RTK
Radio Televizioni i Kosovës | |
---|---|
![]() | |
Transmetimi i parë | 1945 (radio)
1975 (si RTP) 19 shtator 1999 (si RTK) |
Zotëruar nga | Mentor Shala |
Formati | 4:3 |
Shteti | ![]() |
Gjuha | Shqip |
Zona e transmetimit | ![]() |
Zyrat qendrore | Prishtinë, Kosovë |
Dikur quhej | Radio Televizioni i Prishtinës (1975-1990) |
Televizione simotra | RTK 1, RTK 2, RTK 3, RTK 4 |
Faqja Web | http://www.rtklive.com |
Radio Televizioni i Kosovës (shkurt: RTK; serbisht: Радио Телевизија Косова / Radio Televizija Kosova) është transmetuesi publik i Kosovës. RTK-ja operon pesë kanale televizive dhe dy radio stacione, duke transmetuar një përmbledhje të larmishme të lajmeve, argëtimit, muzikës etj., duke i mirëmbajtur katër kanale në rrjetin tokësor dhe satelitor.
Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
RTK është televizioni i parë në Kosovë, duke zëvendësuar Radio Televizionin e Prishtinës (RTP), që u mbyll më korrik 1990 gjatë luftës së Kosovës. Me ardhjen e UNMIK-ut në Kosovë më 1999, Radio Televizioni i Kosovës u rithemelua në ndërtesat e ish-Radio Televizionit të Prishtinës, bashkë me shumicën e punëtorëve të tij.
RTK transmeton kanalet televizive RTK1 (kanali kryesor), RTK2 (që transmeton program gjeneralist në serbisht dhe gjuhë minoritare), RTK3 (që shërben si transmetuesi 24-orësh i lajmeve) dhe RTK4 (që transmeton art, muzikë, dokumentare dhe pjesë të arkivës së RTK-së); si dhe kanalet radiofonike Radio Kosova 1 dhe Radio Kosova 2 (kjo e fundit e njohur fillimisht si Radio Blue Sky). Programet në gjuhën shqipe dominojnë, por nuk mungojnë as ato në gjuhët serbe, boshnjake, turke dhe rome. Webfaqja e RTK-së, rtklive.com ofron lajme dhe video material si dhe transmetim të drejtpërdrejtë në internet nga të dy radiot.
Menaxhimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Financimi i RTK-së më parë u bë nëpërmjet taksës shtuar faturave për pagesën e rrymës elektrike, mirëpo Gjykata Kushtetuese vendosi që nuk ishte e duhur[1] dhe e shtyu buxhetin e RTK-së kah shteti në mënyrë direkte (duke marrë 0.7% të buxhetit shtetëror). Vendimi çoi shqetësim mbi gjendjen e paanshmërisë së RTK-së.
Radio Televizioni i Kosovës po kritikohet nga populli për mungesën e pavarësisë editoriale (anuar kah partia qeverisëse) dhe gazetarisë hetimore.
Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Sylejman Shaqiri, ish-drejtori i përgjithshëm i RTK-së
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
|
Televizion | KTV · RTK · RTV21 |
---|---|
Radio | Radio 21 · Radio Kosova · Blue Sky Live |
Gazeta (Lista) |
Bota Sot · Epoka e Re · Koha Ditore |
Revista |