Radja Nainggolan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Radja Nainggolan

Nainggolan në 2018
Të dhënat vetjake
Emri i plotëRadja Nainggolan
Datëlindja (1988-05-04) 4 maj 1988 (35 vjeç)
VendlindjaAntwerp, Belgjikë
Gjatësia1.76 m (5 ft 9 in)[1]
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Bhayangkara)
Numri10
Karriera me të rinjtë
2000–2005Germinal Beerschot
2005–2007Piacenza
Karriera si profesionist*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2006–2010Piacenza71(4)
2010Cagliari (huazim)7(0)
2010–2014Cagliari131(7)
2014Roma (huazim)17(2)
2014–2018Roma138(26)
2018–2021Internazionale33(6)
2019–2020Cagliari (huazim)26(6)
2021Cagliari (huazim)22(1)
2021–2022Royal Antwerp44(3)
2023SPAL10(1)
2023–Bhayangkara1(0)
Karriera ndërkombëtare
2004Belgjika U161(0)
2007Belgjika U192(0)
2008–2009Belgjika U202(0)
2007–2010Belgjika U2113(1)
2009–2018Belgjika30(6)
* Senior club appearances and goals counted for the domestic league only and correct as of 27 prill 2019

Radja Nainggolan (lindur më 4 maj 1988) është një futbollist profesionist belg i cili luan si mesfushor per klubin italian Cagliari në huazim nga Inter.

I quajtur Il Ninxha,[2] ai e shpenzoi shumicën e karrierës si profesionist në Itali, duke përfaqësuar Piacenzën, Cagliarin, Romën dhe Interin, duke zhvilluar rreth 290 ndeshje në Serie A.

Një lojtar ndërkombëtarë belg për tetë vite, Nainggolan luajti 30 herë për shtetin e tij (duke shënuar gjashtë gola) duke e përfaqësuar atë edhe në UEFA Euro 2016.

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nainggolan ka lindur në Antwerp dhe është i biri i Lizy Bogaerts, një belge me origjin flemishe e cila e rriti atë sëbashku me tre gjysëm vëllezërit e tij dhe motrën binjake;[3][4] Babai i tij, Marianus Nainggolan është indonezian nga Bataku dhe anëtar i Kishës së Krishtere Protestante të Batakut.[5] Ai e braktisi familjen kur Radja ishte një fëmijë.[6]

Nëna e tij vdiq në vitin 2010,[7] duke bërë që Nainggolan të bënte tatuazh dy krahë të mëdhaja ëngjëlli në kurriz me datat e lindjes dhe vdekjes së saj.[6][8] Ai u rrit si katolik romak dhe flet rrjedhshëm gjuhën holandeze, angleze dhe italiane, si dhe kupton frëngjisht.[9][10]

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Piacenza[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nainggolan filloi të luajë futboll në moshën pesë vjeçare me Tubantia Borgerhout.[11] Shtatë vite më vonë ai kaloi tek të rinjtë e Germinal Beerschot, ku qëndroi deri në vitin 2005,[12] vit të cilin ai ra në syrin e Alessandro Beltramit dhe kaloi tek klubi i Serie B, Piacenza. Ai debutoi me skuadrën më 28 maj 2006 gjatë një humbje në shtëpi ndaj Arezzo; pas kësaj ai u bë pjesë e përherëshme e skuadrës së parë duke nisur nga sezoni pasardhës.

Gjatë sezonit 2008–09, ai u bë titullar i ekipit juglindor, duke luajtur 38 nga 42 ndeshje në kampionat, duke shënuar edhe tre gola, kontribut i cili i shërbeu ekipit të shmangte rënjen nga kategoria.

Cagliari[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 27 janar 2010, Nainggolan u huazua tek Cagliari me një klauzolë blerjeje.[13] Ai bëri debutimin e tij në Serie A më 7 shkurt, duke luajtur në shtatë minutat e fundit të humbjes 0–3 jashtë fushe ndaj Interit.[14] Pasi zhvilloi shtatë ndeshje (përfshirë edhe ndeshjen ndaj Chievos më 28 shkurt ku ai doli me karton të kuq disa minuta pasi hyri në fushë[15]), klubi lajmëroi se kishte blerë 50% të kartonit të tij në një marrëveshje bashkëpronësie.[16]

Në pjesën e parë të sezonit 2010–11, nën drejtimin e trajnerit Pierpaolo Bisoli, Nainggolan luajti titullar më shpesh për shkak të mungesës së Daniele Contit. Më 31 tetor 2010, ai shënoi golin e parë në elitën e futbollit italian, me një gjuajtje vollej me të djathtën në fitoren 2–0 në shtëpi ndaj Bolonjës.[17] Më 31 janar 2011, Cagliari bleu edhe pjesën e mbetur të kartonit të tij nga Piacenza.[18]

Në fillim të tetor 2013, pas tre sezonesh si titullar i padiskutueshëm,[19] Nainggolan rinovoi kontratën deri në vitin 2016.[20] Paraqitjet e tij me Rossoblutë e bënë atë shumë popullor mes tifozëve, të cilët e emëruan atë në listën e 11 lojtarëve më të mirë në historinë e klubit nga Sardenja.[21]

Roma[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nainggolan duke luajtur me Romën në 2014.

Më 7 janar 2014, Nainggolan u huazua tek klubi tjetër elitar italian Roma deri në fund të sezonit 2013–14 për shumën e 3 milion , me mundësi për të blerë 50% të kartonit në merkaton verore për 6 milion €.[22][23] Ai debutoi dy ditë më vonë, duke luajtur si titullar në një fitore 1–0 në shtëpi ndaj SampdoriasCoppa Italia që kualifikoi ekipin në çerek-finale.[24] Po në të njëjtin kompedicion, Nainggolan kontriboi në eliminimin e Juventusit duke luajtur 90 minuta në ndeshjen e luajtur 12 ditë pas debutimit të tij.[25]

Më 22 shkurt 2014, Nainggolan shënoi golin e parë për ekipin kryeqytetas; goli i tij ishte i vetmi në fitoren 1–0 ndaj Bolonjës.[26] Goli i tij i dytë, i cili erdhi më 19 prill kundër Fiorentinës (i njëjti rezultat), i siguroi Romës kualifikimin për në UEFA Ligën e Kampioneve.[27]

Nainggolan firmosi një kontratë të përhershme me Romën në verën e vitit 2015, për 9 milion €.[28] Një vit më vonë, më 6 korrik, ai rinovoi kontratën deri në qershor 2020,[29][30] dhe në verën pasardhëse e zgjati edhe me një vit tjetër.[31]

Internazionale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 26 qershor 2018, Nainggolan firmosi për Interin për 38 milion € (24 milion € plus shërbimet e Davide Santon and Nicolò Zaniolo, që vlerësoheshin rreth 14 milion €)[32] deri në vitin 2020.[33] Ai shënoi në debutimin e tij me klubin më 1 shtator në një fitoer 3–0 jashtë fushe ndaj Bolonjës.[34]

Më 3 tetor 2018, Nainggolan shënoi golin e barazimit në një fitore 2–1 me përmbysje kundër PSV Eindhoven në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve duke u bërë belgu i parë që shënon për Interin në këtë kompeticion.[35][36]

Më 5 gusht 2019, Nainggolan u huazua te Cagliari për një sezon, duke u rikthyer për herë të parë pas pesë vitesh.[37]

Antwerp[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 10 gusht 2021, Interi njoftoi se kontrata e Nainggolan ishte ndërprerë me pëlqimin e të dy palëve.[38] Katër ditë më pas, ai firmosi një kontratë dy-vjeçare me klubin belg Antwerp.[39] Ai bëri debutimin e tij në Divizionin e Parë Belg më 22 shtator në fitoren 4–2 kundër Genk në shtëpi.[40] Goli i tij i parë me klubin erdhi më 5 dhjetor në transfertën kundër Beerschot; ai i'a dedikoi golin nënës së tij që kishte ndërruar jetë, e cila ishte ofenduar nga tifozët vendas.[41]

Më 17 tetor 2022, Nainggolan u pezullua pa afat nga Antwerp pasi fillimisht ishte arrestuar për shkak se i kishte dhënë makinës me patentë të pezulluar dhe kishte pirë një cigare elektrike në stol në humbjen 3–0 kundër Standard Liége.[42] Dy muaj më pas, ai u largua përfundimisht nga klubi.[43]

SPAL[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 30 janar 2023, pas disa javësh spekullime, Nainggolan u transferua zyrtarisht te ekipi i kategorisë së dytë italiane SPAL, duke u ribashkuar me ish shokun e tij te Roma, Daniele De Rossi, i cili ishte trajneri.[44][45] Ai firmosi një kontratë pesë-mujore me të mundësi rinovimi për një vit në rast se SPAL do tē siguronte ngjitjen në Serie A.[46][47] Gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në klub, Nainggolan luajti 10 ndeshje dhe shënoi një gol, me SPAL-in që ra nga kategoria duke u renditur në vendin e parafundit.[48]

Bhayangkara[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në nëntor 2023, Nainggolan pranoi të transferohej në Indonezi te Bhayangkara si pjesë e përpjekjeve të klubit për të shmangur rënjen nga Liga 1 duke blerë disa lojtar të huaj.[49] Ai debutoi më 17 dhjetor në fitoren 3–0 kundër Persita Tangerang.[50]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nainggolan në aksion me Belgjikën U21 në 2009.

Nainggolan luajti ndeshjen e tij të parë për Belgjikën më 29 maj 2009 kundër KilitKupën Kirin.[51] Goli i tij i parë me Djajtë e Kuq erdhi më 5 mars 2014, në një barazim 2–2 në miqësoren ndaj Bregut të Fildishtë.[27]

Më 13 maj 2014, Nainggolan ishte pjesë e listës paraprake për të luajtur në Kupën e Botës 2014;[52][53] ai megjithatë nuk u përfshi në listën përfundimtare.

Nainggolan ishte një titullar i padiskutueshëm në formacionin e Marc Wilmots gjatë fushatës kualifikueseUEFA Euro 2016,[54] duke shënuar në një barazim jashtë fushe ndaj Bosnje dhe Hercegovinës[55] dhe në një fitore 4–1 ndaj Andorrës, duke ndihmuar ekipin të kualifikohej për në turnament për herë të parë pas 16 vitesh.[56]

Nainggolan u zgjodh në finalet e turnamentit të zhvilluar në Francë.[57] Ai debutoi në turnament më 13 qershor duke luajtur 62 minuta në humbjen 0–2 ndaj Italisë.[58] Pasi u paraqit si zëvëndësues në pjesën e dytë të ndeshjes së dytë të grupeve, një fitore 3–0 ndaj Republikës së Irlandës,[59] ai u rikthye si titullar në ndeshjen e fundit ndaj Suedisë ku dhe shënoi golin e vetëm të ndeshjes në Stade de Nice pas një kundërsulmi duke e dërguar ekipin e tij në fazën me eliminim direkt.[60] Në çerek-finale, ai shënoi brënda 13 minutash duke i dhënë ekipit të tij avantazhin ndaj Uellsit, që në fund e përmbysi ndeshjen me rezultatin 3–1.[61]

Më 26 gusht 2017, në moshën 29 vjeçare, Nainggolan deklaroi pensionimin nga futbolli pasi nuk u zgjodh të ishte pjesë e skuadrës për ndeshjes e rradhës kualifikuese të Kupës së Botës 2018, duke deklaruar se do të përqëndrohej në karrierën e tij me Romën.[62][63] Pavarësisht kësaj, ai u zgjodh nga trajneri i ri Roberto Martínez për miqësoret ndaj Meksikës dhe Japonisë në nëntor,[64] të cilat i humbi për shkak dëmtimi.[65]

Më 21 maj 2018, pasi sërisht nuk u zgjodh për Kupën e Botës 2018 në Rusi, Nainggolan u tërhoq nga futbolli i kombëtareve.[66]

Jashtë fushe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nainggolan ka pirë cigare gjatë kohës së tij si futbollist.[67] Në prag të vitit të ri 2018, ai u bë subjekt i polemikave të forta në Itali pasi postoi një video në Instagram ku ai shihej duke pirë cigare dhe alkool.[68]

Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 26 maj 2019[69][70]
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Piacenza 2005–06 Serie B 1 0 0 0 1 0
2006–07 1 0 0 0 1 0
2007–08 10 0 1 0 11 0
2008–09 38 3 1 0 39 3
2009–10 21 1 1 0 22 1
Gjithsej 71 4 3 0 74 4
Cagliari 2009–10 Serie A 7 0 0 0 7 0
2010–11 36 2 2 0 38 2
2011–12 37 1 2 0 39 1
2012–13 34 2 1 0 35 2
2013–14 17 2 1 0 18 2
Gjithsej 131 7 6 0 137 7
Roma (huazim) 2013–14 Serie A 17 2 3 0 20 2
Roma 2014–15 35 5 2 0 9 0 46 5
2015–16 35 6 0 0 7 0 42 6
2016–17 37 11 4 2 12 1 53 14
2017–18 31 4 0 0 11 2 42 6
Gjithsej 155 28 9 2 39 3 203 33
Inter Milan (huazim) 2018–19 Serie A 29 6 1 0 6 1 36 7
Gjithsej karriera 376 45 19 2 45 4 450 51

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi: [71][72]

Ekipi kombëtari Viti Ndsh Gola
Belgjika 2009 1 0
2011 1 0
2012 1 0
2013 1 0
2014 4 2
2015 9 2
2016 9 2
2017 3 0
2018 1 0
Gjithsej 30 6

Golat me kombëtaren[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

(Rezultatet e Belgjikës të listuar në fillim, kolona e golave tregon rezultatin pas çdo goli të Nainggolan)[71]

Golat ndërkombëtare sipas datës, vendit, ndeshjes, kundërshtari, golit, rezultatit dhe kompedicionit
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1 5 mars 2014 King Baudouin, Bruksel, Belgjikë 5 Stampa:Country data Ivory Coast Bregu i Fildshtë 2–0 2–2 Miqësore
2 13 tetor 2014 Bilino Polje, Zenica, Bosnja dhe Hercegovina 8  Bosnja dhe Hercegovina 1–1 1–1 Kualifikueset e UEFA Euro 2016
3 7 qershor 2015 Stade de France, Paris, Francë 11  Franca 3–0 4–3 Miqësore
4 10 tetor 2015 Estadi Nacional, Andorra la Vella, Andorrë 15  Andorra 1–0 4–1 Kualifikueset e UEFA Euro 2016
5 22 qershor 2016 Stade de Nice, Nice, Francë 22  Suedia 1–0 1–0 UEFA Euro 2016
6 1 korrik 2016 Stade Pierre-Mauroy, Villeneuve-d'Ascq, Francë 24  Uellsi 1–0 1–3 UEFA Euro 2016

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Radja Nainggolan" (në anglisht). A.S. Roma. Arkivuar nga origjinali më 2 tetor 2017. Marrë më 11 korrik 2017.
  2. ^ "Ora il Belgio rivuole il suo Ninja Nainggolan convocato in nazionale" [Now Belgium wants their Ninja Nainggolan back in national team]. L'Unione Sarda (në italisht). 5 dhjetor 2011. Marrë më 27 shkurt 2017.
  3. ^ "Tottenham incar Radja Nainggolan" [Tottenham want Radja Nainggolan] (në indonezisht). Tempo. 12 qershor 2013. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2014. Marrë më 8 janar 2014.
  4. ^ "Radja Nainggolan diincar klub besar Eropa" [Radja Nainggolan drafted by big European club] (në indonezisht). Ganlob. 16 qershor 2013. Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2014. Marrë më 8 janar 2014.
  5. ^ "Radja Nainggolan bangga bermarga Batak" (në indonezisht). Mahasiswa Batak. qershor 2013. Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2014. Marrë më 19 nëntor 2018.
  6. ^ a b "La GdS racconta Nainggolan: cresciuto senza padre, salvato dalla madre" [GdS tregon për Nainggolan: duke u rritur pa një baba, i shpëtuar nga mamaja] (në italisht). Il Vero Milanista. 29 dhjetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2014. Marrë më 19 nëntor 2018.
  7. ^ "Grave lutto per Nainggolan" [Serious mourning for Nainggolan] (në italisht). Tutto Cagliari. 19 tetor 2010. Marrë më 8 janar 2014.
  8. ^ "5 cose da sapere su Radja Nainggolan" [5 gjëra që duhet t'i dini për Radja Nainggolan] (në italisht). Squer. 7 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 9 janar 2014. Marrë më 19 nëntor 2018.
  9. ^ "Radja Nainggolan, serramannese d'adozione" [Radja Nainggolan, serramannese by adoption] (në italisht). A Serramanna. 11 maj 2011. Marrë më 8 janar 2014.
  10. ^ "Sorpresa Nainggolan: 'A Firenze meglio che a Lecce'" [Surprise Nainggolan: 'Better in Florence than Lecce'] (në italisht). Calcio Mercato. 3 dhjetor 2010. Marrë më 8 janar 2014.
  11. ^ "Anversa, a casa di Nainggolan" [Antwerp, at Nainggolan's] (në italisht). La Roma 24. 14 shkurt 2014. Marrë më 27 shkurt 2017.
  12. ^ "«Ho sbagliato un gol fatto col Palermo ci riproverò»" [«Humba një gol të sigurtë me Palermon për të cilën do pendohem»]. La Nuova Sardegna (në italisht). 5 shtator 2012. Arkivuar nga origjinali më 3 dhjetor 2013. Marrë më 27 shkurt 2017.
  13. ^ "Nainggolan: "Vengo per migliorare" – "La Serie A è un sogno"" [Nainggolan: "I come to improve" – "Serie A is a dream"] (në italisht). Cagliari Calcio. 27 janar 2010. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 25 qershor 2015.
  14. ^ "Internazionale 3–0 Cagliari" (në anglisht). ESPN FC. 7 shkurt 2010. Marrë më 17 janar 2012.[lidhje e vdekur]
  15. ^ "Serie A, Chievo-Cagliari 2–1: decidono De Paula e Granoche" [Serie A, Chievo-Cagliari 2–1: De Paula and Granoche settle it] (në italisht). Blitz Quotidiano. 28 shkurt 2010. Marrë më 1 qershor 2017.
  16. ^ "Ufficiale: Il Cagliari esercita il diritto di riscatto per Nainggolan" [Official: Cagliari exercises redeeming right on Nainggolan] (në italisht). Tutto B. 21 qershor 2010. Marrë më 1 qershor 2017.
  17. ^ "Cagliari amara" [Cagliari bag it] (në italisht). Bologna F.C. 31 tetor 2010. Marrë më 1 qershor 2017.
  18. ^ "UFFICIALE: il Cagliari riscatta Nainggolan dal Piacenza" [OFFICIAL: Cagliari redeem Nainggolan from Piacenza] (në italisht). Tutto Mercato Web. 31 janar 2011. Marrë më 1 qershor 2017.
  19. ^ "È Nainggolan il re dei contrasti" [Nainggolan është mbreti i ndërhyrjeve] (në italisht). Cagliari News 24. 29 maj 2013. Marrë më 7 janar 2014.
  20. ^ "Cagliari, Nainggolan: rinnovo e scaramanzia per allontanare le big" [Cagliari, Nainggolan: rinovim dhe fat i mbarë për të larguar të mëdhenjt] (në italisht). Tutto Mercato Web. 5 tetor 2013. Marrë më 7 janar 2014.
  21. ^ "Speciale: Top 11" [Spedciale: Top 11] (në italisht). Cagliari Calcio. Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2017. Marrë më 27 shkurt 2017.
  22. ^ "Radja Nainggolan" (PDF) (në italisht). A.S. Roma. 7 janar 2014. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 janar 2014. Marrë më 7 janar 2014.
  23. ^ "Nainggolan coming to Roma" (në anglisht). UEFA. 7 janar 2014. Marrë më 31 janar 2014.
  24. ^ "Coppa Italia, Roma-Sampdoria 1–0, decide Torosidis: c'è la Juventus nei quarti" [Italian Cup, Roma-Sampdoria 1–0, Torosidis decides it: it's Juventus in last-eight]. La Gazzetta dello Sport (në italisht). 9 janar 2014. Marrë më 13 shkurt 2014.
  25. ^ "Roma-Juventus 1–0: Vendetta servita, Gervinho manda la Lupa in semifinale" [Roma-Juventus 1–0: Revenge served, Gervinho sends She-wolf to semifinals] (në italisht). Goal. 21 janar 2014. Marrë më 13 shkurt 2014.
  26. ^ "Nainggolan's first Roma goal sinks Bologna" (në anglisht). Reuters. 22 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 5 maj 2014. Marrë më 22 prill 2014.
  27. ^ a b "World Cup watch: Lionel Messi, Radamel Falcao & Carlos Tevez" (në anglisht). BBC Sport. 21 prill 2014. Marrë më 22 prill 2014.
  28. ^ "Operazioni di mercato – Radja Nainggolan" [Transfer market – Radja Nainggolan] (PDF) (në italisht). A.S. Roma. 24 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2 korrik 2015. Marrë më 25 qershor 2015.
  29. ^ "Nainggolan: 'Staying at Roma'" (në anglisht). Football Italia. 6 korrik 2016. Marrë më 6 korrik 2016.
  30. ^ "Chelsea target Radja Nainggolan staying at Roma" (në anglisht). Sky Sports. 6 korrik 2016. Marrë më 7 korrik 2016.
  31. ^ "Nainggolan signs new long-term contract" (në anglisht). A.S. Roma. 27 korrik 2017. Marrë më 1 gusht 2017.
  32. ^ "Radja Nainggolan: Roma midfielder joins Inter in £33m swap deal" (në anglisht). BBC Sport. 26 qershor 2018. Marrë më 19 qershor 2018.
  33. ^ "#WelcomeNinja: Nainggolan è nerazzurro!". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 26 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali më 26 qershor 2018. Marrë më 26 qershor 2018.
  34. ^ "Nainggolan's goal on debut paves way for Inter's first win". The Washington Post (në anglisht). 1 shtator 2018. Arkivuar nga origjinali më 2 shtator 2018. Marrë më 1 shtator 2018.
  35. ^ Matt Dorman (3 tetor 2018). "PSV 1 Inter 2: Nainggolan, Icardi complete another comeback" (në anglisht). Goal. Arkivuar nga origjinali më 4 tetor 2018. Marrë më 4 tetor 2018.
  36. ^ "PSV 1–2 Inter, all you need to know". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 4 tetor 2018. Arkivuar nga origjinali më 4 tetor 2018. Marrë më 4 tetor 2018.
  37. ^ "Zyrtare: Radja Nainggolan largohet nga Interi dhe rikthehet në Cagliari". Telegrafi.com. 5 gusht 2019. Marrë më 8 gusht 2019.
  38. ^ "Radja Nainggolan contract terminated by mutual consent". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 10 gusht 2021. Marrë më 15 gusht 2021.
  39. ^ "Welkom op de Bosuil, Radja Nainggolan" (në holandisht). Royal Antwerp. 14 gusht 2021. Marrë më 15 gusht 2021.
  40. ^ David Van den Broeck (22 shtator 2021). "Antwerp wervelt nog eens voor eigen publiek en wint overtuigend van Genk". Het Nieuwsblad (në holandisht). Marrë më 1 dhjetor 2021.
  41. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Kiel
  42. ^ "Antwerp suspend Nainggolan indefinitely over general misconduct" (në anglisht). CNA. 18 tetor 2022. Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2022. Marrë më 18 tetor 2022.
  43. ^ "La fin du Ninja: les chemins de l'Antwerp et de Radja Nainggolan se séparent" (në frëngjisht). Sport Magazine. 21 dhjetor 2022. Marrë më 2 janar 2023.
  44. ^ "Radja Nainggolan is biancazzurro!" (në anglisht). S.P.A.L. 30 janar 2023. Marrë më 3 shkurt 2023.
  45. ^ Cédric Lizin (30 janar 2023). "Radja Nainggolan va tenter de rebondir à la Spal, en Serie B italienne" (në frëngjisht). RTBF. Marrë më 30 janar 2023.
  46. ^ "Officieel: Radja Nainggolan schiet boezemvriend te hulp en tekent bij Italiaanse tweedeklasser" (në holandisht). Sporza. 30 janar 2023. Marrë më 30 janar 2023.
  47. ^ Gabriele Conflitti (30 janar 2023). "Nainggolan alla SPAL: arriva l'annuncio ufficiale" (në italisht). Goal.com. Marrë më 30 janar 2023.
  48. ^ Gianluca Scaduto (14 maj 2023). "Benevento e Spal: i perché della retrocessione in C". Tuttosport (në italisht). Marrë më 29 nëntor 2023.
  49. ^ Abdul Rohman (29 nëntor 2023). "RESMI – Bhayangkara FC Konfirmasi Kedatangan Radja Nainggolan". Bola (në indonezisht). Marrë më 29 nëntor 2023.
  50. ^ "Radja Nainggolan Debut di Liga 1: Cannon Ball dan Nyaris Blunder" (në indonezisht). CNN Indonesia. 17 dhjetor 2023. Marrë më 20 dhjetor 2023.
  51. ^ "Kirin Cup: De Laet, Kitoko et Nainggolan aussi" [Kupa Kirin: De Laet, gjithashtu Kitoko dhe Nainggolan] (në frëngjisht). DH. 27 maj 2009. Marrë më 17 janar 2012.
  52. ^ "World Cup squad announcement – Belgium" (në anglisht). Twitter. 13 maj 2014. Marrë më 13 maj 2014.
  53. ^ "Januzaj makes Belgium provisional World Cup squad" (në anglisht). Goal. 13 maj 2014. Marrë më 4 qershor 2014.
  54. ^ "Nainggolan, Januzaj, Batshuayi and other tricky questions for Wilmots" (në anglisht). Belgo Foot. 19 mars 2015. Marrë më 15 tetor 2015.
  55. ^ "Belgium make point at Bosnia and Herzegovina" (në anglisht). UEFA. 13 tetor 2014. Marrë më 15 tetor 2015.
  56. ^ "Belgium stroll past Andorra to qualify" (në anglisht). UEFA. 10 tetor 2015. Marrë më 15 tetor 2015.
  57. ^ "Marc Wilmots unveils Belgium squad for Euro 2016" (në anglisht). Sky Sports. 31 maj 2016. Marrë më 13 qershor 2016.
  58. ^ "Impressive Italy leave Belgium floored" (në anglisht). UEFA. 13 qershor 2016. Marrë më 13 qershor 2016.
  59. ^ "Romelu Lukaku scores twice as Belgium beat Rep of Ireland" (në anglisht). ESPN FC. 18 qershor 2016. Marrë më 22 qershor 2016.
  60. ^ "Belgium send Sweden and Zlatan Ibrahimovic packing from Euro 2016" (në anglisht). ESPN FC. 22 qershor 2016. Marrë më 22 qershor 2016.
  61. ^ "Wales shock Belgium to reach semifinals at Euro 2016" (në anglisht). ESPN FC. 1 korrik 2016. Marrë më 1 korrik 2016.
  62. ^ "Nainggolan: 'I quit Belgium!'" (në anglisht). Football Italia. 26 gusht 2017. Marrë më 1 tetor 2017.
  63. ^ Chiara Zucchelli (26 gusht 2017). "Nainggolan lascia il Belgio con polemica: "Ora solo la Roma"" [Nainggolan largohet nga Belgjika me polemika: "Tani vetëm Roma"]. La Gazzetta dello Sport (në italisht). Marrë më 1 tetor 2017.
  64. ^ "Belgium call up Adnan Januzaj, Radja Nainggolan for Mexico, Japan games" (në anglisht). ESPN FC. 3 nëntor 2017. Marrë më 14 nëntor 2017.
  65. ^ "Official: Nainggolan out of Belgium squad" (në anglisht). Football Italia. 10 dhjetor 2017. Marrë më 14 dhjetor 2017.
  66. ^ "Radja Nainggolan left out of Belgium World Cup squad" (në anglisht). Sky Sports. 21 maj 2018. Marrë më 21 maj 2018.
  67. ^ "Nainggolan has a room with a balcony so he can smoke – Wilmots" (në anglisht). FourFourTwo. 24 qershor 2016. Marrë më 2 shkurt 2018.
  68. ^ "Nainggolan ubriaco in un video, bestemmia e fuma sigarette" [Nainggolan drunk in video, curses and smokes cigarettes]. La Stampa (në italisht). 1 janar 2018. Arkivuar nga origjinali më 28 qershor 2018. Marrë më 27 qershor 2018.
  69. ^ "R. Nainggolan" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 26 mars 2015.
  70. ^ "Radja Nainggolan" (në anglisht). Football Database. Marrë më 8 prill 2015.
  71. ^ a b "Radja Nainggolan" (në frëngjisht). Federata Mbretërore Belge e Futbollit. Marrë më 23 qershor 2016.
  72. ^ "Radja Nainggolan" (në anglisht). EU-Footbal.info. Marrë më 3 shtator 2015.
  73. ^ "Oscar del Calcio, dominio Juve. Buffon: "Donnarumma ha doti da grande"" [Serie A Oscars, Juve dominate. Buffon: "Donnarumma has the characteristics to be great"]. La Gazzetta dello Sport (në italisht). 14 dhjetor 2015. Marrë më 14 dhjetor 2015.
  74. ^ "Gran Galà del calcio, la Juventus fa incetta di premi" [Great Gala of football, Juventus pile up awards]. Il Corriere della Sera (në italisht). 31 janar 2017. Marrë më 31 janar 2017.
  75. ^ "Buffon named best player" (në anglisht). Football Italia. 27 nëntor 2017. Marrë më 28 nëntor 2017.
  76. ^ "Nainggolan voted Player of the Season" (në anglisht). A.S. Roma. 15 qershor 2017. Marrë më 7 dhjetor 2017.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]