Raul Albiol

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
GA candidate.svg
Ky artikull është propozuar për tu shpallur artikull i mirë. Një artikull i mirë duhet të ketë një shtjellim të pëlqyeshëm të temës me paanësi, burime të shumta serioze dhe një formatim të saktë nga ana teknike në lidhje me kategoritë, lidhjet e materialet multimediale. Ju lutemi, ndihuni të lirë dhe komentoni.


Raúl Albiol
Raúl Albiol 2009.jpg
Albiol më kombëtaren spanjolle në 2009
Të dhënat personale
Emri i plotëRaúl Albiol Tortajada
Data e lindjes (1985-09-04) 4 Shtator 1985 (34 vjeç)
Vendi i lindjesVilamarxant, Spanjë
Gjatësia1,90 m (6 ft 3 in)
PozicioniMbrojtës
Informacionet për klubin
Klubi aktualVillarreal
Karriera në rini
1994–1996Ribarroja
1996–1997Vilamarxant
1997–2003Valencia
Karriera profesioniste*
VitetKlubiNdesh.(Gls)
2003–2004Valencia B35(2)
2004–2009Valencia131(5)
2004–2005Getafe (huazim)17(1)
2009–2013Real Madrid81(1)
2013–2019Napoli180(6)
2019–Villarreal0(0)
Ekipi kombëtar
2004Spanja U197(0)
2003–2005Spanja U204(0)
2005–2006Spanja U218(0)
2007–Spanja52(0)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 11 qershor 2019.

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 11 tetor 2018

Raúl Albiol Tortajada (lindur më 4 shtator 1985) është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si mbrojtës për klubin spanjoll Villarreal dhe kombëtaren spanjolle.

Albiol është një lojtar fizikisht i fortë, i cili është i fortë në ajër si dhe shquhet për shkathtësinë e tij. Ai mund të luaj si qëndër-mbrojtës, mbrojtës i djathtë ose mesfushor mbrojtës.[1] Ai e ka shpenzuar shumicën e karrierës me Valencian dhe Real Madridin, duke fituar pesë trofe madhor me të dyja klubet; ai mblodhi gjithsej 229 ndeshje në La Liga dhe shënoi shtatë gola në dhjetë sezone. Ai gjithashtu ka shpenzuar edhe disa vite në Itali me Napolin.

Një lojtar ndërkombëtar i Spanjës që nga viti 2007, Albiol ka luajtur në dy edicione të FIFA Kupës së Botës dhe UEFA Kampionatit Evropian, duke fituar tre turnamente përfshirë Kupën e Botës 2010.

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Albiol filloi te luante futboll në moshën 9 vjeç, ku u aktivizua në skuadrën e të rinjëve të Ribarroja. Në vitin 1996, ai u largua nga klubi për të kaluar te Vilamarxant. Qëndrimi i tij atje ishte i shkurtër, dhe në vitin 1997 kaloi te akademia e Valencias.

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Valencia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindur në Vilamarxant, Komuniteti Valencian, Albiol filloi të luante futboll me dy klube modeste të rajonit të tij, dhe më pas kaloi te gjigandët e Valencia CF para se të festonte ditëlindjen e tij të 10të. Ai debutoi me ekipin e parë më 24 shtator 2003 në një ndeshje të raundit të parë të Kupës UEFA-s kundër AIK Fotboll, në moshën 18 vjeç e 20 ditë.[2] Pavarësisht debutimit, ai e shpenzoi sezonin me ekipin B.

Në gusht 2004, gjatë kohës që po udhëtonte për të firmosur me Getafen në formë huazimi, Albiol u përfshi në një aksident serioz rrugor, duke bërë që të vendosej në kurë intensive.[3] Ai u rikuperua plotësisht, dhe pasi u rikthye në janar, u bë një lojtar i rendësishëm i klubit kryeqytetas në luftën e tyre për mbijetesë; ai debutoi në La Liga më 15 janar 2005 në barazimin 1–1 ndaj Atlético Madrid,[4] dhe shënoi golin e parë ndaj një tjetër klubi kryeqytetas, Real Madrid, në një triumf 2–1 në shtëpi dy muaj më vonë.[5]

Albiol u rikthe në Stadiumin Mestallasezonin 2005–06, dhe shpejt u bë titullar në skuadër për shkak të shkathtësisë së tij. Në ndeshjen hapëse të sezonit 2006–07 në ligë, ai shënoi golin e fitores (goli i vetëm i tij gjatë sezonit) kundër Real Betis në një fitore 2–1 në shtëpi.[6] Ai gjithashtu shënoi një gol nga distanca kundër Olympiacos F.C. më 12 shtator 2016, në UEFA Ligën e Kampioneveatij viti, duke ndihmuar Valencian të fitonte 4–2;[7] gjatë qëndrimit të katër-vjeçar në klubi, shifra e tij më e ulët gjatë një sezoni ishte 29 ndeshje, të cilat ai i regjistroi gjatë sezonit 2007–08, duke ndihmuar gjithashtu skuadrën të fitonte edicionin 2007–08Copa del Reyt.[8]

Real Madrid[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Albiol në një duel ndaj Lucho GonzálezMarseilleLigën e Kampioneve në vitin 2009.

Më 25 qershor 2009, Albiol firmosi me Real Madridin si lojtar i lirë për një shifër rreth 15 milion ,[9] duke u bërë spanjolli i parë i blerë nga Florentino Pérez në rikthimin e tij si president. Më 2 korrik, ai u prezantua zyrtarisht në Stadiumin Santiago Bernabéu ku mori fanellën me numrin 18 nga Rubén de la Red, i cili do të humbiste sezonin për shkak të problemeve në zemër.[10]

Albiol shënoi golin e tij të parë për klubin më 8 dhjetor 2009 në fitoren 3–1 kundër francezëve të Olympique de MarseilleUEFA Ligën e Kampioneve.[11] Ai ishte një titullar i padiskutueshëm në kampionat, më së shumti për shkak të dëmtimit në gju të Pepes.[12]

sezonin 2010–11, Albiol u ul në stol pasi Real Madridi bleu një lojtar të pozicionit të tij, portugezin Ricardo Carvalho (ai u ble nga trajneri i ri i skuadrës, portugezi tjetër José Mourinho); kjo gjë bëri që minutazhi i Albiol të paksohej e ai të në kampionat vetëm kur lojtarët titullar kishin dëmtime ose pezullime (Pepe sërisht mungoi në disa ndeshje për shkak të problemeve fizike).[13][14] Ai megjithatë luajti si titullar në kupë, duke ndihmuar skuadrën të arrinte në finalen. Më 26 janar 2011, në ndeshjen e parë gjysëm-finale kundër Seviljes (fitore 1–0 jashtë fushe), ai largoi në vijën fatale një top të goditur nga Luís Fabiano;[15] më 16 prill, ai u nxorr jashtë me karton të kuq për një faull ndaj ish shokut të tij te Valencia, David Villa brënda në zonë gjatë El Clásicos, nga i cili erdhi goli i parë në një barazim 1–1 në shtëpi,[16] duke bërë që të humbiste finalen e kupës katër ditë më vonë – për shkak pezullimi – ndaj të njëjtit kundërshtar.

Më 6 gusht 2012, Albiol rinovoi kontratën me klubin deri në qershor 2017.[17] Më 27 nëntor, në ndeshjen e parë si kapiten skuadre në një ndeshje kupe ndaj CD Alcoyano, ai u nxorr jashtë me barrelë pas vetëm një minute për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës; ky dëmtim e la jashtë fushave për rreth një muaj.[18]

Albiol shënoi golin e dytë zyrtar për Real Madridin më 8 maj 2013, duke shënuar me kokë pas një korneje golin e parë të skuadrës në fitoren 6–2 ndaj Málaga CF.[19]

Napoli[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Albiol në aksion gjatë një ndeshje miqësore ndaj Barcelonës në Camp Nou.

Më 21 korrik 2013, Albiol u shit tek S.S.C. NapoliItali për 12 miljon €, duke firmosur një kontratë katër-vjeçare me ekipin.[20] Në ekip ai gjeti edhe Rafael Benítezin, trajnerin me të cilin ai punoi gjatë periudhës së tij te Valencia.[21] Albiol mori fanellën numrin 33.[22]

Ai bëri debutimin e tij në Serie A më 25 gusht, duke luajtur si titullar në fitoren 3–0 ndaj Bolonjës.[23]

Albiol shënoi golin e tij të parë me Napolin më 25 janar 2014, golin e barazimit në minutën e 88të në një barazim 1–1 në shtëpi ndaj Chievo Veronës.[24] Më 3 maj, ai luajti si titullar gjatë gjithë finalesCoppa Italias, duke ndihmuar skuadrën të mposhte Fiorentinën me rezultatin 3–1.[25][26]

Më 22 dhjetor 2014, Albiol fitoi trofeun e dytë me Napolin, Superkupën e Italisë ndaj Juventusit; ai luajti 120 minuta me sfidën që u mbyll në barazim 2–2 e më pas shkoi te gjuajet e penalltive, ku Albiol shënoi penalltinë e tretë të ekipit në një fitore 6–5 në Stadiumin Jassim Bin Hamad.[27]

Më 10 janar 2016, Albiol shënoi gol pas dy vitesh në një ndeshje ndaj Frosinone, duke hapur serinë e fitores 5–1 me një gol në minutën e 20të; kjo fitore i dha ekipit kryen e renditjes.[28] Ai zhvilloi paraqitjen e tij të 100të në Serie A më 3 shkurt 2016 në fitoren 2–0 në Romë ndaj Lazios.[29] Albiol ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit gjatë sezonit 2015–16, duke luajtur në 36 nga 38 ndeshjet e kampionatit,[30] të cilën Napoli e mbylli në vendin e dytë mbrapa Juventusit, pavarësisht se koleksionoi 82 pikë.

Në shtator 2016, Albiol firmosi një kontratë të re deri në qershor 2020 me klubin.[31] Në qershor 2018, ai rinovoi kontratën e tij edhe me një vit, duke zgjatur qëndrimin e tij në Napoli deri në qershor 2021.[32]

Villarreal[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 4 korrik 2019, Albiol u rikthye në Spanjë dhe firmosi një kontratë tre-vjeçare me Villarreal.[33]

Kariera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Raul Albiol (#2) gjatë një ndeshjeje miqësore ndaj Kilit në vitin 2013

Pasi luajti për Spanjën nën-21, Albiol luajti ndeshjen e parë për ekipin e të rriturve më 13 tetor 2007 në një fitore 3–1 ndaj Danimarkës e vlefshme për kualifikueset e UEFA Euro 2008.[34] Ai u thirr në fazën finale të turnamentit, të cili ekipi e fitoi për herë të dytë në histori, duke luajtur dy herë, kundër Suedisë (si zëvëndësues për të dëmtuarin Carles Puyol) dhe Greqisë.[35]

Trajneri i ri i kombëtares Vicente del Bosque e përfshiu Albiolin në listën e ekipit që do të luante në Kupën e Konfederatave 2009Afrikën e Jugut. Ai luajti si titullar në ndeshjen e parë të ekipit kundër Zelandës së Re, duke qënë në qëndër të mbrojtjes sëbashku me Puyolin dhe duke lënë mbrapa shokun e skuadrës tek Valencia Carlos Marchena; Spanja fitoi me rezultatin tenistik 5–0.[36]

Albiol u zgjodh edhe për 2010 FIFA Kupën e Botës, por nuk luajti asnjë ndeshje gjatë turnamentit për shkak dëmtimi në stërvitje me ekipin që doli triumfues.[37] Ai u thirr edhe për në UEFA Euro 2012 që u zhvillua në Poloni dhe Ukrainë, por sërisht si lojtar rezervë, me Spanjën që arriti një tjetër sukses.

Albiol u thirr në listën fillestare prej 30 lojtarësh për të luajtur në 2014 FIFA Kupën e Botës,[38] dhe po ashtu edhe në listën përfundimtare.[39] Ai luajti ndeshjen e tij të parë në një Kupë Bote në ndeshjen e fundit të grupit ndaj Australisë me Spanjën që ishte eliminuar; ai luajti gjatë gjithë ndeshjes në mbrojtje sëbashku me Sergio Ramosin duke kontribuar në një fitore 3–0.[40]

Në shtator 2018, Albiol mori një thirrje nga trajneri Luis Enrique për ndeshjet hapëse të UEFA Ligës së Kombeve kundër Anglisë dhe Kroacisë, duke u rikthyer në kombëtare pas tre vitesh. Megjithatë, ai ishte një zëvëndësim i papërdorur në të dyja ndeshjet.[41][42] Albiol u thirr sërisht një muaj më vonë,[43] duke luajtur si titullar për 90 minuta në një miqësore të fituar ndaj Uellsit 4–1, duke regjistuar ndeshjen e parë me Furinë e Kuqe në tre vite.[44]

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pseudonimi i Albiol është "El Chori".[45] Vëllai i tij më i madhë, Miguel, ka qënë gjithashtu një futbollist i cili luante si mesfushor. Ai u formua në akademinë e Valencias, dhe luajti një ndeshje në ligë me ekipin e parë, por e shpenzoi shumicën e karrierës duke përfaqësuar Rayo Vallecanon. Babai i tij, gjithashtu i quajtur Miguel, luajti në ligat e ulëta më së shumti me Benidorm CF, dhe gjithashtu luajti dy herë në Segunda División për CE Sabadell FCsezonin 1979–80; vëllai i tij më i vogël, Brian, u emërua në nder të Brian Laudrup, i cili adhurohej nga Raúli për shkak të sukseseve të tij me kombëtaren daneze.[46][47][48]

Albiol është i babai i dy vajzave me gruan e tij Alicia; Azahara lindur më 16 mars 2009 dhe Alma lindur më 7 janar 2010.[49][50] Në vitin 2008, ai, sëbashku me Guillermo Francon dhe Marcos Sennën, themeluan Evangélico FC, një organizatë me 140 atletë dhe 16 trajnerë që synonin të promovonin vlerat e krishtere te atletët e rinjë në Spanjë.[51]

Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Raul Albiol duke luajtur për Napolin në një ndeshje në UEFA Ligën e Evropës kundër Dinamo Moskës në vitin 2015.

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 26 janar 2019[52][53]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Valencia B 2002–03 Segunda División B 14 3 14 3
2003–04 35 3 35 2
Gjithsej 49 5 49 5
Getafe (huazim) 2004–05 La Liga 17 1 2 0 19 1
Valencia 2003–04 La Liga 2[a] 0 2 0
2005–06 29 1 4 0 3[b] 0 36 1
2006–07 36 1 4 2 12[c] 1 52 4
2007–08 32 1 6 0 7[c] 0 45 1
2008–09 34 2 2 0 6[a] 0 2[d] 0 44 2
Gjithsej 131 5 16 2 30 1 2 0 179 8
Real Madrid 2009–10 La Liga 33 0 2 0 8[c] 1 43 1
2010–11 20 0 6 0 6[c] 0 32 0
2011–12 10 0 2 0 5[c] 0 0 0 17 0
2012–13 18 1 5 0 3[c] 0 1[d] 0 27 1
Gjithsej 81 1 15 0 22 1 2 0 119 2
Napoli 2013–14 Serie A 32 1 5 0 9[e] 0 46 1
2014–15 35 0 3 0 12[f] 0 1[g] 0 51 0
2015–16 36 1 0 0 3[h] 0 39 1
2016–17 26 0 3 0 6[c] 0 35 0
2017–18 31 3 0 0 8[i] 0 44 2
2018–19 20 1 0 0 6[j] 0 26 1
Gjithsej 180 7 11 0 44 0 1 0 236 8
Gjithsej karriera 458 18 44 2 96 2 4 0 602 22
  1. ^ a b Të gjitha ndeshjet në Kupën UEFA
  2. ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Kupën Intertoto
  3. ^ a b c d e f g Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  4. ^ a b Të gjitha ndeshjet në Supercopa de España
  5. ^ Gjashtë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, tre ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve
  6. ^ Dy ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, dhjetë ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
  7. ^ Një ndeshje në Supercoppa Italiana
  8. ^ Të gjithë ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
  9. ^ Shtatë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, një ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
  10. ^ Gjashtë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, asnjë ndeshje në UEFA Ligën e Evropës

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 11 tetor 2018[54][55]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Spanja 2007 2 0
2008 8 0
2009 11 0
2010 2 0
2011 8 0
2012 7 0
2013 6 0
2014 6 0
2015 1 0
2018 1 0
Gjithsej 52 0

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Valencia[52]
Real Madrid[52]
Napoli[52]
Albiol (#2) duke festuar triumfin e SpanjësKupën e Botës 2010.

Kombetarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Spanja

Personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Luca Ruggiero. "Raul Albiol". Area Napoli. Marrë më 1 maj 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "El Valencia toma la iniciativa" [Valencia merr iniciativën]. UEFA. 25 shtator 2003. Marrë më 9 mars 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Albiol reaparece tras su accidente" [Albiol rishfaqet pas aksidentit]. El Mundo. 12 janar 2005. Marrë më 13 prill 2009. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "El Getafe paraliza a un Atlético inefable" [Getafe paraliza e padëgjuar e Atléticos]. El Mundo. 16 janar 2005. Marrë më 8 gusht 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Getafe, otra tumba para el Real Madrid" [Getafe, një tjetër varr për Real Madridin]. El Mundo. 15 mars 2005. Marrë më 8 gusht 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Valencia 2–1 Real Betis". ESPN Soccernet. 26 gusht 2006. Marrë më 12 dhjetor 2012. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Olympiacos undone by magic Morientes" [Olympiacos zhbëhet nga magjiku Morientes]. UEFA. 12 shtator 2006. Marrë më 12 prill 2009. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Cup triumph salvages Valencia season" [Triumfi në kupë shpëton sezonin e Valencias]. UEFA.com. 17 prill 2008. Marrë më 8 gusht 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Real Madrid sign Raul Albiol and step up Karim Benzema chase" [Real Madridi firmos me Raul Albiol dhe hap ndekjen e Karim Benzemas]. The Daily Telegraph. 25 qershor 2009. Marrë më 25 qershor 2009. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "De la Red will get his number back when he returns – Real Madrid's Albiol" [De la Red do të marr numrin e tij kur të rikthehet – Albioli i Real Madridit]. Goal.com. 3 korrik 2009. Marrë më 6 korrik 2009. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Madrid march on as Marseille miss out" [Madridi marshon me Marseillen që humbet]. UEFA. 8 dhjetor 2009. Marrë më 8 gusht 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Grave lesión de Pepe: se pierde el resto de la temporada" [Dëmtimi serioz i Pepes: ai humbet pjesën e mbetur të sezonit]. La Nación. 13 dhjetor 2009. Marrë më 8 gusht 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Albiol, el último de la fila" [Albiol, i fundit në rresht]. ABC. 4 shkurt 2012. Marrë më 8 gusht 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Mallorca, último tren para Albiol" [Mallorca, treni i fundit për Albiol]. Libertad Digital. 11 maj 2012. Marrë më 8 gusht 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Benzema advantage" [Avantazhi i Benzemas]. ESPN Soccernet. 26 janar 2011. Marrë më 3 shkurt 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Ronaldo earns draw in el clasico" [Ronaldo sjell barazimin në el clasico]. ESPN Soccernet. 16 prill 2011. Marrë më 20 prill 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Official announcement" [Lajmërim zyrtar]. Real Madrid C.F. 6 gusht 2012. Arkivuar nga origjinali origjinali më 8 gusht 2012. Marrë më 6 gusht 2012. Një parametër i panjohur |deadurl= është injoruar (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Albiol, de tres a cuatro semanas de baja" [Albiol, tre deri në katër javë jashtë]. Marca. 27 dhjetor 2012. Marrë më 28 dhjetor 2012. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "Madrid make Barca wait" [Madridi bën Barçën të presë]. ESPN FC. 8 maj 2013. Marrë më 10 maj 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Il Napoli ufficializza l'acquisto di Raul Albiol" [Napoli bën blerjen e Raul Albiolit zyrtare]. S.S.C. Napoli. 21 korrik 2013. Marrë më 21 korrik 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Il Napoli ufficializza l'acquisto di Raul Albiol" [Napoli zyrtarizon blerjen e Raul Albiolit] (në italisht). sscnapoli.it. 21 korrik 2013.
  22. ^ "Assegnati i numeri di maglia: il 9 ad Higuain, per Callejon il 7 e per Albiol il 33" [Shpërndarja e numrave të fanellës: 9-ta te Higuain, për Callejon 7-ta dhe për Albiol 33-sh]. ilmattino.it. 30 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali origjinali më 30 korrik 2013. Marrë më 20 shkurt 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "Napoli-Bologna 3–0: apre Callejon, poi la doppietta di super Hamsik" [Napoli-Bologna 3–0: Callejon e nis, më pas e dyfishon një super Hamsik]. La Gazzetta dello Sport. 25 gusht 2013. Marrë më 11 dhjetor 2013. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ "Napoli held at home" [Napoli ndalet në shtëpi]. Sky Sports. 25 janar 2014. Marrë më 7 shtator 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "Napoli fiton "Kupën e Italisë" (VIDEO)". Sport.albeu.com. 3 maj 2014. Marrë më 7 maj 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ "Napoli fiton Kupën e Italisë, mund Fiorentinën 1-3". Ora News. 3 maj 2014. Marrë më 7 maj 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ "Napoli thyen Juventusin në Superkupën e Italisë, vendosën penalltitë". Sot.com.al. 23 dhjetor 2014. Marrë më 18 shkurt 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ "Napoli tani është lideri i Seria A". Spektrum.al. 10 janar 2016. Marrë më 19 shkurt 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ "Lazio vs. Napoli 0 – 2". Soccerway. 3 shkurt 2016. Marrë më 19 shkurt 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ "Games played by Raul Albiol in 2015/2016" [Ndeshje të luajtura nga Raul Albiol në 2015/2016]. Soccerbase. Marrë më 19 shkurt 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ "Zyrtare: Napoli blindon edhe një mbrojtës (Foto)". Telegrafi.com. 23 shtator 2016. Marrë më 19 shkurt 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ "Albiol vendos të qëndrojë tek Napoli". Sportplus.al. 28 qershor 2018. Marrë më 19 shkurt 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ "Zyrtare: Albiol i bashkohet Villarrealit". Telegrafi.com. 4 korrik 2019. Marrë më 13 korrik 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ "España sale del túnel tras su triunfo en Dinamarca (1–3)" [Spanja del nga tyneli pas fitores në Danimarkë (1–3)]. 20 minutos. 13 tetor 2007. Marrë më 28 dhjetor 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  35. ^ "Russia 2–0 Sweden & Greece 1–2 Spain" [Rusia 2–0 Suedia & Greqia 1–2 Spanja]. BBC Sport. 18 qershor 2008. Marrë më 28 dhjetor 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  36. ^ "La Roja lean to the left" [La Roja mbështetet në të majtë]. FIFA.com. 16 qershor 2009. Marrë më 18 prill 2017. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  37. ^ "Breaking (ouch!) news: Raúl Albiol injured" [Lajmi (ouch!) fundit: Raúl Albiol dëmtohet]. World Cup Blog. 26 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali origjinali më 24 nëntor 2010. Marrë më 3 korrik 2012. Një parametër i panjohur |deadurl= është injoruar (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  38. ^ "World Cup 2014: Diego Costa and Fernando Torres in Spain squad" [Kupa e Botës 2014: Diego Costa dhe Fernando Torres në ekipin e Spanjës]. BBC Sport. 13 maj 2014. Marrë më 14 maj 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  39. ^ "World Cup 2014: Spain drop Alvaro Negredo and Jesus Navas" [Kupa e Botës 2014: Spanja largon Alvaro Negredon dhe Jesus Navas]. BBC Sport. 31 maj 2014. Marrë më 31 maj 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  40. ^ Chowdhury, Saj (23 qershor 2014). "Australia 0–3 Spain" [Australia 0–3 Spanja]. BBC Sport. Marrë më 24 qershor 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  41. ^ "Enrique e nis me këmbë të mbarë, Spanja triumfon ndaj Anglisë". Lajmi.net. 8 shtator 2018. Marrë më 19 shkurt 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  42. ^ "Spanja shkatërron Kroacinë, 'Furia e Kuqe' i shënon gjashtë herë nënkampionëve botëror". Telegrafi.com. 11 shtator 2018. Marrë më 19 shkurt 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  43. ^ "Spanja, Luis Enrique rikthen Jordi Albën në kombëtare". Top-Channel.tv. 8 tetor 2018. Marrë më 19 shkurt 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  44. ^ "Walles vs. Spain 1 – 4" [Uellsi vs. Spanja 1 – 4]. Soccerway. 11 tetor 2018. Marrë më 19 shkurt 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  45. ^ "Nos vemos con fuerza para superar al Barça" [Ne e shohim veten për të mposhtur Barçën]. Diario AS. 6 janar 2010. Marrë më 16 maj 2012. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  46. ^ "Vilamarxant se emociona con Albiol" [Vilamarxant emocionohet me Albiol]. Levante-EMV. 13 korrik 2010. Marrë më 2 maj 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  47. ^ "Los hermanos Albiol frente a frente" [Vëllezërit Albiol ball për ball]. Diario AS. 26 tetor 2010. Marrë më 2 maj 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  48. ^ "RealAlbiol: "Mourinho nos ha dado carácter. Día a día demuestra lo gran entrenador que es"" [RealAlbiol: "Mourinho ka ndërtuar karakterin tonë. Çdo ditë ai tregon se sa trajner i mirë është"]. Real Madrid C.F. 17 dhjetor 2011. Arkivuar nga origjinali origjinali më 8 shtator 2012. Marrë më 27 maj 2012. Një parametër i panjohur |deadurl= është injoruar (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  49. ^ "Acuerdo entre el Valencia y el Madrid por Albiol" [Marrëveshja ndërmjet Valencias dhe Madridit për Albiolin]. El País. 25 qershor 2009. Marrë më 15 korrik 2009. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  50. ^ "El 'alma' valenciana de Albiol" [Shpirti valencian i Albiolit]. Las Provincias. 9 janar 2010. Marrë më 2 maj 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  51. ^ "Marcos Senna presentó el Evangélico FC, equipo de fútbol inspirado en los valores cristianos" [Marcos Senna prezanton Evangélico FC, ekipin e futbollit të frymëzuar nga vlerat krishtere]. Protestante Digital. 20 tetor 2008. Marrë më 18 janar 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  52. ^ a b c d "Raúl Albiol". Soccerway. Marrë më 18 shkurt 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  53. ^ "Raúl Albiol". Football Database. Marrë më 18 shkurt 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  54. ^ Benjamin Strack-Zimmerman. "Raúl Albiol". National Football Teams. Marrë më 16 shkurt 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  55. ^ "Raúl Albiol". EU-Football.info. Marrë më 24 maj 2018. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  56. ^ "Experts' UEFA Europa League squad of the season" [Skuadra e sezonit e UEFA Ligës së Evropës nga ekspertët]. UEFA.com. 28 maj 2015. Marrë më 7 janar 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]