Radio Vicianum


Radio Vicianum është radiostacion lokal, privat dhe i pavarur me seli në Vushtrri që operon në frekuencat 105.7 Mhz FM. [1] [2]
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Radio Vicianum është themeluar më 14 shtator të vitit 2000, në kohën e pas luftës, kur Kosova ishte e administruar nga misioni ndërkombëtar UNMIK. Me ndihmen dhe donacionet nga USAID [3] dhe IREX [4] filloi punën Radio Vicianum në Vushtrri. Themelues dhe pronar është Qamil Sahiti, i cili gjatë Qeverisjes së Përkohshme në Kosovë ishte edhe Drejtor i Qendrës së Kulturës në Vushtrri. Radio Vicianum filloj punën në frekuencat 100.8 MHz FM, frekuencë e dhënë nga Komisioni i Përkohshëm për Media.[5] Pas një viti të gjitha frekuencat në Kosovë u azhurnuan dhe Radios Vicianum iu dha frekuenca 105.7 MHz FM. Kjo frekuencë është e përhershme për Radion Vicianum, dhe për këto frekuenca tani kujdeset Komisioni i Pavarur i Mediave i Kosovës Arkivuar 12 nëntor 2021 tek Wayback Machine.
Radio Vicianum ka bashkëpunim të mirë edhe me disa radiostacione tjera prej të cilave vlen të përmendet bashkëpunimi me radiostacionin simotër nga diaspora Radio Viciana.[6]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Mediet lokale ankohen për taksën e licencës". Instituti i Medias i Kosovës. Arkivuar nga origjinali më 13 nëntor 2021. Marrë më 13 nëntor 2021.
- ↑ "Lirimi nga tarifa vjetore për licencë të KPM-së për vitin 2020 (Figuruesit e Shërbimeve)" (PDF). Koha.net. 19 maj 2020. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 13 nëntor 2021. Marrë më 13 nëntor 2021.
- ↑ USAID
- ↑ IREX
- ↑ "Komisioni i Pavarur i Mediave (Vendim)" (PDF). KPM-IMC. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 qershor 2021. Marrë më 13 nëntor 2021.
- ↑ https://www.radioviciana.com/