Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike është Institucion shtetëror që merret me veprimtaritë kombëtare në fushën e folklorit. QKVF është krijuar me Urdhër të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Nr.124, Dt.06.06.1994, në kuadrin e ristrukturimit të Shtëpisë Qendrore të Krijimtarisë Popullore. Në ketë Urdhër thuhet: Emërimi “Shtëpia Qëndrore e Krijimtarisë Popullore” të ndryshojë në “Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike”. QKVF ka statutin e vet, të miratuar nga Ministri i Kulturës. Ka gjithashtu logon dhe rregulloren e institucionit, me të cilat ushtron veprimtarinë institucionale në fushën e trashëgimisë shpirtërore Nga viti 1994 e deri tani ka organizuar festivalet kombëtare e ato tipologjike, bazuar në kritere shkencore që i shërbejnë jo vetëm spektaklit, por ruajtjes së origjinalitetit të krijimtarisë popullore. QKVF mban lidhje me shoqatat kulturore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në diasporë. Nëpërmjet veprimtarive folklorike ajo synon të propogandojë, të ruajë e të transmetojë karakterin burimor të folklorit, si pjesë e trashëgimisë kulturore të kombit shqiptar. Një ndër risitë e QKVF pas vitit 2005 është botimi i revistës “Gjurmë të shpirtit shqiptar”, ku pasqyrohen veprimtaritë kombëtare të folklorit, si dhe probleme të organizimit të festivaleve folklorike, figura artistësh popullorë në shërbim të Regjistrit Kombëtar të Artistëve popullorë dhe materiale studimore të folklorit.

Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore (DKTK)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve shpall Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore", kështu shkruhet në urdhrin e ministrit të atëhershëm përgjegjës për këtë vendim të mbështetur në ligjin numër 9048, datë 07.04.2003, "Për trashëgiminë Kulturore", neni 5, pika2.
Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore u shpall pikërisht në 29 shtator, së pari, sepse kjo datë ka në thelb rënien e veprimtarive të lëvizjes atdhetare, dëshmorit të monumenteve, Kamber Bënjës; së dyti, se zhvillohet paralelisht me aktivitetin e rëndësishëm "Ditë të Trashëgimisë kulturore", që organizohet në fund të shtatorit dhe kulmon fushatën e Këshillit të Europës: Europa, një trashëgimi e përbashkët.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]