Shko te përmbajtja

Qeveria Rama IV

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Qeveria Rama IV

Kabineti i 68 i Shqipërisë
2025–në detyrë
Data e krijimit12 shtator 2025
Njerëz dhe organizata
PresidentBajram Begaj
KryeministërEdi Rama
ZëvendëskryeministërBelinda Balluku deri në vitin 2026
Albana Koçiu nga viti 2026
Nr. i ministrave17
Nr. total i anëtarëve17
PS, me mbështetje nga PSD
Statusi në legjislaturëQeveri shumice
Kryetarë opozitarëSali Berisha
Historia
ZgjedhjaZgjedhjet parlamentare 2025
ParaardhësQeveria Rama III

Qeveria Rama IV është qeveria e katërt e kryeministrit Edi Rama dhe qeveria e 68-të e Këshillit të MinistraveRepublikës së Shqipërisë. Ajo u konfirmua zyrtarisht nga presidenti Bajram Begaj më 12 shtator 2025.[1]

Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, Partia Socialiste e Shqipërisë fitoi për herë të katërt radhazi shumicën e vendeve në Kuvendin e Shqipërisë dhe, për herë të tretë radhazi, mundësinë për të formuar qeverinë pa nevojën e një koalicioni.[2]

Kabineti përfshin ministrin e parë virtual në botë të krijuar me inteligjencë artificiale, Diella,[3] e cila shërben si ministre virtuale e shtetit për inteligjencën artificiale.[4] Kompetencat për krijimin dhe funksionimin e ministres virtuale të inteligjencës artificiale “Diella” ushtrohen nga kryeministri.[5]

Më 20 nëntor 2025, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi dy masa sigurie ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku: pezullimin nga ushtrimi i detyrës dhe ndalimin e daljes jashtë vendit. Vendimi erdhi pas marrjes së saj si e pandehur nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar|Prokuroria e Posaçme, në lidhje me çështjen e Tunelit të Llogarasë dhe me dyshimet për shkelje të barazisë në tendera publikë. Balluku kishte deklaruar më parë në Kuvend se nuk do të komentonte hetimet në vijim dhe kishte ripohuar mbështetjen e saj për reformën në drejtësi.[6]

Përbërja e kabinetit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
PozicioniMinistriFillimi i mandatitFundi i mandatitPartia
KryeministërEdi Rama12 shtator 2025Në detyrë PS
Zëvendëskryeministër Belinda Balluku12 shtator 202526 shkurt 2026 PS
Albana Koçiu26 shkurt 2026Në detyrë PS
Bujqësia dhe Zhvillimi RuralAndis Salla12 shtator 2025Në detyrë PS
Kultura, Turizmi dhe SportiBlendi Gonxhja12 shtator 2025Në detyrë PS
Mbrojtja Pirro Vengu12 shtator 202526 shkurt 2026 PS
Ermal Nufi26 shkurt 2026Në detyrë PS
Ekonomia dhe InovacioniDelina Ibrahimaj12 shtator 2025Në detyrë PS
ArsimiMirela Kumbaro12 shtator 2025Në detyrë PS
MjedisiSofjan Jaupaj12 shtator 2025Në detyrë PS
Evropa dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali12 shtator 202526 shkurt 2026 PS
Ferit Hoxha26 shkurt 2026Në detyrë PS
FinancatPetrit Malaj12 shtator 2025Në detyrë PS
Shëndetësia dhe Mirëqenie SocialeEvis Sala12 shtator 2025Në detyrë PS
Infrastruktura dhe Energjia Belinda Balluku12 shtator 202526 shkurt 2026 PS
Enea Karakaçi26 shkurt 2026Në detyrë PS
Punët e Brendshme Albana Koçiu12 shtator 202526 shkurt 2026 PS
Besfort Lamallari26 shkurt 2026Në detyrë PS
Drejtësia Besfort Lamallari12 shtator 202526 shkurt 2026 PS
Toni Gogu26 shkurt 2026Në detyrë PS
Ministër Shteti për NegociatatMajlinda Dhuka12 shtator 2025Në detyrë PS
Ministër Shteti për Inteligjencën Artificiale(virtual – Diella)12 shtator 2025Në detyrë I pavarur
Ministër Shteti për Pushtetin VendorErvin Demo12 shtator 2025Në detyrë PS
Ministër Shteti për Administratën Publike dhe AntikorrupsioninAdea Pirdeni12 shtator 2025Në detyrë PS
Marrëdhëniet me Parlamentin Toni Gogu12 shtator 202526 shkurt 2026 PS
Erjona Ismaili26 shkurt 2026Në detyrë PS
  1. "Presidenti Begaj dekreton emërimin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë". Presidenti i Shqipërisë. 12 shtator 2025.
  2. "Albania: Rama wins parliamentary elections with promise of accession by 2030". Table.Media (në anglisht). 13 maj 2025. Marrë më 14 maj 2025.
  3. "Albania appoints world's first AI-made minister". Politico (në anglisht). 11 shtator 2025. Marrë më 12 shtator 2025.
  4. "Diella" (në anglisht). Këshilli i Ministrave i Shqipërisë. Marrë më 12 shtator 2025.
  5. "President Begaj decreed the composition of the Council of Ministers". President of Albania (në anglisht). 15 shtator 2025. Marrë më 22 janar 2026.
  6. "GJKKO dy masa sigurie për Belinda Ballukun - Pezullim i ushtrimit të detyrës dhe ndalim i daljes jashtë vendit". Syri TV. 20 nëntor 2025.