Robert Morris

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Robert Tappan Morris është krijuesi i virusit (i llojit Worm=krimb) të parë të internetit të quajtur “Morris Worm” kur ai ishte student në Universitetin Cornell. Aty ai filloi të shkruante kode për ëorm-se me qëllim që të zbulonte se sa e madhe ishte bota e internetit. Por Worm-i thjesht uli shpejtësinë e internetit dhe e bëri sistemin të papërdorshëm. Nuk kishte asnjë mënyrë për të ditur se sa kompjutera u infektuan po ekspertët e vlerësuan numrin në 6000 kompjutera të ndryshëm. Dënimi i tij u vendos 3 vjet burgim, 400 orë shërbim komuniteti dhe një gjobë prej 10’500 $. Tani për tani, ai është profesor në MIT (Massachisetts Institute of Technology) në laboratorin e Shkencave Kompjuterike dhe Inteligjencës Artificiale (Computer Sciences and Artificial Intelligence Laboratory). Ai ishte personi i parë që u dënua nga ligji i krimit kibernetik i vitit 1986 (Computer Fraud and Abuse Act).