Shko te përmbajtja

Rodrigo Palacio

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rodrigo Palacio
Palacio me Argjentinën në 2013
Informacioni personal
Emri i plotë Rodrigo Sebastián Palacio Alcalde[1]
Data e lindjes 5 shkurt 1982 (43 vjeç)
Vendi i lindjes Bahía Blanca, Argjentinë
Gjatësia 1.76 m (5 ft 9 in)[2]
Pozicioni(et) Sulmues
Karriera me të rinjtë
1990–2002 Bella Vista
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2002–2004 Huracán de Tres Arroyos 53 (15)
2004–2005 Banfield 36 (9)
2005–2009 Boca Juniors 131 (54)
2009–2012 Genoa 90 (35)
2012–2017 Internazionale 140 (39)
2017–2021 Bologna 127 (19)
2021–2022 Brescia 30 (6)
Gjithsej 607 (177)
Karriera ndërkombëtare
2005–2014 Argjentina 28 (3)
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve

Rodrigo Sebastián Palacio Alcalde (lindur më 5 shkurt 1981) është një ish futbollist profesionist argjentinas i cili luante si sulmues. Ai është i biri i José Ramón Palacio, një lojtar historik i Olimpo de Bahia Blanca gjatë viteve 1980'.[3] Palacio ka gjithashtu edhe pasaportë spanjolle.[4]

Në nivel ndërkombëtar, Palacio ka përfaqësuar Argjentinën në dy Kupa Bote dhe një Copa América, duke fituar medaljet e finalistit në Kupën e Botës 2014 dhe Copa América 2007.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në dhjetor 2007, Palacio mori pjesë në botërorin e klubeve me Boca Juniorsin. Palacio luajti në fitoren e Bocas 1–0 kundër skuadrës tuniziane Étoile du Sahel më 12 dhjetor.[5] Më 16 dhjetor 2007, në finalen e botërorit të klubeve, Palacio shënoi golin e barazimit të përkohshëm në humbjen 2–4 kundër skuadrës italiane AC Milan.[6] Atij j'u dhurua trofeu "Bronze Ball" (Topi i bronztë) duke u rendit si lojtari i tretë më i mirë i turnamentit, mbrapa Clarence Seedorf dhe Kaká respektivisht. Performancat e mira të Palacios në Kupën Libertadores, e ndihmuan Bocan që të mos eleminohej që në fazën e grupeve, ai shënoi dy gola në fitoren 3–0 kundër skuadrës meksikane Club Atlas, dhe gjithashtu shënoi golin e tretë në fitoren dramatike 4–3 kundër skuadrës kiliane Colo-Colo. Më 7 Maj 2008, Palacio shënoi një gol në fitoren 2–1 kundër skuadrës braziliane Cruzeiro. Boca Juniors arriti deri në gjysmë-finale, ku u eleminuan nga Fluminense.

Pavarësisht nga një dëmtim i vogël, që e mbajti Palacion jasht fushave të lojës për një pjesë të vogël të gjysmës së dytë të sezonit, Palacio u rikthye për të fituar me Bocan trofeun Recopa Sudamericana kundër Arsenal de Sarandí, ai shënoi një gol në finalen e parë, dhe një gol tjetër në ndeshjen e kthimit. Më 20 dhjetor 2008, Palacio shënoi në fitoren 3–1 kundër San Lorenzo duke ndihmuar skuadrën e tij që të mbronte titullin.[7]

Më 17 korrik 2009, Palacio firmosi një kontratë katër-vjeçare me klubin italian Genoa; rroga e tij u raportua të ishte 2.81 milion € në sezon.[8] Ai zëvëndësoi të larguarin Diego Milito në krye të sulmit sëbashku me Hernán Crespon.[9] Pjesë e tyre u bë dhe argjentinasi tjetër Luciano Figueroa, ish shok ekipi i Palacios te Boca Juniors. Më 5 nëntor, Palacio shënoi golin e parë me Genoan në fitoren 3–2 kundër OSC Lille në Ligën e Europës.[10]

Më 6 dhjetor, Palacio shënoi golin e tij të parë në Serie A në barazimin 2–2 kundër Parmës.[11] Ai shënoi golin e parë për vitin 2010 në fitoren 2–0 në shtëpi kundër Atalantës.[12] Më 18 prill 2010, sërisht kundër Parmës, Palacio shënoi një dygolësh në fitoren 2–3 në transfertë. Ai e mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë i klubit me 8 gola në 37 ndeshje.

Palacio shënoi golin e parë për sezonin e ri më 3 tetor në suksesin 2–1 kundër Barit në shtëpi.[13] Pas kësaj, ai qëndroi plot 16 ndeshje pa shënuar, duke u zhbllokuar më 30 janar 2011 në fitoren 3–1 kundër Parmës.[14] Më 20 shkurt, Palacio dhe Alberto Paloschi shënuan secili një dopietë në fitoren 4–3 me përmbysje të Genoas kundër Romës; Genoa e kishte mbyllur pjesën e parë në disavantazh të tre golave.[15] Ai shijoi një formë pozitive në javët e fundit të sezonit, duke shënuar në fitoren 4–2 kundër Lecces dhe 3–2 kundër Cesenës; ai e mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë i ekipi me 9 gola.

Palacio e nisi sezonin e ri duke shënuar një dopietë në fitoren 4–3 kundër Nocerinës në raundin e parë të Kupës së Italisë. Më 1 shtator, ai firmosi një kontratë të re tre-vjeçare.[16] Palacio shënoi golin e parë në kampionat në fitoren 2–1 kundër LaziosStadio Olimpico, e cila u pasua me një dygolësh në suksesin 3–0 kundër Catanias. Ai shënoi edhe në humbjet kundër Chievos dhe Parmës, duke arritur të shënoj gol në katër ndeshje rradhazi në Serie A për herë të parë.

Palacio e nisi pjesën e dytë të sezonit në formë pozitive, fillimisht duke shënuar në fitoren 3–2 kundër Udineses e cila u ndoq me dygolësha në ndeshjet kundër Palermos dhe Napolit. Më 25 shkurt, ai shënoi një dygolësh në barazimin 2–2 kundër Parmës;[17] ai arriti në kuotën e shtatë golave në gjashtë ndeshje kundër tyre. Palacio e mbylli sezonin me 21 gola në të gjitha kompeticionet, përfshirë 17 në Serie A: kontributi i tij rezuloi vendimtar për ekipin, që i shpëtoi rënjes në Serie B duke u renditur në vendin e 17të.

Rodrigo Palacio duke luajtur me Interin

Më 22 Maj 2012, presidenti i Genoas, Enrico Preziosi, konfirmoi se Palacio do të bëhej lojtar i Interit duke nisur nga sezoni 2012–13.[18] Transferimi u zyrtarizua më 7 qershor, me Palacion i cili firmosi një kontratë tre-vjeçare me rrogë 2.7 milion € pêr sezon. Vlera e transferimit ishte 10.5 milion €.

Palacio bëri debimin e tij zyrtar me Zikaltrit më 2 gusht në fitoren 3–0 në transfertë kundër Hajduk Split në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës. Goli i tij i parë erdhi më 22 gusht në fitoren 2–0 kundër Vasluit në ndeshjen e parë të parë të fazës play-off;[19] ai gjithashtu shënoi në ndeshjen e kthimit në San Siro, duke ndihmuar Interin të kualifikohej në fazën e grupeve me rezultatin e përgjithshëm 4–2.[20]

Palacio shënoi golin e parë në kampionat në fitoren 2–0 kundër Catanias në javën e 8të.[21] Më 4 nëntor, ai shënoi një nga tre golat e fitores 3–1 kundër JuventusitJuventus Stadium; kjo ishte e parë e tyre në stadiumin e ri pas 49 ndeshjesh.[22][23] Katër ditë më pas, ai Palacio regjistroi një dopietë në fitoren 3–1 kundër PartizanitBeograd në fazën e grupeve të Ligës së Evropës; ai gjithashtu shënoi golin e vetëm në fitoren minimale 1–0 në San Siro kundër tyre, duke i siguruar Interin kualifikimin në fazën me eliminim direkt.

Më 18 dhjetor, Palacio luajti për 15 minuta si portier në fitoren 2–0 kundër Hellas Veronës në raundin e dytë të Kupës së Italisë; ai hyri në portë pas dëmtimit të Luca Castellazzit dhe kryerjes së tre zëvëndësimeve, duke kryer një pritje vendimtare ndaj mesfushorit Alessandro Carrozza në minutën e 91të.[24] Më 14 shkurt 2013, Palacio shënoi një dopietë në fitoren 2–0 kundër CFR Cluj në ndeshjen e parë të raundit të 32-tave të Ligës së Evropës; ai u aktivizua si zëvëndësues në pjesën e parë në vend të Diego Militos, i cili pësoi një dëmtim të rëndë.[25]

Palacio shijoi një formë pozitive në dy muajt e ardhshëm, fillimisht duke shënuar një dopietë në fitoren 3–2 me përmbysje kundër Catanias[26] dhe një gol në fitoren 4–1 kundër Tottenhamit në raundin e 16-tave të Ligës së Evropës; pavarësisht kësaj fitore, Interi u eliminua nga kompeticioni me rregullin e golit jashtë fushe. Më 3 prill, ai shënoi dy gola në fitoren 2–0 kundër Sampdorias në transfertë,[27] por gjithashtu pësoi një dëmtim që e mbajti jashtë fushave për dy muaj, duke humbur tetë ndrshje.[28] Ai u rikthye më 19 maj në humbjen 5–2 kundër Udineses në javën e fundit të kampionatit. Palacio regjistroi 22 gola në sezonin 2012–13, i cili rezultoi të ishte një nga më negativët në historinë e klubit.

Palacio shënoi dy gola në fitoren 4–0 kundër Cittadellas në raundin e parë të kupës në ndeshjen e parë të sezonit.[29] Ai e nisi kampionatin duke shënuar kundër Genoas[30] në javën e parë dhe Catanias në javën e dytë (përfshirë dhe një asist), me Interin që i fitoi të dy ndeshjet.[31] Ai vazhdoi formën pozitive, duke shënuar një dopietë në barazimin 3–3 kundër Torinos më 20 tetor dhe një gol në fitoren 4–2 kundër Veronës në shtëpi.[32][33] Më 3 nëntor, ai shënoi një gol të rëndësishëm në fitoren 3–0 kundër Udineses në Friuli.[34] Më 22 dhjetor, Palacio shënoi një gol me finte në minutën e 86të kundër MilanitDerby della Madonnina në ndeshjen e fundit të vitit.[35]

Palacio vazhdoi të ishte protagonist me ekipin pavarësisht një nisje të ngadaltë në vitin 2014; më 15 shkurt, ai shënoi në fitoren 2–1 kundër FiorentinësStadio Artemio Franchi.[36] Më 9 mars, ai i dha tre pikët ekipit kundër Torinos falë një goli me kokë në pjesën e parë.[37] Pesë ditë më pas, ai firmosi një kontratë të re me klubin deri në qershor 2016.[38][39] Më 16 mars, ai shënoi në minutën e 13të në fitoren 2–0 kundër Veronës në transfertë,[40] e ndjekur nga një gol dhe dy asiste në fitoren 4–0 kundër Sampdorias, po në transfertë.[41] Më 10 maj, Palacio shënoi një dygolësh në fitoren 4–1 kundër S.S. Lazios në shtëpi, e cila ishte ndeshja e fundit e kapitenit Javier Zanetti në San Siro si lojtar i klubit; me këtë fitore, Interi e mbylli kampionatin në vendin e 4të, duke u rikthyer në Ligën e Evropës.[42] Palacio e mbylli sezonin me 17 gola në kampionat dhe 2 në kupë.

Palacio e humbi fazën përgatitore të sezonit 2014–15 për shkak të pjesmarrjes së tij në Kupën e Botës 2014 me Argjentinën. Ai nuk u thirr as në dy ndeshjet e ekipit në Ligën e Evropës kundër Stjarnan si dhe në ndeshjen hapëse së kampionatit kundër Torinos, pasi trajneri Walter Mazzarri kishte vendosur t'a lejonte të pushonte.[43] Ai u rikthye më 14 shtator duke u aktivizuar në minutat e fundit të fitores 7–0 kundër Sassuolos.[44][45] Palacio pati një ecuri negative gjatë pjesës së parë të sezonit, duke mos shënuar për plot 1,016 minuta, ose 15 ndeshje;[46] ai u zhbllokua në barazimin 2–2 kundër Lazios në ndeshjen e fundit të vitit.[47] Ai u emërua në ekipin më të keq të Serie A në pjesën e parë të sezonit, sëbashku me shokët e ekipit Nemanja Vidić dhe Yann M'Vila.[48]

Rendimenti i Palacios u përmirësua gjatë pjesës së dytë të sezonit. Ai shënoi në fitoren 3–1 kundër Genoas në kampionat në ndeshjen e tij të parë për vitin 2015.[49] Në Ligën e Evropës, ai shënoi një dopietë në barazimin 3–3 kundër Celtic në ndeshjen e parë të raundit të 32-tave;[50] Interi u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm 4–3. Në raundin e 16-tave, ai shënoi të dy golat e ekipit të tij në humbjen 5–2 (1–3 në transfertë dhe 1–2 në shtëpi) me rezultatin e përgjithshëm kundër Wolfsburgut.[51] Më 11 prill, Palacio shënoi në triumfin 3–0 kundër Veronës në transfertë, duke e rikthyer Interin te fitorja pas gjashtë ndeshjesh.[52] Goli i tij i fundit për sezonin 2014–15 erdhi në fitoren 4–3 kundër Empolit në javën e 38të të kampionatit;[53] ky ishte një tjetër sezon negativ për Zikaltrit, të cilët nuk mundën të sigurojnë pjesmarrjen në kompeticionet evropiane sezonin e ardhshëm.[54] Palacio e mbylli sezonin me 41 ndeshje dhe 12 gola në të gjitha kompeticionet.

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Palacio përpara një ndeshjeje me kombëtaren në vitin 2013

Palacio bëri debimin e tij me kombëtaren argjentinase më 8 mars 2005 në barazimin 1–1 në miqësoren kundër Meksikës.[55] Pas kësaj, ai u aktivizua në fitoren 2–1 në transfertë kundër Bolivisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2006. Argjentina u kualifikua në turnament, dhe Palacio ishte pjesë e ekipit me 23 lojtar të thirrur nga trajneri José Pekerman. Debutimi i tij në turnament erdhi në fitoren 2–1 kundër Bregut të Fildishtë në ndeshjen hapëse të Grupit C.[56] Kjo ishte ndeshja e vetme që ai luajti në turnament; Argjentina u eliminua në çerek-finale nga Gjermania.[57]

Një vit më pas, Palacio u zgjodh nga trajneri Alfio Basile për të luajtur në Copa América 2007. Ai luajti 90 minuta të plota në fitoren 1–0 kundër Paraguajit në ndeshjen e fundit të grupit.[58] Ai gjithashtu luajti 12 minuta në fitoren 3–0 kundër Meksikës në gjysëm-finale. Në finale, Palacio nuk u aktivizua me Argjentinën që u mposht nga Brazili.[59]

Më 15 qershor 2008, Palacio shënoi golin e parë me ekipin kombëtar në barazimin 1–1 kundër Ekuadorit në raundin e pestë të kualifikueseve të Kupës së Botës 2010; ai u aktivizua në minutën e 85të dhe shënoi në minutën e 93të.[60] Ai gjithashtu u aktivizua për disa momente në ndeshjen tjetër kualifikuese kundër Brazilit. Këto ishin të paraqitjet e vetme që ai bëri në kualifikuese; trajneri Diego Maradona nuk e zgjodhi në ekipin final që do të luante në turnament.[61]

Në tetor 2011, Palacio u thirr nga trajneri i ri Alejandro Sabella për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2014 kundër Venezuelës;[62] ai u aktivizua si zëvëndësues në minutat e fundit të takimit, duke luajtur ndeshjen e parë me ekipin kombëtar pas tre vitesh.[63] Pas transferimit te Interi dhe fitimit të statusit si protagonist, Palacio e fitoi vendin e titullarit në ekipin kombëtar, duke luajtur tetë ndeshje në fushatën e suksesshme kualifikuese të Kupës së Botës 2014.[64] Goli i tij i vetëm në kualifikuese erdhi më 11 tetor 2013 në fitoren 3–1 kundër Perusë.[65]

Në përgatitjet para fillimit të turnamentit, Palacio shënoi golin e 3të ndërkombëtar në fitoren 3–0 kundër Trinidad dhe Tobagos; ai gjithashtu asistoi golin e Ezequiel Lavezzit.[66] Më 6 qershor, ai u emërua në listën me 23 lojtar të trajnerit Sabella, sëbashku me shokët te Interi, Hugo Campagnaro dhe Ricardo Álvarez.[67][68]

Profili i lojtarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Palacio ishte një lojtar shtatshkurtër, taktikisht i zgjuar dhe me dhunti teknike,[69] i cili dallohej për instiktin për gol.[70][71] Ai ishte një sulmues i shkathët dhe krijues, i cili mund të mbulonte disa pozicione në sulm: ai luajti si qëndër-sulmues në formacionin 3–5–1–1 të trajnerit Mazzarri,[72] por gjithashtu ka luajtur edhe si sulmues i dytë ose anësor.[70][73] Përveç aftësive si sulmues, Palacio është lavdëruar për kontributin në mbrojtje dhe në momentet kur ekipi nuk është në zotërimin e topit,[74][75] si dhe për profesionalizmin dhe lidershipin.[76]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi: [77][78]

Ndeshjet dhe golas silas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër Gjithsej
DivisionAppsGoalsAppsGoalsAppsGoalsAppsGoalsAppsGoals
Huracán 2002–03 Primera B Nacional 347347
2003–04 Primera B Nacional 198198
Gjithsej 53155315
Banfield 2003–04 Argentine Primera División 1922[a]2214
2004–05 Argentine Primera División 177177
Gjithsej 369223811
Boca Juniors 2004–05 Argentine Primera División 1537[b]2225
2005–06 Argentine Primera División 32177[a]52[c]04122
2006–07 Argentine Primera División 331912[d]62[c]34728
2007–08 Argentine Primera División 311013[e]42[f]14615
2008–09 Argentine Primera División 2057[b]52[c]22912
Gjithsej 1315446228618582
Genoa 2009–10 Serie A 317006[g]1378
2010–11 Serie A 27920299
2011–12 Serie A 3219223421
Gjithsej 9035426110038
Internazionale 2012–13 Serie A 26123210[g]83922
2013–14 Serie A 3717223919
2014–15 Serie A 358006[g]44112
2015–16 Serie A 27231303
2016–17 Serie A 150213[g]1202
Gjithsej 14039106191316958
Bologna 2017–18 Serie A 28400284
2018–19 Serie A 28330313
2019–20 Serie A 35711368
2020–21 Serie A 36510375
Gjithsej 127195113220
Brescia 2021–22 Serie B 32600326
Gjithsej karriera 609177199733886709230
  1. 1 2 Të gjitha ndeshjet në Kupën Sudamericana
  2. 1 2 Të gjitha ndeshjet në Kupën Libertadores
  3. 1 2 3 Të gjitha ndeshjet në Recopa Sudamericana
  4. Dy ndeshje dhe dy gola në Kupën Sudamericana, dhjetë ndeshje dhe katër gola në Kupën Libertadores
  5. Një ndeshje në Kupën Sudamericana, dymbëdhjetë ndeshje dhe katër gola në Kupën Libertadores
  6. Të gjitha ndeshjet në FIFA Kupën e Botës për Klube
  7. 1 2 3 4 Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës

Burimi: [79]

Ndeshjet dhe golas sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Argjentina 200520
200610
200730
200821
200900
201000
201110
201210
2013111
201471
Gjithsej283

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Rodrigo Palacio
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 15 qershor 2008Estadio Monumental, Buenos Aires, Argjentinë7 Ekuadori1–11–1Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2010
2 11 tetor 201317 Peruja3–13–1Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2014
3 4 qershor 201422Trinidadi dhe Tobago Trinidad dhe Tobago3–13–1Ndeshje miqësore
Boca Juniors
Argjentina
  1. "2014 FIFA World Cup Brazil: List of players: Argentina" (PDF) (në anglisht). FIFA. 14 korrik 2014. fq. 2. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 prill 2019. Marrë më 11 maj 2019.
  2. "Rodrigo Palacio" (në italisht). Brescia Calcio. Arkivuar nga origjinali më 21 maj 2022.
  3. "El partido en el que los Palacio tendrán sensaciones encontradas" (në anglisht). Diario Perfil. 30 mars 2008. Arkivuar nga origjinali më 31 maj 2011. Marrë më 27 dhjetor 2009.
  4. "Napoli: blitz per Rodrigo Palacio. Lazio e Barça stanno a guardare". TuttoMercatoWeb (në italisht). 24 qershor 2008. Marrë më 3 janar 2011.
  5. Cardozo on cue for Boca. fifa.com (12 dhjetor 2007)
  6. Dominant Milan rule the world. fifa.com (16 dhjetor 2007)
  7. Primera Division. Afa.org.ar (11 prill 2009). Marrë më 24 dhjetor 2012.
  8. Genoa CFC Report and Accounts on 31 dhjetor 2009
  9. "Palacio nach Genua" (në gjermanisht). Transfermarkt. Arkivuar nga origjinali më 22 gusht 2009.
  10. "Sculli seals late win for Genoa" (në anglisht). UEFA. 5 nëntor 2009. Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2010. Marrë më 11 nëntor 2011.
  11. "Genoa vs. Parma 2 – 2" (në anglisht). Soccerway. 6 dhjetor 2009. Marrë më 3 qershor 2015.
  12. "Genoa vs. Atalanta 2 – 0" (në anglisht). Soccerway. 24 janar 2010. Marrë më 3 qershor 2015.
  13. "Genoa vs. Bari 1908 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 3 tetor 2010. Marrë më 3 qershor 2015.
  14. "Genoa 3 - 1 Parma". LegaSerieA.it (në italisht). 30 janar 2011. Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2012. Marrë më 4 qershor 2015.
  15. "Përmbysjet e çmendura të ekipeve italiane në këtë mijëvjeçar". Panorama Sport. 1 nëntor 2012. Marrë më 15 qershor 2024.
  16. "Genoa, è ufficiale: Palacio rinnova fino al 2014" (në italisht). Genova Today. 2 shtator 2011. Marrë më 15 qershor 2024.
  17. "Palasio shpëton Xhenoan me 2 gola ndaj Parmës". Panorama Sport. 26 shkurt 2012. Marrë më 15 qershor 2024.
  18. "Genoa president: Palacio will be an Inter player next season" (në anglisht). Goal.com. 22 maj 2012. Marrë më 22 maj 2012.
  19. "Interi pa problem me Vasluin, fitojnë Lacio e Liverpul". Panorama Sport. 24 gusht 2012. Marrë më 15 maj 2015.
  20. "Liga e Europës: Interi kualifikohet me drithërima, Lacio OK". Panorama Sport. 31 gusht 2012. Marrë më 15 maj 2015.
  21. "Interi "fluturon" me Kasanon e Palasion". Panorama Sport. 22 tetor 2012. Marrë më 15 maj 2015.
  22. "Interi për titull, dorëzohet Juventusi". Panorama Sport. 4 nëntor 2012. Marrë më 15 maj 2015.
  23. "Interi i frikshëm, mund Juven pas 49 fitoresh në Seria A". Panorama Sport. 4 nëntor 2012. Marrë më 15 maj 2015.
  24. "Interi mund Veronën dhe shijon çerekfinalet e kupës". Panorama Sport. 19 dhjetor 2012. Marrë më 15 maj 2015.
  25. "Interi fiton ndaj Kluzhit, por Milito humb sezonin". Panorama Sport. 15 shkurt 2013. Marrë më 15 maj 2015.
  26. "Interi "i çmendur" ringjallet me Palasion". Panorama Sport. 4 mars 2013. Marrë më 15 maj 2015.
  27. "Interi rilingjallet me dopietën e Palasios". Panorama Sport. 4 prill 2013. Marrë më 15 maj 2015.
  28. "Interi në hall, dëmtohet edhe argjentinasi Palasio". Panorama Sport. 5 prill 2013. Marrë më 15 maj 2015.
  29. "Coppa Italia, Inter 4-0 Cittadella". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 18 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2014. Marrë më 1 shtator 2014.
  30. "Inter scrape past Genoa at half-empty stadium" (në anglisht). Eurosport. 26 gusht 2013. Marrë më 16 qershor 2024.
  31. "Super-Inter shkatërron Katanian, Maxarri në delir". Panorama Sport. 1 shtator 2013. Marrë më 1 shtator 2013.
  32. "Inter, barazim me 10 lojtarë". Top-Channel.tv. Marrë më 21 tetor 2013.
  33. "Interi tregohet i fortë". Telegrafi.com. Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2013. Marrë më 26 tetor 2013.
  34. "Interi ndëshkon Udinezen, Palasio udhëheqësi i ekipit". Panorama Sport. 4 nëntor 2012. Marrë më 16 qershor 2024.
  35. "Palacio vendos derbin". TopSporti. 22 dhjetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2024. Marrë më 16 qershor 2024.
  36. "Fiorentina 1–2 Internazionale" (në anglisht). BBC Sport. 15 shkurt 2014. Marrë më 16 qershor 2024.
  37. Kirsten Schlewitz (9 mars 2014). "Inter Milan vs. Torino, final score 1-0: Five unbeaten for nerazzurri". SBNation.com (në anglisht). Marrë më 16 qershor 2024.
  38. "Zyrtare: Palacio vazhdon me Interin". Telegrafi.com. 14 mars 2014. Marrë më 16 qershor 2024.
  39. "L'Inter r Palacio, insieme fino al 2016". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. Arkivuar nga origjinali më 14 mars 2014. Marrë më 14 mars 2014.
  40. "Triumfon Interi". Telegrafi.com. Arkivuar nga origjinali më 18 mars 2014. Marrë më 16 mars 2014.
  41. Sotir Kora (13 prill 2014). "Interi rikthehet te fitorja, shkatërron Sampdorian". SuperSport.al. Arkivuar nga origjinali më 3 gusht 2014. Marrë më 13 prill 2014.
  42. "Interi bën spektakël në nder të Zanetit". Panorama Sport. 10 maj 2014. Marrë më 16 qershor 2023.
  43. "Maxarri shpall listën, jashtë Palasio e Nagatomo". Panorama Sport. 20 gusht 2014. Marrë më 8 qershor 2015.
  44. "Inter sërish 7 gola Sasuolos". Sporti Shqiptar. 14 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 17 shtator 2014. Marrë më 14 shtator 2014.
  45. "Interi i frikshëm, pa mëshirë kundër Sasuolos". Panorama Sport. 16 shtator 2014. Marrë më 16 shtator 2014.
  46. Olof Svensson (15 dhjetor 2014). "Palacio to IC: "The goals? I'm not worried"" (në anglisht). Sempre Inter. Marrë më 16 qershor 2024.
  47. "Internazionale vs. Lazio 2 – 2" (në anglisht). Soccerway. 21 dhjetor 2014. Marrë më 8 qershor 2015.
  48. "Formacioni më i mirë dhe ai më i keq i Serisë A për këtë vit". BalkanWeb.com. 25 dhjetor 2014. Marrë më 8 qershor 2015.
  49. "Bind Interi "i ri", Champions-i më pranë". Panorama Sport. 12 janar 2015. Marrë më 13 janar 2015.
  50. "Interi shtanget në sekondat e fundit". Panorama Sport. 20 shkurt 2014. Marrë më 8 qershor 2015.
  51. "Zhgënjen Interi, tjetër leksion nga Volfsburgu". Panorama Sport. 20 mars 2014. Marrë më 8 qershor 2015.
  52. "Zgjohet Interi, rigjen buzëqeshjen në Verona". Panorama Sport. 12 prill 2015. Marrë më 28 prill 2015.
  53. "Interi jashtë Europës, por feston… Ikardin". Panorama Sport. 1 qershor 2015. Marrë më 8 qershor 2015.
  54. "Interi i thotë lamtumirë Europës, e mund Xhenoa". Panorama Sport. 24 maj 2015. Marrë më 24 maj 2015.
  55. "Mexico vs. Argentina 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 8 mars 2005. Marrë më 22 dhjetor 2014.
  56. "Argentina vs. Ivory Coast 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 10 qershor 2006. Marrë më 7 dhjetor 2014.
  57. "Germany 1–1 (4–2) Argentina" (në anglisht). FIFA. 30 qershor 2006. Marrë më 7 dhjetor 2014.
  58. "Argentina vs. Paraguay 1 – 0" (në anglisht). Soccerway. 6 korrik 2007. Marrë më 22 dhjetor 2014.
  59. "Brazil victorious in Copa America" (në anglisht). BBC Sport. 16 korrik 2007. Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2010. Marrë më 27 prill 2009.
  60. "Argentina 1–1 Ecuador" (në anglisht). Hasta El Gol Siempre. 15 qershor 2008. Marrë më 16 qershor 2024.
  61. Rupert Fryer (19 maj 2010). "World Cup 2010: Argentina Squad - Maradona Announces Final 23-Man Roster" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 16 qershor 2024.
  62. "Lista de convocados para los partidos con Chile y Venezuela" (në spanjisht). Federata Argjentinase e Futbollit. Marrë më 22 shtator 2011.
  63. "Argentina stunned by Venezuela" (në anglisht). Al Jazeera. 11 tetor 2013. Marrë më 16 qershor 2024.
  64. "2014 FIFA World Cup Brazil–Preliminary Competition Format and Draw Procedures–South American Zone" (PDF) (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 21 tetor 2013. Marrë më 7 dhjetor 2014.
  65. "2014 FIFA World Cup qualification: Argentina 3–1 Peru" (në anglisht). FIFA. 11 tetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 31 dhjetor 2014. Marrë më 7 dhjetor 2014.
  66. "Argentina 3-0 Trinidad & Tobago: Comfortable win for Albiceleste" (në anglisht). Goal.com. 4 qershor 2014. Marrë më 7 dhjetor 2014.
  67. "Argentina World Cup squad: Carlos Tevez and Erik Lamela miss out on 30-man provisional list" (në anglisht). Daily Mirror. 13 maj 2014. Marrë më 7 dhjetor 2014.
  68. "Argentina squad for 2014 World Cup: the 23 chosen by Alejandro Sabella" (në anglisht). The Guardian. 6 qershor 2014. Marrë më 16 qershor 2024.
  69. Rex Gowar (28 prill 2014). "Penpix of likely Argentina squad for World Cup finals" (në anglisht). Reuters. Marrë më 20 mars 2017.
  70. 1 2 Fabrizio Romano (9 nëntor 2012). "Arma letale Palacio: media di un gol ogni 103 minuti" (në italisht). FC Inter News. Marrë më 17 nëntor 2015.
  71. "Rodrigo Palacio" (në anglisht). MLS Soccer. Marrë më 19 tetor 2019.
  72. Matteo Bruni (14 dhjetor 2013). "Palacio, conquistador silenzioso dal cuore gialloblù" (në italisht). Il Giornale.
  73. Karl Matchett (11 mars 2014). "Ranking the 50 Best Forwards in Europe by Goals and Productivity This Season" (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 19 tetor 2019.
  74. Riccardo Fusato (13 tetor 2014). "Quanto è importante Palacio per l'Inter? Nei numeri la risposta" (në italisht). FC Inter 1908. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 17 nëntor 2015.
  75. "Fantacalcio: perché sarà la giornata di Palacio, Quagliarella, Klose e Borriello" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 2 prill 2015. Marrë më 17 nëntor 2015.
  76. "A Tribute to Rodrigo Palacio: The Right Player at the Wrong Time" (në anglisht). Serpents of Madonnina. 29 maj 2017. Marrë më 17 qershor 2024.
  77. "Rodrigo Palacio" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 6 dhjetor 2014.
  78. "Rodrigo Palacio" (në anglisht). World Football. Marrë më 17 qershor 2024.
  79. Benjamin Strack-Zimmermann. "Rodrigo Palacio" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 29 tetor 2022.
  80. "Boca y otro título para volver a quedar en lo más alto". Lanacion.ar (në spanjisht). 27 gusht 2008. Arkivuar nga origjinali më 22 tetor 2014. Marrë më 7 dhjetor 2014.
  81. "Germany 1 Argentina 0" (në anglisht). BBC Sport. 13 korrik 2014. Marrë më 14 korrik 2014.
  82. "El Torneo Clausura ya dejó a siete técnicos sin trabajo" (në anglisht). Clarin. Arkivuar nga origjinali më 25 janar 2010. Marrë më 22 dhjetor 2014.
  83. "AC Milan do Europe proud" (në anglisht). FIFA. 16 dhjetor 2007. Arkivuar nga origjinali më 29 prill 2015. Marrë më 7 dhjetor 2014.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]