Kërceni tek përmbajtja

Qendra Kulturore e Kosovës në Paris

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Qendra Kulturore e Kosovës në Paris
Centre Culturel Kosovo Paris
Skeda:Logo Centre Culturel Kosovo Paris.webp
ShkurtesaCCKP
LlojiQendër diplomatiko-kulturore
VendndodhjaParis, Francë
Rajoni i shërbimit
Francë
Gjuha zyrtare
Frëngjisht, shqip, anglisht
Kryetar
Laurant Osmani
PërkatësitëAmbasada e Kosovës në Paris
Faqja në internetcckosovo.fr

Qendra Kulturore e Kosovës në Paris është një organizatë qeveritare, pranë Ambasadës së Republikës së Kosovës në Francë, e dedikuar për promovimin e kulturës kosovare. E themeluar në vitin 2006 me iniciativën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, ajo mori statusin e shoqatës në janar 2018. E vendosur në 7, rue de Monceau, në lagjen e 8-të të Parisit, Qendra luan një rol të rëndësishëm në promovimin e kulturës kosovare në Francë.

Historia dhe misioni

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qendra Kulturore e Kosovës në Paris është krijuar për të promovuar pasurinë dhe diversitetin kulturor të Kosovës në Francë. Duke bashkëpunuar me institucionet kulturore, artistike dhe diplomatike, ajo synon të forcojë shkëmbimet mes dy vendeve dhe të prezantojë skenën artistike bashkëkohore kosovare si dhe trashëgiminë e saj historike.

Qendra është e atashuar pranë Ambasadës së Republikës së Kosovës në Francë, e cila i mundëson asaj të bashkëpunojë me partnerët institucionalë për organizimin e ngjarjeve dhe promovimin e marrëdhënieve franko-kosovare.

Skeda:Kosovo 06-2375.jpg
Nga ngjarja 'Kosovo Mélodie en Seine', korrik 2023.

Aktivitete dhe ngjarje

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qendra organizon rregullisht koncerte, shfaqje filmash, shfaqje dhe ekspozita që sunon të promovojë artistët kosovarë, qofshin ata të rinj apo të njohur në skenën ndërkombëtare. Ndër ngjarjet kryesore në të cilat merr pjesë qendra: Festivali Jazzycolors, i organizuar në bashkëpunim me Forumin e Instituteve të Huaja Kulturore në Paris (FICEP); Java e Kulturave të Huaja, e cila nxjerr në pah traditat dhe krijimet bashkëkohore të Kosovës; Festivali i Muzikës, i cili e spikat skenën muzikore dhe artistike kosovare.[1]

Qendra gjithashtu bashkëpunon me institucione si Cité Internationale des Arts në Paris për të ofruar rezidenca artistësh në fusha të ndryshme, si muzeologjia, muzeografia, muzika, kurimi i ekspozitave ndër të tjera. Këto iniciativa synojnë të mbështesin krijuesit kosovarë dhe të promovojnë integrimin e tyre në skenën artistike ndërkombëtare.

Qendra aktualisht udhëhiqet nga Laurant Osmani dhe drejtohet nga Frédérique Duversin. Laurant Osmani pasoi Michel Svetchine, i cili kryesonte qendrën para tij.

  1. ^ berenicedziejak (2019-04-24). "Centre culturel du Kosovo à Paris". ficep (në frëngjisht). Marrë më 2025-01-30.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]