of "Academy Awards"". Ministry of Foreign Affairs (në anglisht). 26 janar 2012. Arkivuar nga origjinali më 2014-03-02. Marrë më 2026-03-16.
  4. ↑ Ward, Ben (2021-02-02). "2021 Sundance Film Festival Awards Announced". Sundance (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-03-16.
  5. ↑ "26th Sarajevo Film Festival Awards". sff.ba (në boshnjakisht). Marrë më 2026-03-16.