Rahim Azemi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Rahim Azemi - Është një sociolog shqiptar nga Stançiqi, Komuna e Gjilanit, Republika e Kosovës.

Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Ka lindur më 15/ 11/ 1952, në fshatin StançiqKaradakut. Në Gjilani kreu shkollën fillore e të mesme ai jeton edhe sot ai. Rahimi pas migrimit nga fshat në qytet, filloi arsimimin fillor dhe të mesëm i kreu në Gjilan. Edukimin Universitar e ka regjistruar Fakultetin Filozofik, dega e Pedagogjisë, pas semestrit të tetë, sudimet i ka vazhduar në Fakultetin Sociologji-FiloZofi, ku ka diplomuar. Rahimi ka filluar të punoi si profesor i Filoofisë dhe Sociologjisë më njëherë pas diplomimit u punësua në shkollat e mesme të Gjilanit [1] [2].

Edukimi dhe puna[redakto | redakto tekstin burimor]

Rahim Azemi, pedagog, sociolog, publicist Fillimisht me ditar arriti të jetë një pedagog i mirë për karrierën e tij, që nga viti 1983, merret me veprimtari të ndryshme në fushën e tij profesionale sociolgjike, pedagogjike dhe psikologjike, si dhe duke marr pjesë me punime të ndryshme dhe forma tjera, tribuna kulturore arsimore, organizimin e seminareve, tribuna. Profesor Azemi për shumë vIte ka arritur rezultate të mira në fushën e edukimit të gjeneratave të reja, duke u vlerësuar për disa vite rresht punëtorë më i mirë, sidomos paralelja e tij si kujdestar më i mirë në nivel komunal. më 1989, shpallët profesori më i mirë në Kosovë. Veprimtaria arsimore dhe politike i ra në sy edhe ish regjimit serb të Milosheviqit, kur edhe në mars të '89-të, u arrestua dhe u burgos në rradhët e 238 intelektualëve shqiptarë të Kosovës, nga regjimi serb si njerëz të rrezikshëm, masa këto të aplikuara vetëm ndaj shqiptarëve. Pastaj i kishte ndëshkuar dhe internuar në burgjet jashtë Kosovës, izolim ky për shkaqe politike, të cilët më pas i dërgoi nëpër burgjet e Serbisë; të Leskovcit, Vranjës e Shabacit, për të atë rast ai, ka shkruar librin "Letra papërgjegje"(Letra, promemorie). Ishte pedagog në ShMM "Asllan Elezi', si edhe drejtor për një mandat i kësaj qendre arsimore, që ka nxjerr gjenerata të mira të profileve mjekësore që nga vitet e '90-ta. Më 1995, zgjidhet anëtar i kryesisë së Shoqatës së Filozofëve dhe Sociologëve të Kosovës (SHFSK). Profesore në Gjimnazin "Zenel Hajdini" të Gjilanit, ku edhe u penësionua[3] më 2018[4].[5].

Veprimtaria profesionale dhe politike[redakto | redakto tekstin burimor]

Sociologu Rahim Azemi profesor nga Gjilani, njëri nga të izoluarit në listën e intelektualëve të izoluar me 1989, merr përsipër të ofroi dhe të kërkojë zgjedhje të algoritmit përmes këtij vëllimi të titulluar “Letra pa përgjigje”[6], probleme me të cilat është përballur në ditët që po zënë vend në dramën e një populli në vorbullën e tij. Rahim Azemi është njëri nga 238 intelektualët shqiptarë të Kosovës të cilët regjimi serb në mars të vitit 1989 i kishte izoluar për shkaqe politike duke i dërguar në burgjet e Serbisë, në Leskovc, Vrajë, Shabac etj, në vitin 1989 është shpallur si profesori më i mirë në Kosovë, drejtor në shkollën e Mjekësisë në Gjilan[7]. Pas botimit të një varg punimeve e shkrimeve në të përditshmën,"EPOKA E RE", dhe mediat tjera elektronike dhe të shkruara, ka botuar edhe librinë tjetër, Monografia për Adem Stançiqin. Autori shtjellon çështje e tematika të një epoke sfiduese për etninë. Azemi në këtë libër pasqyron një varg problemesh që i kanë dhënë vulë dhe kahe periudhës kur ka jetuar dhe vepruar ai. Rahim Azemi, sociolog, veprimtar, ish i burgosur politik gjatë izolimit të qindra intelektualëve shqiptarë, ka thënë se ''"ka punuar në këtë libër në një periudhë të gjatë kohore, ndërsa interesimi i tij për të bërë një libër kushtuar këtij veprimtari daton që nga viti 1974 kur Rahimi ishte student në UP, duke vjelur materialin e duhur faktografik, për të nxjerr së fundmi një libër të kompletuar në aspektin shkencor''.[8]

Veprat[redakto | redakto tekstin burimor]

  • “Letrat pa përgjigje”,botoi "Fakti", Shkup
  • Libri i dytë: “Adem Stançiqi-profili socio psikologjik”,

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Portreti i veteranit te arsimit pedagogut dhe sociologut Rahim Azemit
  2. ^ 2lonline.com Nijazi Ramadani
  3. ^ [1]
  4. ^ 2lonline.com Nijazi Ramadani
  5. ^ [2]
  6. ^ Letra:ndodhitë e ndryshme nëpër kancelaritë e UDB-së, bastisjet, si forma të kërkimit të literaturës “armiqësore”, që konsideroheshin edhe punimet e tij hulumutuese sociologjike, që e përshpejtonin ndjekjen, ku edhe vetë ai paraqitet si vëzhgues i ngjarjeve dramatike që kishin katandisur Kosovën dhe hapësirën shqiptare dhe atë joserbe. papergjegje
  7. ^ Rahim Azemi [3]
  8. ^ Doli-nga-shtypi-libri-adem-stanciqi-i-rahim-azemt/


Lidhje tjera[redakto | redakto tekstin burimor]

Stub biografi.png Ky artikull nga Biografia është një faqe cung me një përmbajtje jo të mjaftueshme. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar.