Roitja e bletës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tufa e bletës në momentin e roitjes
Tufa e bletës e ngjitur në një degë molle
Tufa e një blete të roitur në degën e një peme.

Roitja e bletës (e njohur edhe si lëshimi i bletës) është një mënyrë natyrale e riprodhimit të kolonisë së bletëve të mjaltit. Në procesin e roitjes, një koloni e vetme ndahet në dy ose më shumë koloni të veçanta. [1] Roitja është kryesisht një fenomen pranveror, zakonisht brenda një periudhe dy ose tre javore në varësi të lokacionit, por roitjet e rastit mund të ndodhin gjatë gjithë sezonit prodhues. Tufat e lëshuara janë zakonisht më të vogla dhe shoqërohen nga një mbretëreshë e virgjër. Ndonjëherë një koshere bletësh do të lëshohet radhazi, derisa të zhvishet pothuajse plotësisht nga punëtorët. [2] [3]

Një specie e bletës së mjaltit që merr pjesë në një sjellje të tillë është Apis cerana. Tufa riprodhuese e kësaj specie zakonisht vendoset 20-30 m larg nga foleja e lindjes për disa ditë dhe më pas do të niset për në një fole të re pasi të marrin informacion nga bletët hulumtuese të cilat kërkojnë zgavra të përshtatshme në të cilat do të ndërtojnë shtëpinë e tufës. Bletët hulumtuese më të suksesshme do të kthehen përsëri dhe do të raportojnë vendndodhjen e vendeve më të përshtatshme për fole. [4] Edhe lloji i bletës Apis mellifera dallohet me një proces të ngjashëm. [5] [6] [7] [8] [9] [10]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Miller, Peter. "Swarm Theory" (në anglisht). National Geographic. Arkivuar nga origjinali më 19 maj 2008. Marrë më 6 prill 2013.
  2. ^ Villa, José D. (2004). "Swarming Behavior of Honey Bees (Hymenoptera: Apidae) in Southeastern Louisiana". Annals of the Entomological Society of America (në anglisht). 97 (1): 111–116. doi:10.1603/0013-8746(2004)097[0111:SBOHBH]2.0.CO;2. Arkivuar nga origjinali më 28 qershor 2020. Marrë më 27 qershor 2020.
  3. ^ Avitabile, A.; Morse, R. A.; Boch, R. (nëntor 1975). "Swarming honey bees guided by pheromones". Annals of the Entomological Society of America (në anglisht). 68: 1079–1082. doi:10.1093/aesa/68.6.1079.
  4. ^ Seeley, Thomas D. The wisdom of the hive: the social physiology of honey bee colonies. Harvard University Press, 2009.
  5. ^ Seeley, Thomas D.; Visscher, P. Kirk (shtator 2003). "Choosing a home: How the scouts in a honey bee swarm perceive the completion of their group decision making". Behavioral Ecology and Sociobiology (në anglisht). 54 (5): 511–520. CiteSeerX 10.1.1.112.4277. doi:10.1007/s00265-003-0664-6.
  6. ^ Seeley, Thomas (maj 2003). "Consensus building during nest-site selection in honey bee swarms: the expiration of dissent". Behavioral Ecology and Sociobiology (në anglisht). 53 (6): 417–424. doi:10.1007/s00265-003-0598-z. JSTOR 4602235.
  7. ^ Bee Swarms Follow High-speed 'Streaker' Bees To Find A New Nest; ScienceDaily (Nov. 24, 2008)
  8. ^ Morse, Roger A. (korrik 1963). "Swarm Orientation in Honeybees". Science (në anglisht). 141 (3578): 357–358. doi:10.1126/science.141.3578.357. PMID 17815993.
  9. ^ Milius, Susan (9 maj 2009). "Swarm Savvy: How bees, ants and other animals avoid dumb collective decisions". Science News (në anglisht). 175 (10): 16–21. doi:10.1002/scin.2009.5591751017. (kërkohet abonim)
  10. ^ Seeley, Thomas (2010). Honeybee Democracy (në anglisht). Princeton, NJ: Princeton U Press. ISBN 978-0-691-14721-5.