Rendi eolik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kolonë eolike me gjysëm kapiteli, Muzeu Kombëtar Bardo, Tunis
Kapitel eolik nga Athina

Rendi eolik ishte një rend i hershëm i arkitekturës greke. Ai ka ngjashmëri të madhe me rendin më të njohur jonik, por dallon nga kapiteli, ku një palmetë del midis dy spërdredhjeve të jashtme, në vend të jetë i lidhur horizontalisht nga një formë në krye të kapitelit. Shumë shembuj të këtij rendi shfaqin detaje më të thjeshta krahasuar me rendin jonik. Forma e rendit eolik u zhvillua në veri-perëndim të Azisë së vogël dhe u zhvillua nga kapitelet sirianë dhe fenikas. Shihet gjithashtu edhe në disa tempuj në Siçili dhe Palestinën e lashtë[1] dhe është emërtuar nga ishujt eolik.[2] Shembujt më të hershëm të mbijetuar të rendit eolik janë bashkëkohës me shfaqjen e rendit jonik dhe dorikShekulli VI p.e.s.. Disa autoritete kanë sugjeruar se rendi jonik përfaqëson një zhvillim të mëtejshëm të atij eolik, por të tjerët nuk janë të të njëjtit mendim.[3] Disa varre etruske paraqesin kapitele të ngjashme, me dy spërdredhje të mëdha që nuk janë të sheshta, por pa palmetë në qendër. Rendi eolik doli nga përdorimi në fund të periudhës arkaike në Greqi.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Yigal Shiloh: The Proto-Aeolic capital and Israelite ashlar masonry; 1979, Institute of Archaeology, Hebrew University of Jerusalem
  2. ^ Philip P. Betancourt: The Aeolic Style in Architecture: A Survey of its Development in Palestine, the Halikarnassos Peninsula, and Greece, 1000-500 B.C; Princeton University Press, 1977
  3. ^ Jeffrey Hurwit: The Art and Culture of Early Greece, 1100-480 B.C.; Cornell University Press, 1987 (rev. edn.); ISBN 0-8014-9401-X, 9780801494017, fq. 132

Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]