Qeveria e Kosovës
| Faqja zyrtare | https://www.rks-gov.net |
|---|

Qeveria e Kosovës (serbisht: Влада Косова Vlada Kosova) ushtron pushtetin ekzekutiv në pajtim me Kushtetutën dhe me ligjin.
Qeverinë e Kosovës e përbëjnë Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat. Qeveria udhëhiqet nga kryeministri, ai zgjidhet nga Kuvendi i Kosovës. Qeveria zbaton ligjet dhe aktet e tjera të miratuara nga Kuvendi dhe ushtron veprimtari tjera brenda përgjegjësive të përcaktuara me këtë kushtetutë dhe ligj.
Qeveria merr vendime, propozon projektligje dhe amendamentimin e ligjeve ekzistuese e akteve të tjera, si dhe mund të japë mendimin rreth projektligjeve të cilat nuk janë të propozuara nga ajo. Qeveria i përgjigjet Kuvendit. Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat mbajnë bashkëpërgjegjësinë për vendimet që merr Qeveria, dhe përgjegjësinë individuale për vendimet që marrin në fushat e përgjegjësive të tyre. Ministrat nominohen nga kryeministri dhe pastaj votohen nga kuvendi.
Drejtues aktual i qeverisë është Albin Kurti.
Kompetencat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- propozon dhe zbaton politikën e brendshme dhe të jashtme të vendit;
- mundëson zhvillimin ekonomik të vendit;
- propozon Kuvendit projektligje dhe akte të tjera;
- merr vendime dhe nxjerr akte juridike ose rregullore, të nevojshme për zbatimin e ligjeve;
- propozon Buxhetin e Republikës së Kosovës;
- udhëzon dhe mbikëqyr punën e organeve të administratës;
- udhëzon veprimtarinë dhe zhvillimin e shërbimeve publike;
- i propozon Presidentit të Republikës së Kosovës emërimet dhe shkarkimet për shefa të misioneve diplomatike të Kosovës;
- propozon amendamentimin e Kushtetutës;
- mund të referojë çështje kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese;
- ushtron edhe funksione të tjera ekzekutive, të cilat nuk u janë caktuar organeve të tjera qendrore ose vendore.
Përbërja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kabineti i qeverisë përbëhet nga:[1]
- Kryeministër Albin Kurti
- Zëvendëskryeministër i parë Besnik Bislimi, Zëvendëskryeministër i dytë Donika Gërvalla, Zëvendëskryeministre e tretë Emilija Rexhepi
- Ministritë dhe Ministrat e Republikës së Kosovës
- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës – Donika Gërvalla - Guxo
- Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu - LVV
- Ministria e Financave – Hekuran Murati - LVV
- Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit – Artane Rizvanolli - LVV
- Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia - LVV
- Ministria e Punëve të Brendshme – Xhelal Sveqla - LVV
- Ministria e Mbrojtjes – Armend Mehaj LVV
- Ministria e Infrastrukturës – Liburn Aliu - LVV
- Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit – Arbërie Nagavci - LVV
- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Faton Peci - Guxo
- Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport – Hajrullah Çeku - LVV
- Ministria për Kthim dhe Komunitete – Goran Rakiq - Lista Serbe
- Ministria për Zhvillim Rajonal – Fikrim Damka ‐ PDTK
- Ministria e Pushtetit Lokal – Elbert Krasniqi - IRDK
- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë – Rozeta Hajdari - LVV.
Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pavarësia e Republikës së Kosovës u shpall më 17 shkurt 2008, por Serbia vazhdon duke pretenduar se Kosova dhe Metohia është pjesë e saj. Të dyja shtete filluan një delegacion Beograd-Prishtinë në vitin 2013 si pjesë e marrëveshjes së Brukselit. Deri më tani 108 shtete të OKB-së që e kanë njohur Kosovën.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Stema e shtetit |
| |||||||||||||||||||
- ↑ "Qeveria Hoti me 16 mininistri dokument".
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)[lidhje e vdekur]

