Shko te përmbajtja

Republika e Provincave të Bashkuara Holandeze

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Republika Federative Holandeze)
Republika e Shtatë Holandave të Bashkuara
Republiek der Zeven Verenigde Nederlanden
1579–1795
Flamuri i Republika e Provincave të Bashkuara Holandeze
Flamujt
Lartë: flamuri i princit
Poshtë: Statenvlag
Emblema e Republika e Provincave të Bashkuara Holandeze
Emblema
Motoja: Eendracht maakt macht (Bashkimi bën fuqinë)
Concordia res parvæ crescunt (Gjërat e vogla lulëzojnë me mirëkuptim)
Republika Holandeze dhe Perandoria Spanjolle në v. 1648
Republika Holandeze dhe Perandoria Spanjolle në v. 1648
KryeqytetiAsnjë (de jure)
Haga (de facto)
Gjuhët e përbashkëtaHolandishtja, saksonishtja e ulët holandeze, frizianishtja perëndimore
Feja
Kisha e Reformuar Holandeze (feja shtetërore),[1] Katolicizmi, Judaizmi, Luteranizmi
Demonim(et)Holandezë (daç)
QeverisjaRepublikë konfederative parlamentare
Stadtholder 
 1581–1584
Uilliami I, princi i Oranzhit
 1584–1625
Maurisi, princi i Oranzhit
 1625–1647
Frederick Henry, princi i Oranzhit
 1647–1650
Uilliami II, princi i Oranzhit
 1672–1702
Uilliami III, princi i Oranzhit
 1747–1751
Uilliami IV, princi i Oranzhit
 1751–1795
Uilliami V, princi i Oranzhit
Pensionari i Madh (Raadpensionaris) 
 1581–1585 (i pari)
Paulus Buys
 1787–1795 (i fundit)
Laurens Pieter van de Spiegel
LegjislaturaShtetet e Përgjithshme
 Këshill Shtetëtor
Këshilli i Shtetit
Epoka historikePeriudha e hershme moderne
 Bashkimi i Utrehtit
23 janar 1579
 Akti i Betimit
26 korrik 1581
 Udhëzimi i 12 prillit 1588
12 prill 1588
 Paqja e Mynsterit
30 janar 1648
 Rampjaar
1672
 Paqja e Utrehtit
11 prill 1713
19 janar 1795
Popullsia
 1795
1,880,500[2]
ValutaGuldeni, rijksdaalderi
Paraprirë nga
Pasuar nga
Holanda Spanjolle
Republika Batave
Prusia
Elektorati i Këlnit
Republika e Parë Franceze
Sot pjesë eHolanda
Belgjika
Gjermania

Republika e Provincave të Bashkuara Holandeze, zakonisht në historiografi e përmendur si Republika Holandeze, ishte një konfederatë provincash që ekzistoi që nga viti 1579 deri në të ashtuquajturin Revolucioni Batav në vitin 1795. Ajo ishte shteti i parë i pavarur holandez. Republika u themelua pasi shtatë provinca holandeze u rrebeluan kundër sundimit spanjoll, duke shpallur pavarësinë e tyre në vitin 1581. Duke qenë se ishte një republikë, ajo qeverisej gjerësisht nga një aristokraci e tregtarëve të qyteteve të qujtur regenten, në vend të një mbreti. Çdo qytet dhe provincë kishte qeverinë dhe ligjet e saj dhe një shkallë të madhe autonomie. Pas përpjekjeve për të gjetur një sovran kompetent u treguan të pasuksesshme, ajo vendosi që sovraniteti do ti ushtrohej nga zotërimet e ndryshme provinciale, trupat qeverisëse dhe provincat provincat. Shtetet e Përgjithshme (parlamenti i përgjithshëm shtetëror), me përfaqësuesit e tij nga të gjitha provincat, do të vendoste mbi çështjet e rëndësishme të republikës si e tërë. Secila provincë drejtohej nga një zyrtar i njohur si stadtholder; ky post nominalisht ishte i hapur për çdokënd, por shumica e provincave caktonin një anëtar të Derës Oranzh. Gradualisht pozicioni u bë i trashëgueshëm, me Princin e Oranzhit që mbante njëkohësisht shumicën ose të gjitha stadtholderitë, duke e bërë atë faktikisht kreun e shtetit. Kjo krijoi tensione midis rrymave politike: Oranzhistët favorizonin një stadtholder të fuqishëm, ndërsa republikanët favorizonin një parlament të fuqishëm. Republikan krijuan dy periudha pa stadtholderë, 16501672 dhe 17021747, me këtë të fundit që shkaktoi trazira kombëtare dhe fundin e statusit të fuqisë së madhe. Në Paqen e Vestfalisë (1648) republika fitoi afërsisht 20% më shumë territor, të vendosur jashtë provincave anëtare, që u drejtuan drejtpërdrejtë nga parlamenti si territore Generaliteitslanden.

Holanda Burgunde ishin ato pjesë të Vendeve të Ulta të sunduara nga dukët e Burgundisë gjatë Epokës Burgunde, midis viteve 1384-1482. Brenda shtetit burgund, i cili vetë i përkiste pjesërisht Perandorisë Gjermaniko-Romake dhe pjesërisht Mbretërisë së Francës, dukët e bashkuan këto vende të ulta në një bashkim politik që shkonte përtej bashkimit personal, pasi, për herë të parë u krijuan institucionet qendrore (siç ishin Shtetet e Përgjithshme, që ishte një lloj parlamenti i përgjithshëm i Holandës Burgunde).

Jean Wauquelin i prezanton 'Kronikën e Hainaut' Filipit të Mirë, pikt. e Rogier van der Weyden, 1447

Periudha filloi me marjen e postit të kontit të Flandrës dhe Artois-it në vitin 1384 dhe zgjati deri në vdekjen e dukeshës Maria e Burgundisë në vitin 1482, pas të cilës shteti burgund u shpërbë dhe Vendet e Ulëta u vunë në sundimin e Monarkisë Habsburge nëpërmjet trashëgimisë.

Pushtimi i kontesë së Hollandës nga duka Filipi III i Burgundisë ishte një çështje e veçantë. Fisnikët kryesorë të Provincës së Hollandës e ftuan dukën ta pushtonte Kontenë e Hollandës, megjithëse ai nuk kishte pretendime historike ndaj saj. Kjo i dha fund periudhës së Luftërave të brendshmeHolandë. Disa historianë thonë se klasa drejtuese në Provincën e Hollandës dëshironin të bashkoheshin me sistemin ekonomik flamand dhe të adoptonin institucione ligjore flamande. Europa ishte rrënuar nga shumë luftëra civileshekujt e XIV dhe të XV, ndërsa Flandra ishte pasuruar dhe gëzonte paqe.

Anëtarët e Këshillit Privat gjatë funeralit solem të Albertit VII të Austrisë

Shumica e Holandës dhe Belgjikës së sotme në vijim u bashkua nga duka i Burgundisë, Filipi III i Mirë (13961467).[3] Para bashkimit burgund, holandezët e identifikonin veten me qytetin ku jetonin, dukatin ose kontenë e tyre vendore, ose si subjekte të Perandorisë së Shenjtë Gjermaniko-Romake. Këto grumbuj feudesh sundoheshin nën bashkimin personal të Shtëpisë Valois-Burgundi.

Tregtia në raj u zhvillua me shpejtësi, veçanërisht në zonat e transportit me anije. Sunduesit e rinj i mbrojtën interesat tregtare holandeze. Amsterdami u rrit dhe në shekullin e XV u bë porti parësor tregtar në Europë për drithin nga Rajonin Balltik. Amsterdami e shpërndante grurin në qytetet kryesore të Belgjikës, Francës Veriore dhe Anglisë. Kjo tregti ishte jetësore për popullsinë e rajonit pasi ata nuk mund të prodhonin më drith të mjaftueshëm për tu ushqyer. Drenazhimi i tokës kishte shkaktuar torfizimin e ish kënetave duke e pakësuar nivelin e zonave që ishin tepër të ulta për tu mirëmbajtur drenazhimi.
Harta e Shtatëmbëdhjetë Provincave (dhe Gjermania e Poshtme)

Karli V (15001558) kishte lindur dhe ishte rritur në qytetin flamandGentit; i cili fliste frëngjisht. Karli e shtriu territorin burgund me aneksimin e Turnait, Artois, Utrecht, Groningen dhe Guelders për të krijuar Shtatëmbëdhjetë Provincat. qytetet e rajonit tashmë ishin bashkuar nga paraardhësit burgundë të Karlit, por nominalisht ishin feude të Francës ose të Perandorisë së Shenjtë Romako-Gjermanike. Kur ai ishte i mitur, halla e tij Margareta u bë regjente e tij deri në vitin 1515. Franca hoqi dorë nga pretendimet e saj të vjetra mbi Flandrën në vitin 1528.[4]

Nga vitit 1515 deri në vitin 1523, qeverisja e KarlitVendet e Ulta duhet të përballej me rrebelimin e fshatarëve frizianë (të drejtuar nga Pier Gerlofs Donia dhe Wijard Jelckama). Gelre u orvat të ndërtonte shtetin e saj në Holandën veri-lindore dhe Gjermaninë veri-perëndimore. Duke i munguar fondet në shekullin e XVI, Gelre i kishte rekrutuar ushtarët duke u lejuar plaçkitjen e tokave të armikut. Këta ushtarë ishin një kërcënim i madh për Holandën Habsburge, pasi ata plaçtikën e dhe Hagën.

Teologu i rëndësishëm i Utrecht-it Adriaan Florenszoon Boeyens, 14591523, ishte këshilltar i Karlit; në vitet e fundit të jetës ai do të bëhej papë si Adriani VI (15221523).

Dukët e Burgundesë përgjatë viteve nëpërmjet martesave të zgjuara, blerjeve dhe luftës, kishin marë kontrollin e Shtatëmbëdhjetë Provincave, që përbënin Vendet e Ulëta. Ato tashmë ishin Holanda Veriore, Holanda Jugore (tani Belgjika) në jug dhe Luksemburgu në jug-lindje. Të njohura si "Qarku Burgund", këto toka u vunë nën kontrollin e Familjes Habsburge.

Karli u bë sundues në vitin 1506, por në vitin 1515 ai u largua nga territori për tu bërë mbret i Spanjës dhe më vonë perandor i shenjtë gjermaniko-romak. Karli ia ktheu kontrollin regjentëve të tij (të afërm të tij të afërt) dhe në praktikë sundimi mbi Vendet e Ulëta u ushtrua nga spanjollët nën autoritetin e tij. Provincat kishin secila qeverinë dhe oborret e tyre, të kontrolluara nga fisnikëria vendore dhe traditat dhe të drejtat e ("liritë") që datonin prej shekujsh. Në mënyrë të ngjashme qytetet e shumta kishin qeveritë dhe të drejtat e tyre ligjore, zakonisht të kontrolluara nga tregtarët. Në krye të këtij rajoni spanjoll kishte imponuar një qeverisje disi qendrore, Pronat e Përgjithshme të Holandës, me zyrtarët dhe oborret e saj.[5] Zyrtarët spanjollë të dërguar nga Karli i injoruan traditat dhe fisnikëria holandeze ashtu dhe zyrtarët vendorë, nxitën një ndjenjë nacionaliste anti-spanjolle, e cila çoi në Revoltën Holandeze. Me shfaqjen e Reformimit Protestant, Karli — tani perandor —ishte i vendosur ta shtypte Protestantizmin. Trazirat filluan në jug, të përqëndruara në metropolin e madh e të pasur të Antverpenit. Holanda ishte një njësi veçanërisht e pasur e Perandorisë Spanjolle, veçanërisht pas Traktatit të Cateau-Cambrésis të vitit 1559; ai do t’u jepte fund katër dekadave luftë midis Francës dhe Spanjës duke i lejuar Spanjës repozicionimin e ushtrisë së saj.[6]

Erazmo Roterdami, 14661536, Roterdam humanist i Rilindjes, prift dhe teolog katolik, nga Hans Holbein i Riu, 1523

Në vitin 1548, Karli i dha Holandës statusin e një entiteti në të cilin shumë nga ligjet e Perandorisë së Shenjtë Gjermaniko-Romake u bënë të vjetëruar. "Transaksioni i Augsburgut"[7] krijoi Qarkun Burgund të Perandorisë së Shenjtë Gjermaniko-Romake, që përfshinte Vendet e Ulëta dhe Franche-Comté. Një vit pasi Sanksionit Pragmatik i vitit 1549 pohonte se Shtatëmbëdhjetë Provincat mund t’u kalonin vetëm trashëgimtarëve të tij si një entitet i përbërë.[8]

Ballina e Statenvertaling 1637, përkthimi i parë i Biblës nga origjinali hebraishtja dhe greqishtjaholandisht, porositur nga Sinodi Kalvinist i Dortit, përdorur deri në shek. e XX

Gjatë shekullit të XVI, Reformimi protestant mori me shpejtësi hapsirë në Evropën Veriore, veçanërisht format e tij luterane dhe kalviniste.[9] Protestantët holandezë, pas shtypjes fillestare, u toleruan nga autoritetet vendore. Nga vitet 1560, bashkësia protestante kishte fituar një ndikim të rëndësishëm në Holandë, megjithëse ajo në atë kohë përbënte qartësisht një pakicë.[10] Në një shoqëri të varur nga tregtia, liria dhe toleranca konsideroheshin thelbësore. Gjithësesi, sunduesit katolikë Karli V dhe më vonë Filipi II, e kthyen në misionin e tyre mundjen e Protestantizmit, që konsiderohej një herezi nga Kisha Katolike dhe një kërcënim për qëndrueshmërinë e të gjithë sistemit hierarkik politik. Nga ana tjetër, protestatët holandezë intensivisht moralistë këmbëngulnin në teologjinë e tyre biblike, përkushtimin e sinqertë dhe stili i përulur i jetesës ishte morali superior për zakonet luksoze dhe besimin sipërfaqësor të fisnikërisë kishtare.[11] Masat e ashpra ndëshkimore të sunduesve çuan në mospajtime në rritje në Holandë, ku qeverisja vendore kishte marrë një kurs bashkekzistence paqësore. Në gjysmën e dytë të shekullit, situata u përshkallëzua. Filipi dërgoi trupa për ta shtypur rrebelimin, duke e kthyer prapë Holandën në një rajon katolik.[12]

Nëse vala e parë e Reformacionit, Luteranizmi, fitoi mbi elitat në Antverpen dhe në Jug. Spanjollët e shtypët atë aty me sukses dhe Luteranizmi lulëzoi vetëm në Frieslandën lindore.[13]

Vala e dytë e Reformacionit, erdhi në formën e Anabaptizmit, që ishte popullor mes bujqëve të zakonshëm në Holland dhe Friesland. Anabaptistët ishin shoqërisht shumë radikalë dhe barazitistë; ata besonin se apokalipsi ishte shumë afër. Ata refuzonin të jetonin sipas mënyrës së vjetër dhe nisën bashkësi të reja, duke krijuar mjaft rrëmujë. Një anabaptist i shquar holandez ishte Menno Simons, që do të themelonte kishën menonite. Lëvizja u lejua në veri, por nuk u rrit kurrë në një shkallë të madhe.[14]

Vala e tretë e Reformacionit, që u ngulit përfundimisht në zonë, ishte Kalvinizmi. Ai mbërriti në Holandë në vitet 1540, duke tërhequr si elitën ashtu dhe popullsinë e zakonshme, veçanërisht në Flandër. Katoliët spanjollë u përgjigjën me përndjekje të ashpër, duke futur InkuizicioninVendet e Ulta. Kalvinistët u rrebeluan. Fillimisht pati një ikonoklastizëm në vitin 1566, i cili ishte një shkatërrim sistematik i statujave të shenjtëve dhe imazheve të tjera devocionale katolike në kisha. Në vitin 1566, Uilliami i Heshtur, një kalvinist, nisi Luftën Tetëdhjetë Vjeçare për ti çliruar holandezët pavarësisht besimit nga Spanja Katolike. Jerome Blum thotë se: "Durimi i tij, toleranca, vendosmëria, shqetësimi për popullin e tij dhe besimi në qeverisjen me pëlqim, i mbajti holandezët bashkë, duke e mbajtur shpirtin e tyre të revoltës gjallë."[15] Provincat Holland dhe Zelandë, duke qenë kryesisht kalviniste nga viti 1572, iu nënshtruan sundimit të Uilliamit. Provincat e tjera mbetën pothuajse tërësisht katolike.[16][17]

pikturë e v. 1595 nga Isaac van Swanenburg që ilustron punëtorët e tekstileve të Leidenit.
Uilliami I, Princi i Oranzhit, i quajtur Uilliami i Heshtur.

Preludi drejtë luftës

[Redakto nëpërmjet kodit]

Vendet e Ulta ishin një pjesë e çmuar e Perandorisë Spanjolle, veçanërisht pas Traktatit të Cateau-Cambresis në vitin 1559. Ky traktat i jepte fund periudhës dyzet vjeçare të luftës midis Francës Franca dhe Spanjës Spanja të zhvilluar në Itali nga viti 1521 deri në vitin 1559.[6] Traktati i Cateau-Cambresis ishte pika e kthesës—jo vetëm për fushën e betejës, që kishte qenë Italia, por edhe për Evropën Veriore. Spanja kishte mbajtur trupa në Vendet e Ulta për të qenë të gatshme për të sulmuar Francën nga veriut ashtu si dhe nga jugu.

Me sheshimin e aq shumë çështjeve të rëndësishme midis Francës dhe Spanjës nëpërmjet Traktatit të Cateau-Cambresis, nuk kishte më arsye për ti mbajtur trupat spanjolle në Vendet e Ulta. Kështu, populli i Vendeve të Ulta mund të merej me punët e kohës së paqes. Pasi ata bënë kështu, kuptuan se kishte një kërkesë të madhe për prodhimet e tyre. Peshkimi kishte qenë prej kohësh një pjesë e rëndësishme e Ekonomisë së Holandës. Megjithatë, tashmë vetëm peshkimi i harengave do të zinte 2,000 varka që operonin në portet holandeze. Spanja, akoma konsumatori më i mirë i tregtarëve holandezë, po blinte pesëdhjetë anije të mëdha plotë me orendi dhe pajisje shtëpiake nga tregtarët flamandë. Për më tepër, mallrat holandeze prej leshi ishin të dëshiruara kudo. Holanda blinte dhe përpunonte mjaft lesh spanjoll për të shitur katër milionë florinë prodhime leshi nëpërmjet tregtarëve në Bruges. Aq i fuqishëm ishte oreksi holandez për lesh të papërpunuar në atë kohë, sa ata blinin afërsisht po aq lesh anglez sa dhe lesh spanjoll. Tregtia tërësore me Anglinë vetëm arrinte në 24 milionë florinë. Shumë nga eksportet shkonin në Angli duke rezultuar në fitim të pastër për holandezët, për shkak se mallrat e eksportuara ishin të manifakturës së tyre. Vendet e Ulta sapo po nisnin të hynin në Epokën e Artë. Brabanti dhe Flandra ishin pjesët më të pasura dhe të lulëzuara të Republikës Holandeze në atë kohë.[18] Holanda ishte një nga vendet më të pasura në botë. Popullsia në vitin 1560 arrinte në 3 milionë banorë, me 25 qytete me 10,000 banorë ose më shumë, prania më e madhe urbane në Evropë me distancë; me qendrën tregtare dhe financiare të Antverpenit që ishte veçanërisht e rëndësishme (me një popullsi prej 100,000 banorësh). Spanja nuk mund ta përballonte humbjen e këtij territori të pasur, as të lejonte që ai të ikte nga kontrolli katolik. Në këtë mënyrë do të fillonin 80 vite luftë.

Një katolik i devotshëm, Filipi ishte i befasuar nga suksesi i ReformacionitVendet e Ulta, të cilat kishin çuar në një numër në rritje të kalvinistëve. Përpjekjet e tij për ta shtrënguar përndjekjen fetareprotestantëve dhe qendërzimi i qeverisë nga ai, zbatimin e ligjit dhe vjeljen e taksave, e bënë atë jo popullor dhe çuan në një revoltë. Fernando Alvarez de Toledo, duka i Albës, u dërgua me një Ushtri Spanjolle për të ndëshkuar holandezët e pabindur në vitin 1567.[19]

Rezistenca e vetme që duka i Albës hasi në marshimin e tij përmes Vendeve të Ulta ishin fisnikët Lamoral, konti i Egmontit; Filipi i Montmorencit, konti i Hornit dhe të tjerë. Me afrimin e dukës së Albës dhe Ushtrisë Spanjolle, Uilliami i Heshtur i Oranzhit u largua në Gjermani me tre vëllezërit dhe të gjithë familjen e tij më 11 prill 1567. Duka i Albës kërkoi ti takonte dhe të bisedonte me fisnikët që tani përballeshin me të me ushtri. Megjithatë, kur fisnikët mbërritën në Bruksel ata u arrestuan të gjithë dhe konti i Egmontit dhe ai i Hornit u ekzekutuan.[19] Duka i Albës pastaj revokoi të gjitha traktatet e mëparshme që Margareta, Dukesha e Parmës kishte nënshkruar me protestantët e Vendeve të Ulta, duke themeluar inkuizicionin për të shtrënguar zbatimin e dekreteve të Koncilit të Trentos.

Lufta Tetëdhjetë Vjeçare (1568–1648)

[Redakto nëpërmjet kodit]
Princi Maurits në Betejën e Nieuwpoort-it, 1600, nga Paulus van Hillegaert

Lufta Holandeze për Pavarësi nga Perandoria Spanjolle quhet shpesh Lufta Tetëdhjetë Vjeçare (15681648). Pesëdhjetë vitet e para (1568 deri në 1618) ishin një luftë vetëm midis Spanjës Katolike dhe rrebelëve protestantëVendeve të Ulta. Ai ishte një konflikt ushtarak me elemente fetare të përfshira. Gjatë tridhjetë viteve të fundit (16181648) konfliki midis Spanjës dhe Holandës u zhyt në luftën e përgjithshme evropiane, që u bë e njohur si Lufta Tridhjetë Vjeçare.[20] Shtatë provinca rrebeleHolandës në vijim u bashkuan në Bashkimin e Utrecht-it në vitin 1579 dhe formuan Republikën e Shtatë Vendeve të Ulta të Bashkuara (të njohur edhe si "Provincat e Bashkuara"). Akti i Betimit ose Plakkaat van Verlatinghe u nënshkrua më 26 korrik 1581, duke formalizuar deklaratën e pavarësisëVendeve të Ulta veriore nga Perandoria Spanjolle. Toleranca fetare ishte një element kyç i ideologjisë së saj politike.

Uilliami i Oranzhit (15331584), themeluesi i familjes mbretërore holandeze, i drejtoi holandezët gjatë pjesës së parë të luftës. Vitet më të para qenë një sukses për trupat spanjolle. Megjithatë, holandezët kundërvepruan ndaj rrethimeve pasuese në Holland. Në nëntor dhe dhjetor të vitit 1572, të gjithë qytetarët e Zutphen-it dhe Naardenit u masakruan nga spanjollët. Nga 11 dhjetori i atij viti qyteti i Haarlemit u rrethua, duke e mbajtur për shtatë muaj, deri më 13 korrik 1573. Oudewater-i u pushtua nga spanjollët më 7 gusht 1575 dhe shumica e banorëve të tij u vranë. Maastricht-i u rrethua, plaçkit dhe shkatërrua dy herë njëra pas tjetrës (në vitet 1576 dhe 1579) nga spanjollët.

Hartë e Vendeve të Ulta vizatuar në formën e luanit Leo Belgicus, nga Claes Jansz Visscher (II), 1611

Në një luftë gjerësisht rrethimesh në vend të betejave, guvernatori i përgjithshëm Alessandro Farnese provoi trimërinë e tij. Strategjia e tij ishte të ofronte terma bujare për dorëzimin e një qyteti: aty nuk do të kishte më masakra ose plaçkitje; privilegjet historike urbane mbaheshin; do të kishte një falje të plotë dhe amnisti; rikthimi në Kishën Katolike do të ishte gradual. Katolikët konservatorë në jug dhe lindje mbështetën spanjollët. Farnese rimori Antverpenin dhe gati të gjithë atë që do të bëhej Belgjika.[21] Shumica e territorit holandisht-folësVendet e Ulta u morë nga Spanja, por jo në Flandër, e cila edhe sot mbetet pjesë e Belgjikës. Flandra ishte territori më radikal anti-spanjoll. Shumë flamandë u larguan në Holland, mes tyre gjysma e popullsisë së Antverpenit, 3/4 e Bruges dhe Gent dhe të gjithë popullsinë e Nieuwpoort, Dunkerque dhe zonën rurale.[22] Fushata e tij e suksesshme u dha katolikëve kontrollin e gjysmës së poshtmeVendeve të Ulta, duke qenë pjesë e Kundër-Reformimit Katolik.

Lufta vazhdoi u vazhdua edhe për një gjysmë shekulli tjetër, por luftimi kryesor kishte mbaruar. Paqja e Vestphalisë, e nënshkruar në vitin 1648, konfirmoi pavarësinë e Provincave të Bashkuara nga Spanja. Holandezët nisën të zhvillonin një identitet kombëtar, duke nisur nga shekulli XV, por zyrtarisht ata mbetën një pjesë e Perandorisë së Shenjtë Gjermaniko-Romake deri në vitin 1648. Identiteti kombëtar u formua kryesisht nga provinca që banorët vinin. Provinca e Hollandës ishte provinca më e rëndësishme me distancë nga të tjerat.

KatolikëtHolandë ishin një pakicë e paligjshme që ishte shtypur nga kalvinistët. Pas vitit 1572, gjithësesi, ata bënë një kthim mbresëlënës (gjithashtu si pjesë e Kundër-Reformimit katolik), duke formuar seminare, duke reformuar kishën e tyre dhe duke dërguar misionarë në distriktet protestante. Laikët shpesh morën drejtimin; qeveria kalviniste shpesh i arrestonte ose shqetësonte priftërinjtë që dukeshin tepër efektivë. Numri i katolikëve u stabilizua në rreth një të tretën e popullsisë në Vendet e Ulta; ata ishin më të fortë në jug-lindje.[23][24]
Zbavitje duke rrëshkitur, një skenë tradicionale rurale nga piktori holandez i shek. XVII, Hendrick Avercamp

Megjithëse shteti ishte i vogël dhe kishte vetëm rreth 1.5 miljonë banorë, ai kontrollonte një rrjet botëror të lundrimit përgjatë rrugëve tregtare. Nëpërmjet kompanive të saj tregtare, VOC-ut dhe Kompanisë Holandeze të Indisë Perëndimore (GWIC), ajo themeloi një perandori. Këto kompani bazoheshin në modelin anglez dhe suksesin e kompanive aksionere dhe gildaveAnglisë.[25]

Të ardhurat nga kjo tregti e lejuan Republikën Holandeze të konkuronte ushtarakisht me vende shumë më të mëdha. Ajo grumbulloi një flotë të stërmadhe prej 2,000 anijesh, fillimisht më të madhe se flotat e Anglisë dhe Franca së bashku. Konfliktet kryesore u zhvilluan në Luftën Tetëdhjetë Vjeçare kundër Spanjës, Luftën Holandezo–Portugeze (16021663), katër Luftërat Anglo-Holandeze, Luftën Franko-Holandeze (16721678), Luftën e Aleancës së Madhe (16881697), Luftën e Trashëgimisë Spanjolle (17021713), Luftën e Trashëgimisë Austriake (17441748) dhe Luftën e Koalicionit të Parë (17921795) kundër Francës.

Republika ishte më tolerante ndaj besimeve] dhe ideve të ndryshme sesa shtetet bashkëkohore, duke u lejuar banorëve të saj lirinë e mendimit. Një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e republikës si një fuqi ekonomike ishte vërshimi i refugjatëve që kërkonin tolerancën fetare të republikës. Në veçanti, ajo u bë streha e hebrejve portugezë dhe spanjollë që i iknin inkuizicionitGadishullin Iberikshekujt e XVI dhe të XVII[26] dhe më vonë, hebrej më të varfër gjermanë. Bashkësia judeje portugeze kishte shumë tregtarë të pasur, të cilët jetonin dhe mernin pjesë në lulëzimin ekonomik si të barabartë me tregtarët e pasur holandezë. Republika u bë strehë për shumë refugjatë të tjerë, duke përfshirë protestantët nga Antverpeni dhe Flandra që kishin mbetur nën sundimin katolik spanjoll; hygenotët francezë dhe separatistës anglezë, duke përfshirë edhe Etërit Pelegrinë. Në qytetet e Hollandës në shekullin e XVII dhe të XVIII erdhën shumë emigrantë nga pjesët protestante të Gjermanisë dhe gjetkë.

Nën këtë regjim, artistët do të lulëzonin, duke përfshirë piktorë si Rembrandt. Po kështu dhe shkencëtarët si Hugo Grotius, Christiaan Huygens dhe Antonie van Leeuwenhoek dhe filozofët si Baruk Spinoza që ishte jude me origjinë portugeze. Tregtia, shkenca, forcat e armatosura dhe artet holandeze ishin ndër më të vlerësuarat në botë gjatë një pjese të madhe të shekullit të XVII, një periudhë e cila është bërë e njohur si Epoka e Artë Holandeze.[27]

Ekonomia, e bazuar në rolin e Amsterdamit si qendër e tregtisë botërore, ishte e fortë në shekullin e XVII. Në vitin 1670 marina tregtare holandeze transportoi në tërësi 568,000 tonë mallra—rreth gjysma e e tërësisë evropiane.[28] Provinca Holland ishte tepër komerciale dhe e mbizotëronte vendin. Fisnikëria e saj ishte e vogël dhe e mbyllur si dhe kishte pak ndikim, duke qenë numerikisht e pakët, politikisht e dobët dhe formonte një kastë tepër të mbyllur. Shumica e tokave në Provincën Holland ishte e komercializuar për të mbjella tregtimi dhe zotëroheshin nga kapitalistët urbanë, jo fisnikët; kishte pak lidhje midis fisnikërisëProvincës Holland dhe tregtarëve. Nga viti 1650 familjet qytetare që ishin pasuruar nëpërmjet tregtisë dhe kishin fituar ndikim në qeveri, e kontrollonin Provincën Holland dhe në një masë të madhe u jepnin formë politikave kombëtare. Gjashtë provincat e tjera ishin më rurale dhe tradicionale në stilin e jetesës, kishin një fisnikëri aktive dhe luanin një rol të vogël në tregtinë dhe politikat kombëtare. Në vend të kësaj ato ishin përqëndruar në mbrojtjen nga përmbytjet dhe projektet e zgjerimit të tokave.[29][30]

Rënia ekonomike çoi në një periudhë paqëndrueshmërie politike, të njohur si Patriottentijd (17801787).[31] Këto trazira u shtypën përkohësisht nga një Pushtim Prusian në mbështetje të stadtholderit. Revolucioni Francez dhe Luftërat pasuese Revolucionare dhe Napoleonike i rindezën tensionet. Duke pasuar humbjen ushtarake të ndaj Francës, stadtholderi u dëbua nga Revolucioni Batav në vitin 1795, duke i dhënë fund Republikës Holandeze, e cila u pasua nga Republika Batave.

    1. Daniel Nexon (2006). "10. Religion, European identity, and political contention in historical perspective". përmbledhur nga Peter J. Katzenstein; Timothy A. Byrnes (red.). Religion in an Expanding Europe (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 256–282. ISBN 978-113945094-2. ... Krishtërimi Europian mbeti i ndarë dhe e dyta, për shkak se monarkia spanjolle e njohur shprehimisht sovranitetin e Republikës Holandeze, megjithë faktin se Kisha e Reformuar ishte feja zyrtare shetërore i atij shteti.
    2. Jan Lahmeyer. "Demographics of the Netherlands". populstat.info (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 26 dhjetor 2011.
    3. Kurth, Godefroid (1913). "Burgundy". Catholic Encyclopedia (në anglisht). Vëll. 3. shiko paragrafin e titulluar: Effects of Philip's Rule: - Vepra kryesore e Filipit të Mirë ishte bashkimi nën autoritetin e tij të shumicës së provincave të Holandës
    4. James D. Tracy (2002). Emperor Charles V, Impresario of War: Campaign Strategy, International Finance, and Domestic Politics (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 258. ISBN 978-052181431-7.
    5. H. G. Koenigsberger (1988). "The Beginnings of the States General of the Netherlands". Parliaments, Estates and Representation (në anglisht). 8 (2): 101–114.
    6. 1 2 Albert Léon Guérard (1959). France: A Modern History (në anglisht). University of Michigan Press. fq. 134–136.
    7. Martin van Gelderen (2002). The Political Thought of the Dutch Revolt 1555–1590 (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 18. ISBN 978-052189163-9.
    8. Kamen, Henry (2005). Spain, 1469–1714: A Society of Conflict (në anglisht) (bot. i 3-të). Harlow, Mbretëri e Bashkuar: Pearson Education. ISBN 978-0-582-78464-2.
    9. Joke Spaans (2004). "8. Reform in the Low Countries". përmbledhur nga R. Po-chia Hsia (red.). A Companion to the Reformation World (në anglisht). Blackwell Publishing. fq. 118–134. ISBN 978-140517865-5.
    10. Israel, Jonathan Irvine (1995). The Dutch Republic: Its Rise, Greatness, and Fall, 1477–1806 (në anglisht). Claredon Press. fq. 104. ISBN 978-0-19-873072-9.
    11. Euan Cameron; Larsissa Taylor (2004). "1. Dissent and Heresy – 2. Society and Piety". përmbledhur nga R. Po-chia Hsia (red.). A Companion to the Reformation World (në anglisht). Blackwell Publishing. fq. 3–36. ISBN 978-140517865-5.
    12. Israel, Jonathan Irvine (1995). The Dutch Republic: Its Rise, Greatness, and Fall, 1477–1806 (në anglisht). Claredon Press. fq. 155. ISBN 978-0-19-873072-9.
    13. Israel, Jonathan Irvine (1995). The Dutch Republic: Its Rise, Greatness, and Fall, 1477–1806 (në anglisht). Claredon Press. fq. 374–375. ISBN 978-0-19-873072-9.
    14. Israel, Jonathan Irvine (1995). The Dutch Republic: Its Rise, Greatness, and Fall, 1477–1806 (në anglisht). Claredon Press. fq. 86–91. ISBN 978-0-19-873072-9.
    15. Jerome Blum; Rondo E. Cameron; Thomas Garden Barnes (1970). The European World: A History (në anglisht). Little, Brown. fq. 160–161.
    16. Israel, Jonathan Irvine (1995). The Dutch Republic: Its Rise, Greatness, and Fall, 1477–1806 (në anglisht). Claredon Press. fq. 361–395. ISBN 978-0-19-873072-9.
    17. Diarmaid MacCulloch (2004). The Reformation (në anglisht). Viking. fq. 367–372. ISBN 978-067003296-9.
    18. Thomas Colley Grattan (1907). "Condition of the Netherlands Under Philip II – Commencement of the Revolution 1566". përmbledhur nga Walter Harold Claflin; Elbert Jay Benton (red.). History of Nations: Holland and Belgium (në anglisht). Nju Jork: J. D. Morris. fq. 72–74, 103–105.
    19. 1 2 John Lothrop Motley (1855). The Rise of the Dutch Republic: A History (në anglisht). Nju Jork: Harper & Brothers. fq. 106–115, 121, 122, 207, 213.
    20. Geoffrey Parker, red. (1988). The Thirty Years' War (në anglisht). Nju Jork: Military Heritage Press. fq. 2. ISBN 978-0-88029296-2.
    21. Violet Soen (2012). "Reconquista and Reconciliation in the Dutch Revolt: The Campaign of Governor-General Alexander Farnese (1578–1592)". Journal of Early Modern History (në anglisht). 16 (1): 1–22. doi:10.1163/157006512X620627.
    22. Bart de Groof (1993). "Alexander Farnese and the Origins of Modern Belgium". Bulletin de l'Institut Historique Belge de Rome (në anglisht). 63: 195–219.
    23. Charles H. Parker (2008). Faith on the Margins: Catholics and Catholicism in the Dutch Golden Age (në anglisht). Kembrixh, Masaçusets; Londër: Harvard University Press. ISBN 978-0-674-02662-9.
    24. Peter-Paul Koch. "II. Kuyper's World". Dutch Politics – A Primer for Foreigners (në anglisht). Quirksmode.org.
    25. Kennard, Matt (18 maj 2023). "How the modern corporation was invented in England". Declassified Media Ltd (në anglishte amerikane). Marrë më 23 korrik 2024.
    26. Miriam Bodian (1999). Hebrews of the Portuguese Nation: Conversos and Community in Early Modern Amsterdam (në anglisht). Blumington: Indiana University Press. ISBN 978-0-253-21351-8.
    27. Joost Jonker (1996). Merchants, bankers, middlemen: The Amsterdam money market during the first half of the 19th century (në anglisht). NEHA. fq. 32. ISBN 978-9057420016.
    28. Tim William Blanning (2007). The Pursuit of Glory: Europe, 1648–1815 (në anglisht). Penguin. fq. 96. ISBN 978-067006320-8.
    29. Ernst H. Kossmann (1961). "12. The Dutch Republic". përmbledhur nga F. L. Carsten (red.). The New Cambridge Modern History (në anglisht). Vëll. 5. The Ascendancy of France, 1648–88. Cambridge University Press. fq. 275–276 (275-300). ISBN 978-052104544-5.
    30. Jonathan Irvine Israel (1995). The Dutch Republic: Its Rise, Greatness, and Fall, 1477–1806 (në anglisht). Claredon Press. fq. 277–279, 284. ISBN 978-0-19-820734-4.
    31. Nicolaas Rietbergen, Petrus Johannes Antonius (2014). A Short History of the Netherlands: From Prehistory to the Present Day (në anglisht) (bot. i 4-rt). Amersfoort: Bekking & Blitz Publishers. fq. 159. ISBN 978-90-6109-484-5. OCLC 52849131. Marrë më 26 shtator 2023.

    Lidhje të jashtme

    [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]