Raffaele De Angelis
Raffaele De Angelis | |
|---|---|
| Lindi | 24 tetor, 1979 Kastrovillari, Itali |
| Kombësia | shqiptar |
| Profesioni | Peshkop |
Raffaele De Angelis (Kastrovillari, Kalabri, 24 tetor 1979) është një peshkop katolik arbëresh i ritit lindor, peshkopi i Horës së Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi italisht), dioqezë të Kishës Arbëreshe në Siçili të Italisë, që më 30 gusht 2025.
Jetëshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Raffaele De Angelis lindi më 24 tetor 1979, në Kastrovillari, në krahinën e Kozencës, nga një familje arbëreshe nga Firmoza dhe Ferma (CS), që i përkisnin Eparkisë së Ungrës.
Arsimi dhe Shërbesa Priftërore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]I pranuar në Kolegjin "Grek", ose "Bizantin", të Shën Athanasit në Romë, përfundoi studimet e tij filozofike dhe teologjike në Universitetin Papnor Gregorian.
Mori shugurimin priftëror në ritin bizantin më 5 nëntor 2006, në Kishën e Shën Gjon Pagëzorit në Firmoza (Eparkia e Ungrës), me vënien e duarve nga peshkopi Erkole Lupinacci[1].
Mbajti katedrën e Teologjisë Morale në Institutin e Shkencave Fetare "San Francesco di Sales" të Arkidioqezës Metropolitane të Kozencës në Rende, e cila është e lidhur me Fakultetin Teologjik Papnor të Italisë Jugore.
Ai flet rrjedhshëm shqipen, në varjantin arbërishte, dhe italishten, dhe gjithashtu përdor greqishten e vjetër në liturgjin, sipas traditës së Kishës Arbëreshe (Krishtërimi Lindor).
Shërbesa Episkopale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 30 gusht 2025, Papa Leoni XIV e emëroi peshkop i Horës së Arbëreshëvet; ai pasoi Giorgio Demetrio Gallaron, i emëruar më parë Sekretar i Kongregacionit për Kishat Lindore.[2] Mori shugurimin episkopal më 8 nëntor 2025, në Kryekishën/Katedralen e Ungrës, nga Donato Oliverio, peshkop i Ungrës. Bashkë-shugurues ishin Kardinali Francesco Montenegro, Kryepeshkop Emeritus i Agrigentos dhe Administrator Apostolik i Horës së Arbëreshëvet, dhe Ipeshkvi Manuel Nin, Eksark Apostolik i Greqisë.
Më 16 nëntor 2025, në Katedralen e Shën Dhimitrit të Horës së Arbëreshëvet, mori në zotërim kanonik Eparkinë e Horës së Arbëreshëvet, në praninë e Shkëlqesisë së Tij kardinalit Francesco Montenegro, peshkopit Donato Oliverio nga Ungra, peshkopit Asti Bakallbashi, mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Shkëlqesia e Tij Polikarpi, Kryepeshkopi i Mitropolit të ri Orthodhoks të Italisë dhe Maltës, përfaqësues të Abacisë Territoriale të Grottaferratës, një delegacion i madh i peshkopëve të Siçilisë, kryebashkiaku Rruzarjë Peta e Horës së Arbëreshëvet dhe kryebashkiaku Annalisa Milione e Firmozës, dhe një asamble e madhe besimtarësh nga rrethet italo-shqiptare.
Më 23 nëntor, të dielën e parë më pas, ai do të kremtojë solemnisht liturgjinë hyjnore në bashkëkatedralen e Shën Kollit së Arbëreshëve në Marturanë të Palermës të Eparkisë së Horës t'Arbëreshëvet.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Jemi, staff. "Ordinazione sacerdotale di Raffaele De Angelis". www.jemi.it (në italisht). Marrë më 2025-11-15.
- ↑ "Rinunce e nomine". press.vatican.va. Marrë më 2025-11-15.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)