Rainer Zitelmann

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rainer Zitelmann, 2019

Rainer Zitelmann (14 qershor 1957, Frankfurt mbi Main) është një historian, sociolog dhe sipërmarrës gjerman.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rainer Zitelmann lindi në Frankfurt të Gjermanisë në vitin 1957, djali i autorit dhe teologut Arnulf Zitelmann. Në shkollë ishte maoist. Nga viti 1978 deri në vitin 1986, ai studioi Histori dhe Shkenca Politike në Universitetin Teknik të Darmstadt (ku dha Provimin e Parë Shtetëror, në vitin 1983, dhe u vlerësua me gradën “I dalluar”. Më pas, në vitin 1987, ai dha provimin e dytë shtetëror post-graduate në Mësimdhënie, ku gjithashtu mori vletësimin "I dalluar".) Në vitin 1986, Zitelmann u diplomua në Universitetin Teknik të Darmstadt dhe iu dha titulli Dr. phil. (summa cum laude), nën mbikëqyrjen e profesor Karl Otmar von Aretin. Disertacioni i tij u botua si libër (gjermanisht: Hitler. Selbstverständnis eines Revolutionärs; anglisht: Hitler's National Socialism). Midis viteve 1987 dhe 1992, Zitelmann punoi në Free University të Berlinit. Nga viti 1992 deri në vitin 1993, ai shërbeu si redaktor letrar dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të shtëpisë botuese Ullstein und Propyläen, e cila ishte shtëpia e tretë botuese më e madhe në Gjermani në atë kohë. Më pas, ai u transferua në gazetën kryesore të përditshme gjermane, Die Welt, ku drejtoi shumë seksione, përpara se të bëhej kreu i seksionit për pasuritë e paluajtshme. Në vitin 2000, ai themeloi kompaninë Dr.ZitelmannPB.GmbH, të cilën vazhdoi ta drejtojë të pozicionuar si një nga konsulencat kryesore të komunikimit për industrinë gjermane të pasurive të paluajtshme. Në vitin 2016, ai ia shiti kompaninë drejtuesve menaxherialë. Zitelmann ishte një investitor i suksesshëm i pasurive të paluajtshme. Ai bleu prona banimi të dhëna me qira shumë lirë, nga viti 1999 deri në vitin 2009, dhe e shiti shumicën e tyre nga viti 2015 e në vazhdim. Pikërisht me këto investime ai u bë i pasur. Në vitin 2016, nën mbikëqyrjen e profesor Wolfgang Lauterbach të Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Sociale të Universitetit të Potsdamit, Zitelmann mori doktoraturën e dytë për disertacionin e tij mbi psikologjinë e super të pasurve dhe iu dha titulli Dr. rer. pol. (Magna cum Laude). Studimi i tij u botua në anglisht si: The Wealth Elite (Elita e pasurisë), në vitin 2018. Zitelmann shkruan për shumë media të mëdha evropiane dhe amerikane, duke përfshirë gazetat si: Die Welt, FAZ, Focus (Gjermani), Neue Zürcher Zeitung (Zvicër), City AM (MB), Forbes, Washington Examiner, National Interest (ShBA), Linkiesta (Itali), Le Point (Francë), si dhe media në Argjentinë, Brazil, Kili, Kore, Vietnam dhe Kinë. Fokusi kryesor i kontributeve të tij janë mbrojtja e kapitalizmit dhe temat mbi kërkimet në pasurim.

Botime Shkencore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Botime Historike: Nacional-Socializmi i Hitlerit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në disertacionin e tij të parë, Zitelmann analizoi një gamë të gjerë burimesh gjithëpërfshirëse, për të rindërtuar konceptet dhe objektivat e Hitlerit; në veçanti, politikat e tij sociale, ekonomike dhe nacionale. Një gjetje e hulumtimit të Zitelmann ishte se Hitleri kishte reflektuar më gjerësisht mbi çështjet e politikave sociale dhe ekonomike dhe kishte vërtetuar se motivet antikapitaliste dhe social-revolucionare luajtën një rol më të madh në botëkuptimin e tij, sesa ishte supozuar më parë, dhe se Hitleri e shihte veten si një revolucionar. Libri është bërë recension në shumë revista ndërkombëtare. Në “Journal of Modern History”, Klemens von Klemperer shkroi: “Zitelmann ka vendosur të përmbahet mbi gjykime morale; por studimi i tij i përpiktë dhe i përgjegjshme flet gjithnjë e më shumë. Libri i tij përbën një moment historik në të kuptuarit tonë të Adolf Hitlerit.” Pas botimit të disertacionit të tij, Zitelmann vazhdoi të botojë një seri librash mbi historinë e Gjermanisë në shekullin e njëzetë e një.

Botimet Sociologjike: Elita e Pasurisë analizon psikologjinë kundër të pasurve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2017, studimi i Zitelmann mbi individët me vlerë jashtëzakonisht të lartë neto, me pasuri në dhjetëra dhe qindra milionë, u botua si: The Wealth Elite ( Elita e Pasurisë): Një Studim inovativ i Psikologjisë së Super të Pasurve. Libri u bazua në intervista të gjera me 45 individë të pasur. Studimi mori formën e një kërkimi cilësor në shkenca sociale, pasi nuk ka grupe mjaft të mëdha përfaqësuese për një studim sasior të super të pasurve. Shumica e të intervistuarve të studimit ishin multimilionerë të vetbërë. Studimi tregon se një pjesë e lartë e super të pasurve ishin të angazhuar në aktivitete sipërmarrëse që në ditët e tyre të shkollës dhe/ose universitetit. Arritjet e tyre arsimore nuk luajtën një rol vendimtar në nivelin e pasurisë që kishin arritur. Kuartili i sipërm i të intervistuarve, madje, kishte më shumë anëtarë pa diplomë universitare, se sa kuartili i poshtëm. Në vendimmarrjen e tyre, të intervistuarit super të pasur të Zitelmann-it prireshin të vepronin në mënyrë intuitive, në vend që të udhëhiqeshin nga analiza. Studimi zbuloi se njohuritë e nënkuptuara, të fituara si rezultat i përvojave të të mësuarit të nënkuptuar – shpesh jo-formale – luajtën një rol shumë më të rëndësishëm, se sa arsimi akademik. Të gjithë të intervistuarit përfunduan një test personaliteti, të quajtur Big Five. Kjo zbuloi se përgjegjshmëria ishte një tipar veçanërisht i fortë dhe neurotizmi një tipar veçanërisht i dobët. Kjo korrespondon me gjetjet e hulumtimeve të mëparshme. Në të kundërt, kërkimet deri më tani kanë nënvlerësuar rolin e aftësive të shitjes në suksesin financiar të super të pasurve. Vetë të intervistuarit e vlerësuan jashtëzakonisht shumë rëndësinë e aftësive të shitjes. Shumica e të intervistuarve të pasur kishin kapërcyer pengesa dhe kriza të konsiderueshme, ndërsa ndërtonin pasurinë e tyre – dhe nga intervistat doli se ka shumë ngjashmëri në mënyrën se si ata i trajtojnë disfatat dhe pengesat. Një nga gjetjet kryesore të studimit është se shumë njerëz të vetbërë janë jo-konformistë, të cilët kanë notuar vazhdimisht kundër rrjjedhës së opinionit mbizotërues dhe kanë qenë në gjendje të ndërtojnë pasurinë e tyre si të kundërt. Studimi tërhoqi vëmendje të madhe në mbarë botën dhe u botua në shumë gjuhë. Gazeta Financial Times shkroi: “Studimi i Rainer Zitelmann për psikologjinë e super të pasurve është një projekt ambicioz. Pak mund të jenë më të kualifikuar për këtë se Dr Zitelmann – historian, sociolog, gazetar, biznesmen dhe investitor. Nuk ka pasur asnjë studim të 3 krahasueshëm dhe libri përbēn një lexim bindës për të gjithë ata që kanë nevojë të kuptojnë karakteristikat dhe motivimet e sipërmarrësve të pasur. Këta njerëz nxisin rritjen ekonomike, mbështesin inovacionin, krijojnë vende pune dhe financojnë projekte filantropike. Pra, pse një studim i tillë nuk është bërë kurrë më parë? Është e vështirë të qasesh tek këta njerëz dhe të hartosh pyetësorë që gjenerojnë përgjigje kuptimplote.”

Botime Sociologjike: Stereotipet dhe paragjykimet ndaj të pasurve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2020 u botua libri i Zitelmann “The Rich in Public Opinion (Të pasurit në opinionin publik), në të cilin Zitelmann kritikon faktin se ky hulumtim akademik i paragjykimeve deri më tani ka neglizhuar të eksplorojë paragjykimet kundër një pakice të veçantë: të pasurve. Libri i tij bazohet në një sondazh ndërkombëtar, të kryer nga Instituti Allensbach dhe Ipsos Mori në Gjermani, Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe dhe Francë. Në bazë të pyetësorit, të anketuarit u caktuan në një nga tre grupet, si: "ziliqarë socialë", "jo-ziliqarë" dhe "ambivalentë". Zitelmann llogarit një Koeficient të Zilisë Sociale, i cili tregon raportin e ziliqarëve shoqërorë ndaj atyre që nuk kanë zili, në çdo vend të caktuar. Një vlerë prej 1.0 do të tregonte se numri i ziliqarëve dhe jo-ziliqarëve është i barabartë. Një vlerë më e vogël se 1.0 tregon se numri i atyre që nuk kanë zili e tejkalon numrin e ziliqarëve socialë. Prandaj, zilia sociale është më e lartë: në Francë me 1.26, e ndjekur nga Gjermania me 0.97. Zilia sociale është dukshëm më e ulët në Shtetet e Bashkuara (0.42) dhe Britaninë e Madhe (0.37). Saktësia e dallimit të këtyre tre grupeve mund të shihet, mbi të gjitha, në përgjigjet qartësisht divergjente të ofruara nga ziliqarët dhe jo-ziliqarët, në dhjetëra pyetje të tjera të sondazhit. Pas publikimit të studimit të tij, Zitelmann bëri sondazhe të mëtejshme në vende të tjera dhe i publikoi rezultatet në vitin 2021, në një artikull për Çështjet Ekonomike: "Qëndrimi ndaj pasurisë në shtatë vende: Koeficienti i Zilisë Sociale dhe Indeksi i Ndjesisë së Pasurisë".

Shkrimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zitelmann ka shkruar dhe botuar gjithsej 26 libra. Librat e mëposhtëm janë në dispozicion të lexuesit në gjuhën angleze:


• The Nazi Elite, New York University Press, New York, 1993, ISBN 978-0-81477-950-7.

• Hitler: The Policies of Seduction, Allison & Busby, London, 2000, ISBN 978-1-90280-903-8.

• (Expanded edition 2022: Hitler’s National Socialism, Management Books 2000, Gloucestershire, 2022, ISBN: 978-1-85252-790-7

• Dare to be Different and Grow Rich, Indus Source Books, Mumbai 2012, ISBN 978-8-18856-937-3.

• The Wealth Elite: A groundbreaking study of the psychology of the super rich, Lid Publishing, London and New York 2018, ISBN 978-1- 91149-868-1.

• The Power of Capitalism: A Journey Through Recent History Across Five Continents, Lid Publishing, London and New York 2018, ISBN 978- 1-91255-500-0.

• Dare to be Different and Grow Rich: The Secrets of Self-Made People, Lis Publishing, London and New York 2019, ISBN 978-1-91255-567-3.

• The Art of a Successful Life: The Wisdom of the Ages from Confucius to Steve Jobs., Lid Publishing, London and New York 2020, ISBN 978- 1-91255-567-3.

• The Rich in Public Opinion: What We Think When We Think about Wealth, Cato Institute, Washington 2020, ISBN 978-1-94864-767-0

• How People Become Famous: Geniuses of Self-Marketing from Albert Einstein to Kim Kardashian. Management Books 2000. Gloucestershire, 2021, ISBN 978-1-85252-789-1


Faqja e internetit me biografinë e detajuar të Zitelmann[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

https://www.rainer-zitelmann.com/