Shko te përmbajtja

Romanitas

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Romanitas është koleksioni i koncepteve dhe praktikat politike dhe kulturore nga të cilat romakët përcaktonin veten e tyre. Është një fjalë latine, e përdorur fillimisht në shekullin e tretë të e.s., me kuptimin "romanitet" dhe u përdor nga historianët modernë si koncept për t’iu referuar identidetit dhe vetë-perceptimit romak.

Kuptimi leksikor dhe origjina

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Romanitas do të thotë, si një afërsim i përgjithshëm, romanitet në latinisht,[1] megjithëse ai ësthë përkthyer edhe si "romanizëm, mënyra romnake".[2] Termi, jo i zakonshëm në burimet romake,[3][a] u përdor për herë të para nga shkrimtari romak i shekullit të III, Tertuliani, një paleo-kristian nga Afrika e Veriut, në veprën e tij De Pallio.[4][5] Tertuliani e përdorte këtë term në mënyrë pezhorative, për t’iu referuar atyre që, në Kartagjenën e tij të lindjes, imitonin kulturën romake.[6]

Konceptimet pas kuptimit leksikor

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Romanitas përdorej për tiu referuar grumbullit të koncepteve dhe praktikave politike dhe kulturore që përcaktonin të qenit romak.[5] Një pjesë e shquar e identitetit kulturor romak bazohej mbi të qenit pjesë e një bashkësie politike dhe romake me vlera, zakone, moralitet dhe mënyra të përbashkëta jetese.[7] Ajo i bëri historianët të përpiqeshin ta përkufizonin romanitas duke përdorur një numër qasjesh: një mënyrë është të konsiderohen idealet e përgjithshme romake që i atribuonin vetes së tyre; një tjetër qasje, e cila ka arritur konsensusin midis studjuesit, është që të konsiderohet nddërtimi i identitetit romak gjatë procesit të kolonizimit.[8] Megjithatë, jo të gjithë studjuesit e pranojnë nocionin e identitetit, q është trashëguar nga shkencat shoqërore, është i përshtatshëm për të kuptuar atë që ishte romake.[9]

Ajo nuk është një fjalë e përdorur shpesh në kohët e lashta, por është përdorur nga shkrimtarët modernë për të shprehur idealet që frymëzonin shtetin romak. Ai nënkupton një numër të madh gjërash, por shkurtimisht ai nënkupton atë që ishte romake (do me thënë, romaniteti). Ideali romak ishte qytetari-ushtar-bujk. Bujku ishte një punëtor i madh, i kursyer, praktik, që punonte tokën me duart e tij. Ushtari ishte një burrë trim dhe i fortë që u bindej urdhërave dhe rrezikonte jetën e tij në emër Romës. Para formimit, nën Gaius Marius, të ushtrisë profesioniste romake, Roma kishte një forcë mbrojtëse të tipit të milicisë, e cila mund të thirrej në kohën e luftës dhe pastaj të shpërndahej gjatë kohës së paqes. Ideali i homo militaris – që mishëronte funksionet e qytetarit, ushtarit dhe bujkut – ishte Lucius Kuinktius Cincinati. Sipas legjendës romake, Cincinati po punonte në fermën e tij kur mbërriti një lajmëtar, duke i thënë se Roma ishte nën sulm dhe ai ishte zgjedhur dictator. Në fillim ai ishte pa dëshirë të shkonte, por senati e bindi. Ai e mundi fisin armik brenda disa javësh dhe, megjithëse kishte shumëcën e mandatit të tij gjashtë-mujor si diktator me pushtet absolut për të sunduar, ai u kthye në punët e tij bujqësore.

Arritja dhe zotërimi i virtytit të gravitas ishte tepër i vlerësuar nga romakët e republikës së hershme dhe nga intelektualët romakë. Në të vërtetë, gravitas ishte karakteristika i vec[antë më qartësuese e shoqërisë së hershme republikane të Romës. Polibi thekson se:

«Zakonet dhe parimet romake në lidhje me fitimin e pasurisë janë më të mira se ato të kartagjenasit. Në pikëpamjen e këtyre të fundit nuk është asgjë e pahijshme që të bënë të fitosh; me të parët asgjë nuk është më e pahijshme sesa të marësh rryshfete dhe të fitosh me mënyra të papërshtatshme. Për ta pasuria e fituar nga transaksione të pandershme ishte po aq subjekt i qortimit sa një fitim i ndershëm nga burime të respektueshme është e qortueshme. Një provë e këtij fakti është: Kartagjenasit e mernin postin me rryshfete të hapura, por midis romakëve dënimi për këtë ishte me vdekje.»[10]

Karakteri virtuoz i romakëve, ndershmëria dhe besueshmëria e tyre, tregohet në mënyrën se si ata menaxhonin financat e tyre. Polibi thekson se: "shtetarët grekë, nëse u besohej një talent i vetëm, megjithëse të mbrojtur nga dhjetë nëpunës kontrollues, po aq vula dhe dyfishin e dëshmitarëve, prapë nuk mund të drejtohen për të ruajtur besimin; ndërsa ndërmjet romakëve, në magjistraturat dhe ambasadat e tyre, njerëzit kishin zotërimin e një sasie të madhe parash dhe prapë nga respekti i thjeshtë për betimin e tyre, e ruajnë besimin e tyre."[10]

Karakteristikat e tyre kulturore çuan në zhvillimin e "vetë qeverisjes" duke adoptuar një republikë klasore dhe kështu kjo klasë formonte shtyllën kurrizore të Republika Romake.

Për shkak të ndikimit të gjerë të letërsisë klasike, idea e homo militaris do të hidhte rrënjë në periudhën koloniale dhe të hershme të Shteteve të Bashkuara.

  1. Nuk gjendet te Oxford Latin Dictionary, i cili është leksiku standard i latinishtes klasike, i rrjedhur nga burime më të hershme sesa viti 200 i e.s.
  1. Merrills, Andrew; Richard Miles (2010). The Vandals (The Peoples of Europe) (në anglisht). John Whiley & Sons. fq. 88. ISBN 978-1-4051-6068-1.
  2. Gazda, Elaine K. (2002). The Ancient Art of Emulation: Studies in Artistic Originality and Tradition from the Present to Classical Antiquity (në anglisht). University of Michigan Press. fq. 4. ISBN 978-0-472-11189-3.
  3. Fouracre, Paul (2005). The New Cambridge Medieval History (në anglisht). Vëll. 1, c.500 – c.700. Cambridge University Press. fq. 40. ISBN 978-052136291-7.
  4. Tertuliani, de Pallio (IV,1)
  5. 1 2 Green, Bernard (2010). Christianity in Rome in the First Three Centuries (në anglisht). A&C Black. fq. 129. ISBN 978-0567-03250-8.
  6. Winter, Bruce W. (2003). Roman Wives, Roman Widows: The Appearance of New Women and the Pauline Communities (në anglisht). William B. Eerdmans Publishing. fq. 5, note 11. ISBN 978-0-8028-4971-7.
  7. Woolf, Greg (2000). Becoming Roman: The Origins of Provincial Civilization in Gaul (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 120. ISBN 978-0-521-78982-0.
  8. Wilhite, David E. (2007). Tertullian the African: An Anthropological Reading of Tertullian's Context and Identities (në anglisht). Walter de Gruyter. fq. 42. ISBN 978-3-11-019453-1.
  9. António José Marques da Silva, 2012, From lost Roman pottery to broken identities in Post-modern times: on the use of the concept of identity in Roman Archaeology, 28th Congress of the Rei Cretariae Romanae Fautores, Katania.
  10. 1 2 Polibi, Ἱστορίαι Historíai, 6.56