Republika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Pikturë e Honoré Daumier (1808–1879) nga viti 1848 me personifikimin e republikës e cila po ushqen dhe mëson.

Republika (nga latinishtja res publica, që do të thotë fjalë për fjalë ″punë/çështje publike″ dhe veçanërisht ″komunë″ ose ″shtet″) është në kuptimin e përgjithshëm ″një trajtë e shtetit ku qeveritarët zgjidhen për një kohë të caktuar nga populli ose nga përfaqësuesë të popullit″,[1] ku populli shtetëror është ″pushteti më i lartë i shtetit dhe burimi më i lartë i legjitimitetit″.[2] Ky kuptim kombinon elemente të demokracisë dhe të sovranitetit kombëtar, ku nuk nevojitet një dallim ndërmjet kuptimit liberal dhe atij komunist (republika popullore), sepse të dyjat pikëpamjet i kanë rrënjët tek nocioni i vullnetit popullor të përgjithshëm nga Jean-Jacques Rousseau.[3]

Aristoteli trajtat e shtetit i ndau në: monarki (vetësundim), aristokraci (sundim i ″më të mirëve″) dhe demokraci (sundim i popullit), me këtë ai këtyre tri trajtave ia bashkëngjiti secilës edhe nga një formë tjetër të ndryshuar: tiraninë, olikarkinë (sundim i pakicës) dhe ohlokracinë (sundim i shundit).

Niccolò Machiavelli këtë ndarje në tri trajta e kishte reduktuar në vetëm dy trajta, ku ai shtetet i ndau në republika dhe monarki.

Në trajtën republikane sundojnë shumë, por edhe ekzistojnë një kryetar i shtetit simbolik, ndarja e pushtetit të tyre sigurohet me anë të zgjedhjeve. Zgjedhjet kryhen ose prej popullit shtetëror drejtëpërdrejtë, apo edhe zgjedhjet kryhen në menyrë të tërthortë në menyrë që populli në fillim zgjedh të zgjedhurit. Zgjedhjet nuk duhet të jenë edhe gjithmonë demokratike, republika nuk është idnetike me demokracinë. Kështu që trajta republikane përdoret në një shtet racional.

Një koncept mbarë-evropiane të republikës, mbështetet për shembull nga shkencëtarja Ulrike Guérot.

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ "Duden". Duden. Marrë më 2017-05-26.  Text " Republik" ignored (help)
  2. ^ "Republik". Bundeszentrale für politische Bildung (Qendra Federale për Edukim Politik. Marrë më 2017-05-26. 
  3. ^ Juliane Spitta, transcript Verlag (Sh.B.): Gemeinschaft jenseits von Identität?: Über die paradoxe Renaissance einer politischen Idee. transcript Verlag, 2014, ISBN 978-3-8394-2236-6.