Shko te përmbajtja

Ridvan Qazimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ridvan Qazimi
Nofka"Komandant Lleshi"
Lindi4 Prill 1964
Vdiq24 Maj 2001
Përkatësia Ushtria Kroate
Ushtria Boshnjake
Ushtria Çlirimtare e Kosovës
Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit
Vitet e shërbimit1991 – 2001
GradaKomandant
NjësiaBrigada 112
Betejat / luftëratLufta në Kroaci
Lufta e Bosnjës
Lufta e Kosovës
Lufta në Luginën e Preshevës
MirënjohjeUrdhëri Hero i Kosovës (pas vdekjes)

Ridvan Qazimi (4 Prill 196424 Maj 2001) i njohur me nofkën Komandant Lleshi, ishte njëri nga komandantët dhe themeluesit e hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB). Gjatë luftës në Luginën e Preshevës, ai ishte komandanti i tretë më i lartë i UÇPMB-së dhe udhëheqës i Brigadës 112. Gjatë Luftërave të Jugosllavisë, ai mori pjesë në Luftën e Kroacisë, në Luftën e Bosnjës dhe në Luftën e Kosovës, ku gjithashtu ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Lindi më 4 prill 1964 në qytetin e Bujanocit dhe ra dëshmorë më 24 maj 2001 në fshatin Tërnoci i Madh, gjatë një përleshje zjarri me forcat serbe.

Ridvan Qazimi lindi më 4 prill 1964 në qytetin e Bujanocit. Ai u diplomua në shkollën e inxhinierisë mekanike në Prishtinë, por ai punoi si rrobaqepës dhe ishte pronar i një butiku në Bujanoc. Gjatë Luftërave Jugosllave, ai mori pjesë në Luftën e Kroacisë dhe në Luftën e Bosnjës duke luftuar kundër forcave serbe dhe ai gjithashtu luftoi në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë Luftës në Kosovë, ku ai ishte nën komandën e Adem Jasharit, fotografinë e të cilit e mbajti në selinë e tij në Konçul.

Që në rininë e tij të hershme Ridvan Qazimi ëndërronte lirinë e Tërnocit, Konçulit, Bujanocit, Preshevës e Medvegjës, andaj energjinë e tij të tërë rinore ia kushtoi vetëm çështjes sonë kombëtare. Edhe atëherë kur angazhohej në shoqatën kulturore artistike të fshatit të tij të lindjes, në Tërnoc me emrin „Jehona“, ku këngët trimërie farkëtonin shpirtin e tij rinor, Ridvan Qazimi shpresonte për një ditë të bardhë edhe për Kosovën lindore. Shpirti i tij i bardhë dhe krenar, gjithnjë i gatshëm të ndihmojë vëllezërit e tij, e i pakënaqur me pozitën e popullit të vet, u vu në ballë të shoqatës bëmirëse „Nëna Terezë“ për t’ua lehtësuar bashkëqytetarëve sadopak dhimbjet që ua shkaktonte robëria e rëndë serbo-sllave. Atëherë kur shqiptarët në Kosovë u organizuan ushtarakisht kundër makinerisë luftarake serbo-sllave, Ridvan Qazimi përqafoi vëllezërit e tij në uniformën ushtarake të UÇK-së, sepse kishte ardhur koha t’iu bashkangjitej atyre në luftë për liri. Ai nuk deshti për asnjë moment t’i tradhëtojë idealet kombëtare, sepse ishte betuar në Flamurin Shqiptar se një ditë do të luftonte për lirinë e shqiptarëve dhe bashkim me Kosovën martire. Kjo e bënte Ridvan Qazimin të madh sa bjeshka e Korabit, e bënte të pastër si burimi i bjeshkëve të Rugovës, e bënte hero të çështjes kombëtare. Kur Kosova e fitoi lirinë, Ridvan Qazimin e thërriste Kosova Lindore që ti dalë zot edhe atyre trojeve shqiptare, të cilat tragjedia historike i kishte lënë nën hijen e shtetit kriminal serb. Ridvan Qazimi, tashmë ushtarak me përvojë luftarake, i njohur si Komandant Lleshi, emërohet anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) dhe komandant i Brigadës 112 „Sherif Jonuzi“. Komandant Lleshi përveç që dallohej me trimërinë e tij të pashoqe dhe me ndikim pozitiv tek bashkëluftëtarët, poashtu tregoi pjekuri të lartë politike e intelektuale, gjë që edhe jo rastësisht u gjend në ballë të delegacionit shqiptar për bisedime me palën armike serbe, nën mbikëqyrje të zyrtarëve amerikanë. Ky fakt nuk i pëlqente aspak zëvendëskryeministrit serb Joviçit, i cili disa herë u deklarua kundër përbërjes së delegacionit shqiptar të cilit i printe Ridvan Qazimi, sepse emri i Komandant Lleshit ishte bërë një tmerr i vërtetë për çdo ushtar e paramilitar serbo-sllav.

Vrasja mizore dhe e kryer tradhëtisht e Komandant Lleshit nga snajperistët serbo-sllavë, ashtu siç e ka patur historikisht zakon Serbia, ishte një humbje e madhe për luftën çlirimtare të shqiptarëve kundër regjimit serb në Kosovën Lindore. Përmendorja e Ridvan Qazimit–Komandant Lleshit në Tërnoc si shqiponjë sypatrembur, ashtu siç ishte vetë Komandant Lleshi, i bën roje fshatit të tij të lindjes si dhe mbarë Kosovës, sikur dëshiron të na thotë se serbëve nuk iu zihet kurrë besë. Emrat e mëdhenj e të shenjtë heronjësh si Ridvan Qazimin–Komandant Lleshin nuk i tretë toka.

Pas konfliktit, në hyrje të Tërnocit të Madh, shqiptarët vendas i ngritën atij një monument në vitin 2002. Ai është shumë i respektuar nga shqiptarët në Kosovën Lindore, dhe një manifestim katër ditor, "Ditët e Komandant Lleshit", mbahet në nder të tij çdo vit. Ai gjithashtu mori muzeun e tij, i cili u hap më 26 nëntor 2012 në Tërnoc të Madh. Është ndërtuar nga shqiptarët vendas me ndihmën e diasporës shqiptare. Ai ekspozon sendet personale të Komandant Lleshit – fotografi, uniforma, armë si dhe xhipin në të cilin u vra.