Qeni që nuk dinte të lehë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Qeni që nuk dinte të lehë është një shfaqje teatrale e luajtur në teatrin DodonaPrishtinë. Premiera e kësaj shfaqjeje ishte më 21 shkurt të vitit 1995 duke pasuar më pas 91 ri interpretime dhe duke arritur 15447 shikues.

Përmbajtja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të dhënat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Autor i kësaj vepre është Gjani Rodari, kurse regjinë e bëri Melihate Qena. Në këtë shfaqje interpretuan dhe animuan aktorët: Roza Berisha, Valdet Rama, Avni Hoti, në disa repriza të kësaj shfaqje kanë luajtur edhe: Vjollca Kastrati, Shiqerie Buçaj dhe Violeta Ajazi.

Pjesa tjetër e ekipit realizues ishin:

Shfaqja "Qeni që nuk dinte të lehë" (e rivënë në skenë pas lufte në Kosovë) ka marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove, që është mbajtur në Pogradec prej datës 18- 23 mars 2002. Tre aktorët e kësaj shfaqje: Valdet Rama, Roza Berisha dhe Avni Hoti, janë shpërblyer me "Çmimin Xinxifilo" si aktorët më të mirë të festivalit. Kësaj shfaqje i është dhënë gjithashtu "Çmimi Xinxifilo", për muzikën më të mirë, e cila i ka takuar kompozitorit të kësaj shfaqjeje Rauf Dhomi.

Trupës së kësaj shfaqje i është dhënë edhe "Çmimi Xinxifilo", me motivacionin "Miqtë të nderuar të festivalit". Poashtu, mirënjohje kësaj trupe i ka dhënë edhe Televizioni Shqiptar, që ishte njëri ndër organizatorët e këtij festivali.

Komente[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Pasi unë kam dëshirë që, së paku për premierë, të jetë çdo gjë në rregull; salla, koridori, oborri, rruga... etj., një natë para premierës së shfaqjes "Qeni që nuk dinte të lehë" i binda disi Hasanin, Vegimin e Vetonin (punëtor të teatrit) ta ngjyrosnim koridorin. Me mund të madh, me ndihmën edhe të Babait të Vetonit (moler, që nuk e la pa na thënë se nuk duhet të përziehmi në punën e huaj), e përfunduam disi nga mëngjesi... Unë shkova në shtëpi të bëhem gati për premierë. Kah ora 11:00 erdha sërish në teatër. Ftesat të cilat ishte dashur t`i shpërndajnë aktorët e mij një ditë përpara, ishin në tavolinë. Filloi shfaqja. Në sallë 4-5 vetë. Në mesin e tyre Begolli. Shfaqja shkoi mirë, por pa publikë. Unë e pikëlluar, me lot në sy, dola nga teatri duke shpejtuar, jo, në fakt duke vrapuar. Pas meje del edhe Begolli. Vraponte... Hej, Begolli vraponte pas një gruaje!!... e ajo grua isha unë, Melehat Qena... Kështu pra, le të dihet, femra e parë dhe e vetme pas së cilës ka vrapuar Begolli jam UNË. Dikush do të pyeste: E premiera?! Po ç`është ju lutem dështimi i një premiere në krahasim me "martonin" e Begollit. P.s. Atëherë Faruk Begolli nuk ka qenë drejtor..." tregon me humor Melihate Qena.

"Ekipi i krijuesve para publikut solli një paraqitje të arrirë skenike. Veçanërisht është theksuar vizualja, loja e kukullave, por edhe paraqitja e aktorëve në skenë i jepte një kuptim më të plotësuar ngjarjes së inskenuar. Kjo krijonte përjetimin e gjallë dhe dinamikë të mjaftuar të lojës. Kjo falë lojës së aktorëve: Valdet Rama, Roza Berisha dhe Vjollca Kastrati. Kjo shfaqje doli një realizim i këndshëm për fëmijët. Ishte një argëtim dhe përjetim i gjallë për spektatorët e vegjël" (Sh. Halili, Ankth për spektatorët e vegjël, Bujku).

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]