Rejda Isufi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fotografi nga këngëtarja

Rejda Isufi (9 Nëntor, 2007) është këngëtare shqiptare, e lindur në Gjilan, Kosovë. Edhe pse në moshë të re, ajo ka më shumë se 5 vite që mirret me këndim. Poashtu ka të realizuara pesë këngë, është fituese e shumë festivaleve të këngës për fëmijë, pjesëmarrëse në shumë koncerteve dhe fituese e mirënjohjeve të ndryshme.

Biografi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rejda Isufi studion në SH.F.M.U "Hasan Prishtina", në Prishtinë. Përveç çmimeve në këndim, ajo ka marrë pjesë edhe në sfilatën e bukurisë për fëmijë Little miss and mister freedom Kosova 2016, duke fituar dy çmime Little Miss Talent dhe Little Miss Universe, Albania[1].

Këngët e realizuara janë:

  • Klasa Jonë, kjo është kenga e pare e realizuar nga Rejda.

Me këtë këngë paraqitet për herë të parë nē festivalin mbarëkombtarë për fēmijë "Dëbora", në Gjilan dhe fiton çmimin si paraqitja më e mirë skenike.

  • Kënga e dytë quhet Kuq e Zi,

Me këtë këngë është paraqitur në festivalin "Xixat e Flakes ", ku është vlërësuar paraqitje te mirë nga komuna dhe shpërblehet me mirënjohje nga kryetari i komunes së Gjilanit[2]. Po ashtu me kete këng paraqitet edhe ne festivalin e "Vihueles" në Prishtinë dhe rrëmben mirënjohje nga juria profesionale[3].

  • Kënga e tretë quhet Shpirt Artiste:

Me këtë kenge paraqitet në festivalin mbarëkombtarë për fëmije "Lyra" në Gjilan, ketu rrëmben vendin e tretë. Po ashtu me kete keng paraqitet ne festivalin e këngës "Mollëkuqet" në Gjilan dhe rremben vendin e dytë nga juria profesionale. Po ashtu ne koncertin kushtuar diaspores të organizuar nga komuna e Gjilanit merrë mirënjohje dhe vlersohet nga kryetari i Komunes.

  • Kēnga e katërt e realizuar nē vitin 2018 ishte kenga qe sjelli suksese mjaft të lakmueshme, kjo kēnge quhet Duaje tënden.

Me këtë këngë paraqitet në festivalin per fëmijë mbarëkombtarë, "Fëmijet e Gëzuar", në Ferizaj[4]. Ku rrëmben çmimin e parë nga juria profesionale. Po ashtu me këtë kenge paraqitet prapë te "Xixat e Flakes", në Gjilan dhe shperblehet me mirēnjohje nga kryetari i Komunes. Rejda pastaj fillon të marrë pjesë në koncerte te ndryshme te Festivali per femijë. "A- mol", në Ferizaj ku vlersëohet paraqitja dhe fiton mirënjohje nga Drejtoresha e festivalit.

Mandej, merrë pjesë në festivalin per femijë "Lipjani këndon", në të cilin merrë cmim dhe mirënjohje per paraqitje fantastike nga juria dhe komuna e Lipjanit.[5] Po kete vite paraqitet prap te "Vihuela" fest dhe rremben mirënjohje nga juria.

Rejda per kater vite rradhaz paraqitet ne koncertin e organizuar nga qendra e Autizmit në Kosove Ku është edhe një mini ambasadore apo perkrahese e madhe e kesaj Shoqate.

Rejda ishte e ftuar dhe pjesëmarrëse si musafire në disa festivale internacionale dhe vendore. Rejda Isufi ka realizuar edhe një këngë të re ne vitin 2019. Kjo këngë quhet Zëri i Shekullit.

Intervistat dhe këngët e publikuara[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka një sërë intervistash të publikuara nga radiotelevizione të ndryshme, të njohura, në vijim janë të paraqitura këngët dhe intervistat e publikuara:

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 5 prill 2016. Marrë më 29 janar 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ https://2lonline.com/u-mbajt-festivali-i-muzikes-per-femije-xixat-e-flakes/
  3. ^ http://opusalb.com/shqip-mbahet-ne-prishtine-festivali-nderkombetar-i-kitares-vihuela-2018/[lidhje e vdekur]
  4. ^ https://rajonipress.com/rejda-isufi-e-para-ne-festivalin-mbarekombetar-per-femije-te-mbajtur-ne-ferizaj/
  5. ^ https://kk.rks-gov.net/lipjan/news/ne-lipjan-mbahet-festivali-mbarekombetar-i-kenges-per-femije-lipjani-kendon/