Qendra për Studime Shqiptare në Londër

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Qendra për Studime Shqiptare në Londër është një organizat bamirëse dhe kompani (shoqëri) e themeluar nga politologu Bejtullah Destani, në vitin 1997, në OxfordBritanisë së Madhe.

Në bordin e kësaj shoqërie janë të anëtarësuar persona me namë për kulturën shqiptare si b. f. Ismail Kadare, Noel Malcolm, Pëllumb Xhufi, Ferid Hudhri, Emine Bakalli, Harry Norris, Odile Daniel, etj. Shoqata është e hapur për anëtarësi të gjithë atyre të interesuarve për histori dhe kulturën shqiptare.

Aktiviteti i shoqërisë është i drejtuar kryesisht në organizimin si dhe pjesëmarrjen në takime shkencore si konferenca, panaire etj. Krahas këtyre dhe në bashkëpunim me këto aktivitete të jashtme, shoqëria bënë edhe botimin e studimeve dhe librave. Libri i parë i botuar nga kjo qendër studimore është një ribotim i studimit të Vaso Pashës “E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët”. Pas tij janë botuar edhe disa libra tjerë kryesisht me pikëpamje historike, si p. sh. : "Skënderbeu" i Harry Hojkinson, "Selective corespondence" nga Faik Konica, "Një anglez në Shqipëri" nga Oakley-Hill, etj.

Qendra është e njohur për bashkëpunimin e saj me qendra dhe institucione të tjera kërkimore dhe studimore si me Universitete të ndryshme në Angli, me Institutin e Historisë në Tiranë, Arkivin e Shtetit Shqiptar si dhe me disa institucione në Gjermani, Austri, Francë, etj.