Revista "Gjeopolitika", Nr.5

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ky numër i revistës përpiqet t'i japë përgjigje një pyetje të pranishme në debatin publik të viteve të fundit: A e ka përfunduar Shqipëria fazën e tranzicionit?

Diskutimet e përfshira në këtë numër trajtojnë këtë temë në tre aspekte : a) karakteristikat dhe tiparet e tranzicionit në Shqipëri dhe nëse vendi e ka përfunduar këtë fazë, b) nëse vendi ka hyrë në fazën e konsolidimit demokratik, c) nëse perspektiva e anëtarësimit në BE dhe procesi i integrimit evropian e kanë ndihmuar Shqipërinë në procesin e saj të demokratizimit.

Ky numër përmbledh punime të prof. dr. Rexhep Meidanit "Tranzicioni shqiptar: Aspekte tëtij- Metoda krahasimore (Nga autoritarizmi në demokraci: Spanja dhe Shqipëria), prof. Bruce Haddock "Demokracia, stabiliteti dhe Evropa: Tranzicioni në një kontekst më të gjerë", të prof. dr. Paskal Milos "Integrimi dhe kriza politike në Shqipëri", të prof. dr. Pëllumb Xhufit "Dinamika të munguara evropiane të politikës shqiptare", të dr. Mirela Bogdanit "Ka përfunduar tranzicioni në Shqipëri? Indikatorët e demokracisë së konsoliduar", dr. Fatos Tarifës "Kujtesa historike dhe tranzicioni demokratik", MA Afrim Krasniqit "Zgjedhjet dhe përfaqësimi politik, ndikimi i tyre në procesin e tranzicionit", dr. Lekë Sokolit "Ekuivokët e tranzicionit", prof. asoc. Gjergj Sinanit "Demokracia në Shqipëri ndërmjet parimeve dhe realitetit", Lutfi Dervishit "20 vjet tranzicion: Media e pavarur, mision i pamundur?", Gëzim Tushit "Tranzicioni: realiteti dhe perceptimi", dr. Reis Mulitës "Informaliteti politik, bartës i tranzicionit tëtejzgjatur shqiptar".