Rovena Rrozhani
Rovena Rrozhani (1974) ka lindur në Tiranë dhe është gazetare e shkrimtare e letërsisë për fëmijë. Ajo është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve për Fëmijë dhe të Rinj. [1]
Karriera profesionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rovena ka studiuar për gjuhë-letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës në vitet 1993-1998. [2] Si autore e letërsisë për fëmijë, Rovena konsiderohet një shkrimtare serioze. Ajo bën pjesë tek ato shkrimtare që e njeh mirë psikologjinë e fëmijëve, që punon shumë për të njohur mjedisin, duke e ndihmuar atë të shkruajë libra plot fantazi për mjedisin e natyrën.[3][4]
Ajo është fituese e çmimit për nxitjen e fantazisë së fëmijëve me librin “Fani në kërkim të dritës”, përmes të cilit motivon fëmijët të kërkojnë lidhjen e munguar me natyrën.[5] Për Rovenën si shkrimtare është shumë e rëndësishme fabula veçantë që është pika qendrore e krijimtarisë së saj, e cila shoqërohet me një gjuhë e sintaksë të thjeshtë për fëmijët. Zakonisht, dialogët janë të shkruara me fjali të shkurtra që të fusin në “kurthin” e botës fëminore. Kjo mënyrë e të shkruarit i bën fëmijët të përjetojnë gëzimet e trishtimet e ngjarjeve apo rrëfimeve duke dashur t'u përçojë lexuesve të vegjël jetë, shpresë dhe energji. [6]
Krijimtaria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Librat që Rovena ka shkruar për fëmijë janë: [7]
- Arinjtë që duan të fluturojnë
- Fani në kërkim të dritës
- Lëndina e arusheve
- Tullumbacja e bardhë
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Rovena Rrozhani". Bukinist.
- ^ "Rovena Rrozhani". Linkedin.
- ^ "Adelina Mamaqi: Shkrimtarët në harresë, letërsisë për fëmijë t'i jepet vendi që meriton".
- ^ "Xhahid Bushati: Për "Tetorin e librit" duhet një plan i përgjithshëm nga Ministria e Kulturës, që të ketë edhe "me detyrim" aktivitete në rrethe". 13 tetor 2023.
- ^ "Krijimtaria letrare për fëmijë, tre vepra shpallen fituese". 11 gusht 2008.
- ^ "Intervista/ Rovena Rrozhani: Ja pse e shkrova 'Lëndina e arushëve'".
- ^ "Lista e librave të autorit". Bukinist.