Holanda gjatë Periudhës Romake

Për rreth 450 vjetë, nga viti 55 p.e.s. deri në vitin 410 të erës sonë, pjesa jugore e Holandës u përfshi në Perandorinë Romake. Gjatë kësaj kohe romakët patën një ndikim të madh në jetët dhe kulturën e pupullit që jetonte në Holandën e atëhershme. Gjatë Luftërave Galike, zona jugore dhe perëndimore e Rinit u pushtua nga forcat romake, nën drejtimin e Jul Çezarit, i cili pushtoi të gjithë Galinë për Romën. Ai shkroi gjithashtu rreth përvojës së tij në librin e tij Commentarii de Bello Gallico, që është raporti i parë i mbijetuar mbi rajonin. Çezari përmend menapii-t, që jetonin në grykëderdhjen e lumit dhe eburonët, në juglindjen e tyre drejtë asaj që tashmë është Limburgu. Ai e quajti tokën midis Rinit dhe Vaalit "ishulli i batavëve" (insula batavorum).

Ai e përshkroi Rinin si një kufi natyror mids galëve dhe gjermanikëve në anën tjetër, por ai e kuptonte se popuj si eburonët, kishin një afërsi me fqinjët e tyre përgjatë lumit. Shkrimtarë të mëvonshëm romakë si Taciti dhe Plini i Vjetri e përshkruajnë rajonin në veri të Rinit të banuar nga frizët (frisii), kamavët dhe tubantët. Brenda grykëderdhjes jetonin kananefatët, batavët, sturët (sturii), marsacët dhe friziavonët. Teksuandrët, betazët (baetasii) dhe tungrët jetonin në jug të grykëderdhjes.
450 vitet e sundimit romak e ndryshuan thellësisht rajonin që më vonë do të bëhej Holanda. Rini ishte një kufi i militarizuar, shpesh i destabilizuar nga inkursione të dhunshme dhe Roma rekruitonte ushtarë në të dy anët e tij. Fiset e rajonit ishin ushtarë të vlerësuar në perandori, duke shërbyer shpesh në kalorësinë romake.[1] Kultura kufitare u ndikua nga elemente romake, gjermanike dhe gale dhe tregtia lulëzoi pas pushtimit romak të Galisë. Kishte akoma zemërime kundër sundimit romak, duke përfshirë marrjen e batavianëve të rinjë si skllevër. Kjo çoi në Rrebelimin Batav nën Gai Jul Civilin në vitin 69 të erës sonë, që rezultoi në djegien e mjaft Castellum-ve romake dhe braktisjen e seksioneve të ushtrisë veriore romake. Në prill të vitit 70 të erës sonë, legjonet e drejtuara nga Kuint Petilli Ceriali i mundën rrebelët.
| Tributë e përmendura nga Jul Çezari | Tributë gjatë Perandorisë Romake |
|---|---|
Batavët konsideroheshin paraardhësit "e vërtetë" të holandezëve nga shkrimtarët e shekullit të XVII dhe të XVIII, duke frymëzuar emërtimin e Xhakartës kolonialesi "Batavia" në vitin 1619 dhe Republikën Batave të vitit 1795. Termi "batav" ndonjëherë përdoret për të përshkruar holandezët]] e sot, ngjashëm si "gal" përshkruan francezët.[2] një identitet frank u shfaq në luginën e poshtme dhe të mesme të Rinit gjatë gjysmës së parë të shekullit të III, duke formuar një konfederatë grupesh të vogla gjermanike,[3] duke përfshirë edhe pasardhësit e rrebelëve batavë. Frizët (frisii) me gjasa u zhdukën nga Holanda veriore me përmendjen e fundit të tyre rreth vitit 296 të erës sonë,[4] ka të ngjarë si rrjedhojë e ngulimet të zonave të tjera [[Holanda gjatë Periudhës Romake|nën kontrollin romak dhe përmbytjet bregdetare.[5][6][7]
Ngulimet romake në Holandë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë qëndrimit të tyre në Gjermaninë e Poshtme, Romakët themeluan një numër qytezash dhe ngulimesh më të vogla në Holandë dhe e përforcuan Limes Germanicus me fortesa ushtarake. Qytezat më të shquara përfshijnë Ulpia Noviomagus Batavorum (Nijmegeni modern) dhe Forum Hadriani (Voorburg).

Fortesat romake në Holandë (katrorët në hartë)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Flevum (në Velsenin modern) ku është gjetur edhe një liman (i diskutuar).
- Lugdunum Batavorum (Brittenburg në Katwijk aan Zee modern)
- Praetorium Agrippinae (në Valkenburgun modern)
- Matilo (në zonëe Roomburgut modern në Leiden)
- Albaniana (në Alphen aan den Rijn modern)
- Fortesë me emër të panjohur (afër Bodegravenit)
- Lauriumi (në Woerden-in modern)
- Një fortesë ndoshta e quajtur Fletio (në Vleutenin modern)
- Traiectum (në Utrehtin modern)
- Fectio (Bunnik|Vechten)
- Levefanum (në Wijk bij Duurstede modern)
- Carvo (në Kesterenin modern në Neder-Betuwe)
- Fortesa me emër të panjohur në Meinerswijk.
- Noviomagus (në Nijmegenin modern)
Qyteza romake në Holandë (trekëndëshat në hartë)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]A) en:Forum Hadriani, ose Aellium Cananefatum (Voorburg-u modern)
B) Ulpia Noviomagus Batavorum, ose Colonia Ulpia Noviomagus, (Nijmegeni modern)
C) Batavorum (në Nijmegenin modern)
D) Colonia Ulpia Traiana (në Xantenin modern, Germani)
E) Coriovallum (në Heerlen-in modern)
Ngulime ose pika romake (rrathë në hartë)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]F) Nigrum Pullum (Zvamerdamin modern)
G) Ngulim me emër të panjohur në Leidsche Rijn
H) Haltna (Houten-i modern)
I) Ngulimi me emër të panjohur në Ermelon moderne)
J) Ngulimi me emër të panjohur në Tielin modern)
K) Tempuj romakë në Elst, Overbetuwe moderne)
L) Tempull me gjasa kushtuar Hercules Magusannus (Kesel, Brabanta Veriore moderne)
M) Tempull (në zonën e quajtur De lithse Ham, afër Maren-Keselit, tani pjesë e bashkisë së Osit)[8]
N) Ceuclum (Cuijk-u modern)
O) Varre të periudhës romake, 2 km në jug të qendrës së qytezës (Esch-ut modern)
P) Trajectum ad Mosam, i njohur edhe si Mosae Trajectum, (Maastricht-i modern)
Në hartë nuk është shënuar një fortesë e mundshme në Venlon moderne dhe një ngulim i quajtur Catualium[9] afër Roermond-it modern.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Parahistoria e Holandës
- Holanda gjatë Mesjetës së Hershme
- Historia e Holandës
- Perandoria Romake
- Jul Çezari
- Mbi luftën Gale
- Romanizimi (kulturor)
- Rrugët romake
- Teknologjia në Romën e lashtë
- Keltët
- Galët
- Perandoria Romake Perëndimore
- Rënia e Perandorisë Romake Perëndimore
- Invazionet barbare
- Gjermanikët
- Frankët
- Luftërat e Grepit dhe Merlucit
- Holanda Burgunde
- Holanda Habsburge
- Holanda Spanjolle
- Holanda Austriake
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shpjegime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Vendndodhja e saktë e bregdetit në ndryshim në kohët romake është i panjohur.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Roymans, Nico (2004). "10. Image and Self-Image of the Batavians". Ethnic Identity and Imperial Power: The Batavians in the Early Roman Empire (në anglisht). Amsterdam: Amsterdam University Press. fq. 226–227. ISBN 978-905356705-0.
- ↑ Beyen, Marnix (2000). "A Tribal Trinity: the Rise and Fall of the Franks, the Frisians and the Saxons in the Historical Consciousness of the Netherlands since 1850". European History Quarterly (në anglisht). EBSCO. 30 (4): 493–532. ISSN 0265-6914.
- ↑ Charles William Previté-Orton (1960). The Shorter Cambridge Medieval History (në anglisht). Vëll. 1. The Later Roman Empire to the Twelfth Century. Cambridge University Press. fq. 51–52, 151.
- ↑ Te Panegyrici Latini (Manuscript VIII), Grane, Thomas (2007). "From Gallienus to Probus – Three decades of turmoil and recovery". The Roman Empire and Southern Scandinavia – A Northern Connection!: A Re-evaluation of Military-political Relations Between the Roman Empire and the Barbaricum in the First Three Centuries AD with a Special Emphasis on Southern Sandinavia (në anglisht). Kopenhagen: Det Humanistiske Fakultet, Københavns Universitet. fq. 109.
- ↑ Ejstrud, Bo (2008). Ejstrud, Bo; Maarleveld, Thijs J. (red.). The Migration Period, Southern Denmark and the North Sea: A Workbook in Relationship to the Gredstedbro Find (në anglisht). Esbjerg: Maritime Archaeology Programme, University of Southern Denmark. ISBN 978-87-992214-1-7.
- ↑ Issar, Arie S. (2003). Climate Changes during the Holocene and their Impact on Hydrological Systems (në anglisht). Kembrixh: Cambridge University Press. ISBN 978-0-511-05485-3.
- ↑ Louwe Kooijmans, Leendert P. (1974). The Rhine/Meuse Delta: Four studies on its prehistoric occupation and Holocene geology (në anglisht). Leiden: Leiden University Press. hdl:1887/2787. ISBN 978-906021194-6.
- ↑ "Omroep Brabant". omroepbrabant.nl (në holandisht).
- ↑ "Catualium (Heel)" (në anglisht). Livius.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Beyen, Marnix (2000). "A Tribal Trinity: the Rise and Fall of the Franks, the Frisians and the Saxons in the Historical Consciousness of the Netherlands since 1850". European History Quarterly (në anglisht). EBSCO. 30 (4): 493–532. ISSN 0265-6914.
- Ejstrud, Bo (2008). Ejstrud, Bo; Maarleveld, Thijs J. (red.). The Migration Period, Southern Denmark and the North Sea: A Workbook in Relationship to the Gredstedbro Find (në anglisht). Esbjerg: Maritime Archaeology Programme, University of Southern Denmark. ISBN 978-87-992214-1-7.
- Grane, Thomas (2007). "From Gallienus to Probus – Three decades of turmoil and recovery". The Roman Empire and Southern Scandinavia – A Northern Connection!: A Re-evaluation of Military-political Relations Between the Roman Empire and the Barbaricum in the First Three Centuries AD with a Special Emphasis on Southern Sandinavia (në anglisht). Kopenhagen: Det Humanistiske Fakultet, Københavns Universitet.
- Issar, Arie S. (2003). Climate Changes during the Holocene and their Impact on Hydrological Systems (në anglisht). Kembrixh: Cambridge University Press. ISBN 978-0-511-05485-3.
- Louwe Kooijmans, Leendert P. (1974). The Rhine/Meuse Delta: Four studies on its prehistoric occupation and Holocene geology (në anglisht). Leiden: Leiden University Press. hdl:1887/2787. ISBN 978-906021194-6.
- Charles William Previté-Orton (1960). The Shorter Cambridge Medieval History (në anglisht). Vëll. 1. The Later Roman Empire to the Twelfth Century. Cambridge University Press.
- Roymans, Nico (2004). "10. Image and Self-Image of the Batavians". Ethnic Identity and Imperial Power: The Batavians in the Early Roman Empire (në anglisht). Amsterdam: Amsterdam University Press. fq. 221–234. ISBN 978-905356705-0.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Germania Inferior" (në anglisht). Livius. Arkivuar nga origjinali më 8 maj 2017. Marrë më 6 korrik 2025.
- "Fectio Fort" (në anglisht). Livius. Arkivuar nga origjinali më 27 mars 2015. Marrë më 6 korrik 2025.

