Rexhep Elmazi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rexhep Elmazi (1938–1978) ishte shkrimtar shqiptar.Lindur më 1938 në MalishevëGjilanit. Jetoi në Gjilan gjer më 25 maj të vitit 1978. Kreu shkollimin fillor, nxënës shembullor, ai vazhdoi në gjimnazin e Gjilanit.

Veprimtaria dhe puna[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rexhep Elmazi është detyruar të punojë si përkthyes në Këshillin Popullor të Rrethit të Gjilanit. Në vitet '60, i'u bashkua një grup ilegal të atyre viteve që i printe Adem Demaçi ku ka demaskuar politikën rankoviqiste shpërndarë parulla dhe afishe kundër regjimit serbo-jugosllav. Më 1964 zgjedhet udhëheqës i Komitetit për GjilanLëvizjen për Bashkimin e Shqiptarëve, organizatë ilegale patriotike, në krye të së cilës ishte atdhetari Adem Demaçi. Pasiqë zbulohet nga shërbimi i fshehtë serb UDB-ja dhe, poeti, Rexhep Elmazi arrestohet me 8 qershor të vitit 1964, ku dënohet me nëntë vjet burg. Pas vuajtjes së dënimit, ai lirohet nga burgu i Pozharecit, më 8 nëntor të vitit 1968. Gjatë punës si përkthyes në Entin e Sigurimit Social në Gjilan, vazhdoi krijimtarinë poetike dhe librin e parë me poezi “Frymëmarrje” që e botoi, më (1972), ai botoi edhe veprën e dytë “Fryma”, më (1994).

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindi më 3 janar të vitit 1938Gjilan. Rrjedh nga një familje e varfër por bujare, e cila pas një zullumi të madh të serbëve në Malishevë të Gjilanit, u detyrua të shpërngulet nga fshati në qytet më qëllim të shpërnguljës së mëtejme për në Turqi. Mirëpo, falë dashurisë për vendin e vet dhe ndikimit të intelektualëve të kohës ndërron mendjen dhe nuk shpërngulet në Turqi. Rexhepi shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Gjilan. Punimet e tij të para u botuan në revistën “Zëri i rinisë” e pastaj edhe në “Jeta e Re” dhe në të gjitha gazetat e revistat shqipe, që botoheshin në atë kohë në Jugosllavi.

Veprimtarisë së tij ilegale patriotike i ranë në gjurmë dhe e burgosën në vitin 1964 dhe e denojnë me 9 vjet burg. Pas rënies së politikës deskriminuese ndaj shqiptarëve të Alekandër Rankoviqit, Rexhep Elmazi lirohet nga burgu. Për nder te tij një shkolle fillore mban emrin e tij "Rexhep Elmazi".

Pas burgut Rexhep Elmazi kryen Fakultetin filozofik-drejtimi i Gjuhës dhe letërsisë shqipe në vitin 1975, por për shkak të “lustracionit “ në biografinë e tij ai detyrohet të punon si përkthyes. Meqë pushteti i atëhershëm Rexhep Elmazin e konsideronte si përsonalitet të rrezikshëm për regjimin, atij i kurdisen plot kurtha dhe më 16 maj të vitit 1978 edhe vritet...[1]

Rexhep Elmazi kishte ndikim të madh tek dashamirët e krijimtarisë letrare në Gjilan, dhe disa penda të njohura të letërsisë shqipe e konsiderojnë si baba të letërsisë për Gjilan dhe Anamoravë. Me studimin "Poezia e Rexhep Elmazit”, 2008, studim me të cilën edhe magjistroi në letërsi mr. Tahir Arifi, profesor i leterërsisë në Univerzitetin e Prishtinës.

Ka shkruar mjaft, por shkrimet e tij janë asgjësuar nga bastisjet e shumta që janë bërë në shtëpinë e tij. Rexhep Elmazin e konsiderohej si personalitet të rrezikshëm për regjimin pushtues, atij i inskenua rasti më 16 maj të vitit 1978, vritet mizorisht në rrethana që shërbimi sekret e kualifikoi me "maskim"...

Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Arifi, Tahir (1994). libri: : “Poezia e Rexhep Elmazit”. Prishtinë: Plejada. fq. 7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]