Rrahim Sadiku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Rrahim Sadiku lindi në Komogllavë të Ferizajt më 1954. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Ferizaj, Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës, ku ka mbaruar edhe studimet master. Si student fillon të merret me aktivitete ilegale kundër pushtimit jugosllav të trojeve shqiptare, duke shkruar, organizuar e propaganduar ide atdhetare e liridashëse. Më 1978 është ndër themeluesit e Lëvizjes për Republikën e Kosovës e cila arrin të shtrihet në të gjitha trojet e pushtuara. Gjatë vitit 1979/80 angazhohet për bashkimin e grupeve dhe organizimeve të tjera ilegale në në lëvizje të vetme dhe kjo deri diku arrihet kah mesi i vitit 1980. Është njëri nga organizatorët dhe pjesëmarrësit e drejpërdrejtë të demonstratave të vitit 1981. Shkruan në shtypin legal dhe illegal për problemet e kërkesat e drejta të shqiptarëve dhe merr pjesë aktive në përgatitjen e gazettes ilegale “Liria” e më vonë edhe udhëheqës i saj. Në dhjetor 1982 burgoset me 12 veprimtarë të tjerë dhe dënohet me 10 vjet burg. Aktivitetin e vazhdon edhe pas daljes nga burgu dhe burgoset, maltretohet e ndiqet vazhdimisht. Me fillimin e luftës së armatosur u bashkohet luftëtarëve të lirisë dhe më 22 maj në luftimet e zhvilluara në Stagovë të Kaҫanikut, plagoset rëndë. Ka punuar mësidhmënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Ferizaj, gazetar e redaktor i kulturës në gazetën e studentëve “Bota e re”, gazetar në të përditshmën “Rilindja”, kryeredaktor në Radio Ferizaj, drejtor i Qendrës së Kulturës në Ferizaj e gjetiu.

Jeton në Komogllavë e në Prishtinë.

Vepra letrare[redakto | përpunoni burim]

për fëmijë[redakto | përpunoni burim]

  1. “Ndodhi në gjithësi”, poemë, 1978,
  2. “Kohë e ngjarjeve të mëdha”, poemë, 1989,
  3. “Udhëtime gjithkund”, poezi, 2013,
  4. “Kam prekur ëndrrën”, poezi, 2014

për të rritur[redakto | përpunoni burim]

  1. “Këngë nderi e lirie”, poemë, 1988,
  2. “Kujt t’i flas”, poemë, 1995,
  3. “Kokat gjokset shpinat”, poemë satrike, 1996,
  4. “Ngjarje në kohë të pakohë”, roman, 1996,
  5. “Kryeatentati”, roman, 2000,
  6. “Lirikë qëndrese”, poezi” 2001,
  7. “Ethet e pritjes”, tregime, 2007,
  8. “Shtetthasit” I, II, III, roman, 2011,
  9. “Nëpër vendin e trimërive”, portretime satirike, 2011
  10. “Malli im prej përjetësie”, poezi, 2013
  11. “Legjendë moderne”, roman, 2013
  12. “Zgjuar me etjen”, poezi, 2014
  13. "Kolazh poetik", poezi, 2014
  14. "Andej kufirit të vdekjes", roman, 2014.

Krijime dramatike[redakto | përpunoni burim]

  1. “Nëpër ndërrime”, komedi, 2003,
  2. “Shembja”, dramë, 2006,
  3. “Shkojnë kojrilat”, dramë, 2008,
  4. “Etje për dritë”, dy drama”, 2009

Publicistikë[redakto | përpunoni burim]

  1. “Hidhet vallja kënga s’ndalet”, monografi, 1996,
  2. “Jetë kushtuar lirisë”, monografi, 2002,
  3. “Stagova”, monografi”, 2006,
  4. “Ferizaj ‘68”, monografi, 2008,
  5. “Një pamje tjetër”, palimpsest, 2008,
  6. “Një rrugë për liri”, monografi, 2009,
  7. “Zejnullah Zejna”, monografi, 2011,
  8. “Brezi që përjetoi epokat”, (me bashkëautor), monografi, 2012
  9. "Kolazh poetik", poezi, 2014
  10. "Andej kufirit të vdekjes", roman, 2014.

Rrahim Sadiku

Cikël poezish

Dhembja jonë si etja

Numëroj synimet e daljes tej vetes

vizatuar në rrudhat e harrimit

çmatem me kujtimet vërshueshëm

deshifroj formulën e heshtjes

pika pika mbledhur e bërë pelllg

në brigje pa numër ishujsh pa emër

ku vdekja e jeta ndërlidhen krejt pa drojë

trishtimi me gëzimin janë krejt një

për dashuri nuk dihet as për urrejtje

e gjitha fillon e mbaron natyrshëm

as idilë as romantikë e mbanë emrin

dënesjet e vazhdueshme s’kanë mesditë

mbrëmje nuk kanë as njohin agim

krejt ndodh spontanisht krejt

si dashuria jonë si dhembja jonë si etja

Vite pa mirënjohje

 

E ku ta dija se isha me vdekjen përqafuar

se fisnikërisht e kisha ftuar në duel

as acari as zjarri as gjaku as laku jo

nuk më bënin të flisja gjuhën që do ajo

kisha të folurit tim për dhe e për atdhe

pasha këtë tokë e pasha këtë qiell betohesha

besimin e kisha në diell

qielli më dehte edhe më shumë e panjohura

e ku ta dija se demonët më kishin zili

se po tkurreshin vitet me shpresa e mbresa

mendja thoshte ashtu as e mendoja guximin

frikën nuk e njihja as si kuptim

thosha të gjitha me mençurinë e guximit

betohesha se do ta mbaja fjalën betohesha

mandej numëroja plagët

dhe sa për të larë gojën edhe mirënjohje

thoshin rrofsh e qofsh rrofsh e qofsh trimi ynë

dhe shtroheshin në tavolina me mish e pije

unë mbajtur për krahësh hyja në spital

 

Kujtime nga një fije floku

Ishte krelë e prerë dërguar nga ajo

një ditë malli një kujtim më shumë

mijëra etje u zgjuan

me harrime ngjizen kohë e ikur u ndrit

u dridh dora duke mbajtur vitet

u lag syri duke ndjekur pamjet

përpëlitjeve u drodh u përdrodh zemra

me të pakthueshmën shkrirë koha

kishte ruajtur dridhjet e shpirtit

fluturimet e mendjes

nëpër mallin për ty

nëpër vitet pa ty

ah malli malli për ata sy

si e paskam bartur si e paskam duruar o

Kohë me vetmi

Nuk desha ta takoj vetminë

ajo po më kërkonte mua

ta shpërdëllente qetësinë mashtruese

ta tregonte lotin para askujt

ta shënonte në eter

deri te dita e fundit plagë

gërhamë e hukamë që s'hesht

as pajtohet me pafatin

krejt të zi në atë zezonë

shtegut dergjem pa shërim

i katrrithem alkimisë

pa i besuar shndërrimit

duke fituar në kohë  një rreze

besimit se vdekja nuk është fundi

as fillimi nuk është

as e gjithë e panjohura...

Ajo po më kërkonte mua

dhe më futi krahun

u ndjeva më i humbur se kurrë

 

 

Ndodh

Ndodh si në fundin e një përralle

vjen lumturia ndodh

në fushën e luftës për jetë

lumturitë vështirë jetësohen

as ngulitën në rrudhat e fatit

bindshëm mbetet vetëm vegimi

i pakapshëm si era

si rrjedha e ditëve 

që lënë hapur rrugën e kërkimit të fatit

ndodh si në fund të një përralle poezisë

jetës nuk ndodh as në ëndërr

Falje


'
'Fal ata që më bënë keq

ata që më deshën të keqen

ata që e ushqyen të keqen

nuk dua më të gërryhem

si guri nga shiu ingadalshëm

nga lotët nga plaga deri në asht

s’e lë shpirtin të thërmohet kotësive

të keqen nuk e dua të mbetet as te ata

Vorbull e jetës

 

Vorbull e jetës nis e rrotullohet

me fatin kapet fytafyt

nga diku shikoj krejt apatik

nuk jam këtu

larg kam shkuar

andej kah shkel hapi yt

të kthehem as më shkon ndërmend

më mirë tretur pa dikur ku

se të thahem këtu mallit

se të shtrihem e të kotem

duke u kënaqur qetësisë diku

o jam krijuar për rrugë të gjata

për udhëtime pa fund

brenda një ore botën përshkoj

kryq e tërthurë endem planetit

asket me trup me imagjinatë i pasur

shpërndahem eterit gjithkund

Dita kthehet ndryshe

Për ditë të mbarë

nis poezi të re

pa asgjë të re

zgjim i zakonshëm

ecje të zakonshme

rutinë

mendoj se diku është një zemër

një madje

një thellësi shpirtërore

rutina rutinohet ndryshe

dita ndërron petkun

rruga mbushet gjallërinë

kuptimësi e jetës hapet gjithësinë

nis e vetes i jap edhe pak mashtrim

Nëpër qytetin vegim

Endem dhembjes pa emër

nëpër qytetin vegim e humbje 

mëngjesi nuk vjen këtu as mbrëmja

esull nuk këndohet asnjë këngë 

meloditë monotone thyejnë heshtjen

mbjellin pikëllimin marrëzimin

fjalëve të harruara hapësirës ikur

them këtu kanë heshtur muzat

lufta pa pushuar kurrë harfa pa u dëgjuar

vargu ndjek lumin përzier me llumin

të pashpirtët i janë vardisur dashurisë 

gjithnjë anemikë pa zemër e pa gjak

hanë një krodhë bukë për të jetuar

vrasin pa dhembje pa kuptuar

një ditë më shumë me mynxyrë presin

jetërave të pajetuara e hapave prej kërmilli

asnjëri pa vrarë veten e duan jetën shumë 

shumë e duan jetën e shkelin të shkretën

nuk u bëhet vonë që ajo nuk i do

Më dashuro


'
'Dil o dil në derë

mos më le të mjerë

ushqeje gëzimin

largoje trishtimin

më dashuro


Mos ke frikë

s’na zë kohë e ligë

erërat s’na shembin

plagët s’na trembin

më dashuro

S’do të mërzitemi

do të stërvitemi,

për sot e nesër

ia themi këngës së vjetër

më dashuro

Do gjejmë oazë

po vjen pranvera

po frymëzon natyra

lule do jemi beso

më dashuro

Gota e fundit
'
'Ndodh rrotullohet bota

në gotën e fundit pirë për ty

pa ty

dodh kthehen akullnajat

dinozaurët

koha pa orë

Ndodh

as unë nuk jam aty për ta pritur fundin

kurrë mos kujto se jam unë ai

me gotë e lotin ngrirë e bërë borë

Në mallin tënd

Mesverë me ftohtësi

ngrin fjalët në mallin tënd

malli im iku me lotin

buzëve erë shkrumbi erë morti

e panjohura na tha ju mbroj unë

akullnaja na tha ju shkri unë 

u shua edhe ajo pikë ngohtësie në brendi

u tret edhe ajo rreze në largësi

polli vetëm dhembja e re

ardhjen e një dite që tallej

ah tallej me ne...

 

 

Ëndrra pikëllim

Ëndrrën e jetës kërkoj

duke besuar gjithnjë

se i ri isha për të dashuruar

kur ishte vonë

e kuptova se sa heret

kishte mbetur pa jetë

duke ecur i vetmuar ëndrrës jetë

kisha shkuar larg

realitetit pikëllim

Arrij te bregu i lotëve

 

Krijoj etjes bukurinë

ti më hyn edhe ëndrrës së re

të përcjellë deri te dhembja

nëpër terrnajë tedrita me vello

i fsheh buzëqeshjen magjisë mashtrim

i mat shpresat me shpresë të re

arrij te bregu i lotëve e

peshoj jetën e vdekjen

në një mjegullnajë zhytem

rugëve ku lodhem kot

nga plagë që më kthejnë në lojë

nata mëkaton gjurmëve të mia të gjakut

në largësi zogjët kërkojnë çerdhe

breglumit tonë të amshimit

ku e lanë kuvlinë erërat pullazi i lotëve

vetmia ku mrizon e falet njëkohësisht

kutinë e mendimeve duke hapur

duke lëshuar në qiell gjithë të pathënat

'Kërkoj dashurinë
'

Ha veten ngadal

nis udhëtimin

një me pafundësinë

shtegëtues i përjetshëm

bie e ngrihem bie e ngrihem këtu e atje

besoj në botën shumë të lashtë shumë të re

s’jam gjallë po u ndala

më duket besimi se do të arrijë diku

më duhet dhe gjithnjë të shoh përtej fillimit

 

 

Bregu i shpresës

 

Kam nisur kërkim

prapa mureve të padukshme

para e prapa harrimit tënd

ngjitur jam drejt bregut të trishtë

pa shpresë ngushëllimi

me zjarrin mbi kokë e në zemër

akrepat e orës nuk më tregojnë saktë

as kohën e furtunave të mendjes

as masën e etjeve për dritë

në bregun e pashpresës ngulitur shpresoj

nuk ngelem vetëm i vetmuar

ding-dongët e këmbanave më rrëqethin

dridhem

o kot mashtrohem prapë të dua shumë

Malli arbëresh

 

O ti Jon

Ti Jon

Ti Jon

Deti jonë…

Na solle këndej

Me zemër andej

Det malli të kemi,

Det malli themi…

O ti Jon

Ti Jon

Ti Jon

Deti jonë

Na sjell mall Shqipërie

Na sjell etje dashurie…

Deti Jon

Deti jonë…