Shko te përmbajtja

Rregullat e Lojës (futboll)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Futbolli – Rregullat e lojës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Futbolli është një sport ekipor që luhet midis dy skuadrave, secila e përbërë nga nga 11 lojtarë, përfshirë një portier. Qëllimi i lojës është shënimi i golave duke e futur topin në portën kundërshtare, duke respektuar rregullat e përcaktuara nga IFAB (International Football Association Board).[1]

Lojtarët dhe fusha e lojës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çdo skuadër përbëhet nga 10 lojtarë fushorë dhe 1 portier. Ndeshja nuk mund të vazhdojë nëse një ekip ka më pak se 7 lojtarë. Loja zhvillohet në një fushë drejtkëndëshe me dy porta në skajet e saj.[2]

Kohëzgjatja e ndeshjes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një ndeshje futbolli zgjat 90 minuta, e ndarë në dy pjesë nga 45 minuta, me një pushim prej 15 minutash mes tyre. Arbitri ka të drejtë të shtojë kohë shtesë për ndërprerje gjatë lojës.

Goli dhe rezultati

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Goli konsiderohet i vlefshëm kur topi e kalon plotësisht vijën e portës midis shtyllave dhe nën traversë. Fiton skuadra që shënon më shumë gola gjatë kohës së rregullt të lojës.

Një lojtar ndodhet në pozicion jashtë loje (offside) nëse, në momentin e pasimit, është më afër portës kundërshtare sesa topi dhe dy lojtarë kundërshtarë, dhe merr pjesë aktive në lojë.

Faullet dhe ndëshkimet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Faull quhet çdo veprim i palejuar si shtyrja, goditja, pengimi ose loja e rrezikshme. Faullet ndëshkohen me goditje të lirë ose, nëse ndodhin brenda zonës së rreptësisë, me penallti.

Arbitri përdor kartonë për të ndëshkuar lojtarët:

  • Kartoni i verdhë shërben si paralajmërim.
  • Kartoni i kuq përjashton lojtarin nga loja. Dy kartona të verdhë në të njëjtën ndeshje rezultojnë në një karton të kuq.

Portieri është lojtari i vetëm që lejohet ta prekë topin me dorë, por vetëm brenda zonës së tij të rreptësisë. Jashtë saj, ai i nënshtrohet të njëjtave rregulla si lojtarët e tjerë.

Në shumicën e garave moderne lejohen deri në 5 zëvendësime për secilën skuadër gjatë një ndeshjeje.

Rifillimi i lojës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Loja rifillon me aut, goditje këndore, goditje të lira, penallti ose goditje nga qendra e fushës, në varësi të situatës.

  1. "Faqja kryesore", Wikipedia, the free encyclopedia, 2023-11-27, marrë më 2026-02-05
  2. Sada, Erion (2026/05/02). "rregulla e lojes fotbolli". football (2): 77–98. doi:10.62006/sf.v1i2.2937. ISSN 2960-0057. {{cite journal}}: Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)