Rafael Márquez

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rafael Márquez
Të dhënat vetjake
Emri i plotëRafael Márquez Alvarez
Datëlindja (1979-02-13) 13 shkurt 1979 (45 vjeç)
VendlindjaZamora, Michoacán, Meksika
Gjatësia1.82 m (6 ft 0 in)
PozicioniMbrojtës, Mesushor-Mbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
León
Numri3
Karriera me të rinjtë
Atlas
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1996–1999Atlas77(6)
1999–2003Monaco87(5)
2003–2010Barcelona163(9)
2010–2012New York Red Bulls44(1)
2012–2014León40(1)
Karriera ndërkombëtare
1999Meksika U204(2)
1997–2018Meksika146(19)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 29 korrik 2013

Rafael Márquez (i lindur më 13 shkurt 1979) është një futbollist meksikan i cili luan aktualisht për skuadrën Club LeónLiga MX. Ai mund të luaj si qëndër–mbrojtës ose si mesfushor–mbrojtës.

Ai ka shpenzuar më shumë se 1 dekadë duke luajtur në Francë dhe Spanjë. Ai ka fituar shumë tituj me Monacon dhe Barcelonën. Pasi fitoi Champions Leaguen me Barcelonën në vitin 2006, ai u bë meksikani i parë në histori që fiton këtë trofe.

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Atlas[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Márquez filloi karrierën e tij tek klubi meksikan Altas, ku debutoi në vitin 1996 kur ishte vetëm 17 vjeç. Márquez u rrit për nga rëndësia si lojtar me Altasin, ai luajti 77 ndeshje dhe shënoi 6 Gola. Në vitin 1999, skuadra e tij arriti në finale të turnamentit Verano 1999, ata u mundën me penallti nga skuadra e Deportivo Toluca.

Monaco[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1999, Márquez u transferua tek Monaco për 7 Milion . Monaco kishte dërguar vëzhgues për të parë atë dhe Pablo Contrerasin gjatë turnamentit të Copa América. Pasi e panë Márquezin duke luajtur, ata i blenë të dy lojtarët. Në sezonin e parë, Monaco u bë kampione e Ligue 1. Në vitin 2003, Márquez u ble nga gjigjandët e Barcelonës.

Barcelona[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në sezonin e parë me Barcelonën, Márquez luajti 21 ndeshje, me skuadrën që e mbylli sezonin në vendin e dytë. Gjatë sezonit të dytë, ai lëvizi nga qëndra e mbrojtjes në pozicionin e tij natyral (mesfushor–mbrojtës) për shkak të dëmtimeve të Thiago Motta, Edmílson dhe Gerard López. Atë vit, Barcelona fitoi titullin e 17 në histori, ajo e fitoi më 14 maj 2005 pas barazimit 1–1 kundër Levantes. Pas një dëmtimi në gjurin e tij të majtë, ai u kthye pas një muaji për të luajtur kundër Milanit në ndeshjen e parë të gjysmës–finales së Champions LeaguesSan Siro, Barcelona fitoi me rezultatin 0–1.