Rifat Gjota

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dr. Rifat Gjota (1939 - 2022) është inxhinier i elektroteknikës, profesor universitar dhe zbulues shqiptar nga Peja. [1]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkencëtari dhe pedagogu i mirënjohur është lindur në Pejë5 maj 1939 në një familje të njohur zejtare. Shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në vendlindjen e vet. Në vitin 1965 ka diplomuar në Fakultetin Elektroteknik të Universitetit të Shkupit, në vitin 1977 ka magjistruar në Fakultetin Elektroteknik të Universitetit të Zagrebit, kurse në vitin 1985 ka doktoruar në Fakultetin Elektroteknik të Universitetit të Prishtinës. Prej vitesh dhe aktualisht punon si profesor në Fakultetin e inxhinierisë elektrike në Prishtinë.

Mbi njëzet vjet punoi në zbulimin e elektromotorit me veti shumë më të përparuara se ai i gjertanishëm, i cili kursen energjinë elektrike në përqindje të konsiderueshme, sikurse edhe sasinë e bakrit të nevojshëm për ndërtimin e tij. Zbulimet e veta i regjistroj (patentoj) në Amerik me emrin “US Patent 4710661 - Winding arrangement of a stator and/or rotor of a three-phase generator or electromotor with improved performances”, kurse mënyra e ndërtimit të këtyre elektromotorëve quhet “rifatizim”. Në vitin 2005 botoi librin “Makinat Elektrike Komplementare-Komplekse“. Kontrata për ndërtimin e këtyre motorëve është nënshkruar me firmën boshnjake “Elir” nga Tuzlla.

Zbulimi i fushave elektromagnetike rrotulluese komplementare, nga ana e Dr Rifat Gjotës e ka plotësuer edhe më tutje shkencën e fushave elektromagnetike rrotulluese. Kështu është hapur një shteg të ri për mënyrën e pështjelljes së makinave elektromagnetike rrotulluese. Esenca e zbulimit të Dr Rifat Gjotës qëndron në plotësimin e pështjellave me një pështjellë shtesë të çfazuar për 90 shkallë në hapësirë dhe në kohë. Me këtë arrihet zvogëlimi i forcave të harmoniqeve të kundërta dmth se lakorja e fushës rrotulluese i afrohet më tepër ideales. Kjo në praktik i bije kursim i mbi 5% të energjisë.

Motori i parë me fuqi 400 KW është duke punuar në elektroekonominë e Kosovës. Edhe shumë motorë të tjerë janë të ripshtjellur (rifatizuar) dhe punojn nëpër shumë fabrika dhe punishte të Kosovës.

Puna e Dr Rifat Gjotës në lëmin e sferizimit është gjithashtu i rëndësishëm dhe hap një kapitull të ri në studimet matematikore e hapsinore të të gjithë asaj që ekziston në Hapsirën e pafundëme.[2]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]