Robert G. Heft

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Robert G. Heft në fund të vitit 2009

Robert G. "Bob" Heft (19 janar 1942 - 12 dhjetor 2009) ishte projektuesi i flamurit aktual të Shteteve të Bashkuara me 50 yje. Ai gjithashtu ka hartuar një flamur me 51 yje që do të përdorej nëse një shtet i ri bashkohet me Shtetet e Bashkuara. Ai lindi në Saginaw, Michigan.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Heft projektoi flamurin aktual të SHBA-së për një projekt shkollor të porositur nga profesori i tij, Stanley Pratt, kur ai po ndiqte shkollën në Lancaster, Ohio në moshën 17 vjeç. Profesori i dha projektit një notë B por pasi foli për të me Robert J. Heft, profesori dhe studenti arritën një marrëveshje: nëse flamuri i projektit do të bëhej flamuri zyrtar i Kongresit të Shteteve të Bashkuara, profesori do të ngrinte votën nga B- në A. Heft fitoi bastin pasi flamuri i tij u caktua nga Presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara Dwight D. Eisenhower si flamuri zyrtar i vendit, pas një përzgjedhjeje nga 1500 modele që i ishin dorëzuar presidentit.[1]

Pas mbarimit të kolegjit, ai u bë mësues i shkollës së mesme dhe më vonë profesor kolegji. Ai ishte gjithashtu kryebashkiak i Napoleon, Ohio, për 28 vjet.

Heft vdiq më 12 dhjetor 2009, nga një sulm në zemër në moshën 67 vjeç.[2]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Rasmussen, Frederick N. "A half-century ago, new 50-star American flag debuted in Baltimore," The Baltimore Sun, Saturday, July 3, 2010" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2015. Marrë më 8 dhjetor 2013.
  2. ^ Rober G. Heft died 67