Radio Dukagjini
| Lloji | Privat |
|---|---|
| Shteti | Kosova |
| Zona e transmetimit | Kosova |
| Stacionet | Radio Televizioni Dukagjini |
| Selitë | Shkabaj, Prishtinë, Kosovë |
| Programimi | |
| Gjuha/ët | Shqip |
| Pronësia | |
| Pronari | Ekrem Lluka |
| Prindi | Dukagjini SH.P.K. |
| Njerëzit kyç | Edita Doli (drejtoreshë) Sebiha Ramaxhiku (kryeredaktore)[1] |
| Historia | |
| Nisur | 16 shtator 1999 |
| Themeluesi | Ekrem Lluka Agim Lluka |
| Lidhjet | |
| Faqja zyrtare | dukagjini |
Radio Dukagjini është një radiostacion privat dhe komercial kosovar, që shërben rajonin e Kosovës përmes frekuencave kombëtare. Selinë e vet e ka në Prishtinë, Kosovë.
Ai u themelua më 16 shtator 1999 në Pejë, Kosovë si radio lokale nga sipërmarrësit Agim Lluka dhe Ekrem Lluka. Pas vdekjes së vëllait të tij, Ekrem Lluka trashëgoi pronësinë e radios si dhe televizionit.[2] Ai ofron program të përgjithshëm. Drejtoreshë e radios është personaliteti radiofonik Edita Doli, njëherit moderatore e emisionit Radar.[1] Ai transmeton në frekuencat kombëtare 105.1, 99.7, 94.5 dhe 92.7 MHz.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Seksioni ka nevojë për zgjerim. (dhjetor 2024) |
Radio Dukagjini u themelua me një staf të vogël më 16 shtator 1999 si radio lokale për rajonin e Pejës, nën patronazhin e drejtorit Agim Lluka dhe kryeredaktorit Feim Kurhasani.[1] Ai transmetonte në frekuencat 106.3 MHz, me program plotësisht muzikor. Shtesa e programeve argëtuese filloi më 3 tetor 1999, me një program të orarit të pjesshëm nga ora 08:00 deri në orën 01:00. Një vit më vonë u themelua televizioni Dukagjini.[nevojitet citimi]
Më 11 qershor 2001, Radio Dukagjini kaloi nga radio lokale në kombëtare, dhe filloi së transmetuari nga dy studio në Prishtinë dhe Pejë. Në vitin 2015, u zhvendos plotësisht në Prishtinë, me seli në Shkabaj.[1][3]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 3 4 "Radio Dukagjini". Media Ownership Monitor. BIRN. Marrë më 2024-12-24.
- ↑ Vatovci, Isa (2023-09-19). "Radio Dukagjini shënoi 24 vjetorin e themelimit". Kallxo. Marrë më 2024-12-24.
- ↑ Baliu, Doruntina (2018-11-19). "Drejtori i 'RTV Dukagjini' flet për largimin e dy punëtorëve". Kallxo. Marrë më 2024-12-24.