Shko te përmbajtja

Rogova

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rogova
Fshat
Map

Rogova është një vendbanim në komunën e Gjakovës, Kosovë.

Fshati Rogovë është një nga fshatrat më të mëdhenjë të komunës së Gjakovës, me rreth 3648 banorë sipas censusit të vitit 2024. Ai ndodhet rreth 15 km larg qytetit të Gjakovës dhe shtrihet përgjatë rrugës Gjakovë-Prizren, pranë lumit Drini i Bardhë. Rogova është një fshat i rëndësishëm për rajonin e Hasit të Gjakovës dhe ka histori të thellë, duke përfshirë gjetjen e një nekropoli tumular që daton nga periudha e parahistorisë. Fshati ofron mundësi për të eksploruar natyrën, historinë dhe mikpritjen e ngrohtë të banorëve[1].Në periudhën antike dhe mesjetare, Rogova ka qenë pjesë e rajoneve që i përkisnin Ilirisë, dhe më pas Perandorisë Romake, Bizantine dhe, më vonë, Perandorisë Osmane. Ndërsa dokumentet historike janë të kufizuara për këtë periudhë, ka indikacione për përdorimin e këtij territori nga banorë të ndryshëm si pasojë e pozicionit të tij strategjik pranë rrugëve tregtare që lidhin Gjakovën me Prizrenin dhe pjesë të tjera të rajonit.[2]

Në periudhën osmane, Rogova ka pasur një zhvillim të konsiderueshëm. Si pjesë e vilajetit të Kosovës, fshati ka përjetuar ndryshime në strukturën sociale dhe ekonomike. Gjatë kësaj periudhe, shumë ndërtesa, si xhamitë, hamamet dhe karvane, janë ndërtuar për të mbështetur jetën e përditshme dhe kalimin e udhëtarëve. Rogova, si shumë fshatra të tjerë të kësaj periudhe, ka mbajtur një strukturë tradicionale të jetesës, ku bujqësia dhe blegtoria kanë qenë burime kryesore të jetesës.[3]

Masakra e Rogovës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1999, gjatë luftës në Kosovë, në fshatin Rogovë ndodhi një nga ngjarjet më tragjike të asaj kohe. Një automjet me 21 civilë shqiptarë, shumica gra dhe fëmijë, u ndalua nga forcat serbe dhe të gjithë udhëtarët u vranë. Ky krim i rëndë përfaqëson një nga shembujt më të dhimbshëm të turizmit të errët, ku vizitorët shkojnë për të nderuar viktimat dhe për të kujtuar historinë e dhunës gjatë luftës. Sot, vendi i masakrës është simbol i kujtesës dhe respektit për të rënët.[4]

Rogova është njëra ndër fshatërat më të mëdha në Kosovë. Numëron afro 7000 banorë dhe 850 shtëpi. Shtrihet në pjesën Jug-perëndimore të Dukagjinit. Ndodhet 15 km larg prej Gjakovës në magjistralen Gjakovë-Prizren.

Rogova eshte nje fshat i cili ka një pozicion gjeografik shumë të përshtatshëm, i cili shtrihet në anën e Hasit, përkatësisht në rajonin jugperëndimor të Kosovës, Drinin e Bardhë, i cili kalon shumë afër tij, duke pasur parasysh atë si një vend tipik me karakteristika shumë të mira bujqësore dhe të frytshme. Rogova njihet si një territor i banuar në një periudhë të hershme, 2.500 vjet e vjetër, që e bën këtë vend të lashtë dhe tipik Ilir, ku gjurmimet arkeologjike të bëra në vitin 1972, e vërtetuan këtë. Fshati Rogovë është i kufizuar me fshatra të tjera: Romajën, Ujzin, Pnishin, Muhadrin, dhe në Anadrini me Xërxën, Fortesën, Celinën, Krushën e Madhe, etj.

Hyrja e Rogovës prehet prej Drinit të Bardhë në anën e djathtë të tij dhe mu aty gjendet pazari më i madh i asaj zone. Ky pazar ndodhë ditën e Premte dhe aty shitet gjithçka prej kafshëve deri tek veturat. Rogova përshkak të madhësisë që ka, posedon infrastrukturë tipike të një qyteze dhe posedon: shkollë fillore, shkollën e mesme, Postë, Bankë, Ambulantë, etj. Qendra e fshatit është shumë e frekuentuar, në dy anët e rrugëve ka kafiteri dhe dyçane të ndryshme. Peisazhin e Rogovës e pasuron Pashtriku i cili mbulon gjithë prapavijën. Të gjithë banorët e këtij fshati thirren me mbiemër të fisit e jo të kabiles ose të lagjes.[nevojitet citimi]

Thuhet se ky fshat ishte mjaft i zhvilluar e këtë e dëshmojnë mbetjet e hamamit (banjat publike), xhamisë, si dhe mbetjet e Kullës së Pogës dhe Kamzës së Urës. Në pjesën qëndrore të Rogovës gjendet xhamia e shek.XVI, e cila quhet xhamia e Hasan Pashë Jemishxhiut. Gjatë viteve të fundit kjo xhami ka pasur disa renovime të cilat janë ndërmarrë prej vetë komunitetit. Enterieri i xhamisë ka dekor tipik, karakteristikë për të janë pllakat e gurit me mbishkrime arabe, mbetje nga xhamia e shekullit XVI.[nevojitet citimi]

  1. "17 Porta per turizmin" (PDF). Qershor,2025. {{cite web}}: |first= i mungon |last= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)
  2. "Raportit" (PDF). Qershor,2025. {{cite web}}: |first= i mungon |last= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)
  3. "17 Porta per turizmin" (PDF). Qershor,2025. {{cite web}}: |first= i mungon |last= (Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)
  4. "Organizata për Kulturë dhe Edukim Kultus" (PDF). Qershor,2025. {{cite web}}: Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]