Roli i medias në vitin 1997

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Mediat patën një rol të dorës së parë gjatë trazirave të vitit 1997. Ato ndikuan shumë në krijimin e imazhit mbi shqiptarët, por gjithashtu edhe mbi lëvizjet e forcave rebele dhe atyre qeveritare.

Koha Jonë[redakto | redakto tekstin burimor]

Gazeta e formuar në vitin 1991, u bë legjendare për luftën me pushtetin e Sali Berishës dh të Partisë Demokratike. Koha Jonë u bë zëri më i fortë i opozitës ish-komuniste duke e kritikuar çdo veprim të qeverisë. Pjesëmarrja e kësaj gazete në trazirat e vitit 1997 fillon me datën 31 janar 1997, kur iu bën thirrje kreditorëve që të shkojnë tek sportelet e "Gjallicës" më 6 shkurt, pasi do të marrin paratë. Por pikërisht me datë 5 shkurt "Gjallica" falimenton. Kjo ngjarje, bashkë me zhgënjimin e madh, nxit protestat e dhunshme në Vlorë, që do të çojnë pastaj drejt shpartallimit total të shtetit. Në datat 1 dhe 2 Mars, gazeta shkruan se Masakrën e 28 shkurtit, e provokuan shikasit, ndonëse mbetet pak e vështirë të besohet se 6 oficerë të SHIK-ut shkuan për të nxjerrë 50 studentë nga greva e urisë, në sy të 200 personave që kishin rrethuar Universitetin.

TVSH[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjatë gjithë trazirave të vitit 1997, Televizioni Publik Shqiptar, mbajti një qëndrim totalisht jo-profesional duke i quajtur vazhdimisht rebelët si terroristë dhe komunistë dhe duke mos marrë asnjëherë parasysh alternativën e tyre. Mbulimi tendecioz i ngjarjeve bëri që TVSH dhe gazetarët e tij të ktheheshin në mënyrë të pashmangshme në armiq të forcave kryengritëse duke sjellë shkatërrimin e antenave të transmetimit në mbarë vendin.

Mediat greke[redakto | redakto tekstin burimor]

Mediat greke gati të gjitha në përgjithësi e paraqitën rebelimin si një kryengritje për çlirimin e Vorio-Epirit. Përveç materialeve filmike me shumë vlerë, analizat e këtyre mediave nuk hyjnë fare në punë.

Mediat italiane[redakto | redakto tekstin burimor]

Mediat italiane u treguan media më shumë sensacionale duke e ngritur në kulm figurën e rebelëve, e sidomos të Zani Çaushit. Megjithatë ndryshe nga mediat greke, ato italiane u treguan më realiste mbi situatën duke e analizuar në detaje çfarë po ndodhte dhe pse po ndodhte. "Corriere Della Sera" dhe RAI mbuluan më shumë ngjarjet e vitit 1997.

Mediat anglofone[redakto | redakto tekstin burimor]

BBC[redakto | redakto tekstin burimor]

BBC, radiotelevizioni më i fuqishëm britanik, kishte edhe emisionet e veçanta në gjuhën shqipe. BBC Shqip, qartazi përkrahu rebelët dhe madje edhe e nxiti rebelimin me lajmet e veta. Kështu për ditë të tëra kjo radio transmetonte lajme sikur forca të shumta qeveritare po sulmonin qytetet e rebeluara, duke i dhënë kështu rebelëve justifikim për shpërthimin e depove të armatimit.

CNN[redakto | redakto tekstin burimor]

CNN kryesisht ishte e pavarur dhe për më tepër ngjarjet shqiptare i transmetoi si lajme kronikë dhe nuk i analizoi ato në brendësi.

Gazetat britanike[redakto | redakto tekstin burimor]

Gazetat britanike kishin si temë të preferuar ndarjen Veri-Jug duke shkruar dhe madje duke e bindur publikun perëndimor se kriza në Shqipëri ishte një përplasje midis Veriorëve (Gegë) dhe Jugorëve (Toskë) duke e prishur kështu imazhin e shqiptarëve në botë.