Rapsodi ushtore
Rapsodi ushtore është libër, nga Kolec Traboini. Në punën e tij si gazetar e drejtues i gazetës "Egnatia", autori krijoi në zhanre të ndryshme të publicistikës, si artikuj, analiza, pamflete, por një vend të rëndësishëm do të zinin edhe fejtonet, alegoritë, satirat si në prozë ashtu edhe në vargje. Këto të fundit do të përbënin materialin letrar për krijim e librit "Rapsodi ushtore", ndarë në dy libra, pjesa e parë poema ironike "Kreshnikët e demokracisë" dhe e dyta proza satirike "Vrimat e Saçit". Në këtë libër në format xhepi, satirizohen veprimet e papërgjegjëshme të politikanëve të vjetër e të rinj që dolën në skenen e historisë me makinacione e prapaskena që e kanë burimin tek psikologjia e ruajtjes së pushtetit me çdo kusht prej atyre që kishin kaluar nëpër shtratin e Prokustit të ideologjisë komuniste. Për mbrapshtitë e veta në politikë dhe ekonomi, në këtë libër, e gjejnë vehten rreth 50 persona të politikës shqiptare, që lëvrijnë gjallnueshem e të përqeshur në "Rapsodinë ushtore" të vitit 1995 për meritat e veçanta që kanë për gatimin në mënyrë aq të përvajtueshme të Kacamakut tonë Kombëtar, çfarë ngjarjet e mëvoneshme tashmë e kanë vertetuar katërcipërisht.