Radiotelevizioni i Norvegjisë
Pamja

Radiotelevizioni i Norvegjisë (norvegjisht: Norsk Rikskringkasting, përkth. fpf. Transmetimi Kombëtar Norvegjez), shkurt NRK, është transmetuesi publik radioteleviziv i Norvegjisë i drejtuar nga shteti dhe i ndikuar nga qeveria e saj.
NRK-ja transmeton tre kanale kombëtare televizive dhe trembëdhjetë kanale kombëtare radiofonike në televizion tokësor digjital, radio tokësore digjitale dhe televizion me abonim. Kjo ofron edhe një shërbim përvideo sipas dëshirës në internet dhe transmetimin e podkasteve, si dhe prodhon lajme për internet dhe televizion.
NRK-ja është anëtare themeluese e Bashkimit Evropian të Transmetuesve dhe anëtare e Shoqatës Norvegjeze të Shtypit.
| Ky artikull rreth televizionit është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |