Rruga për në shtëpi (roman)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rruga për në shtëpi
AutorFabio Volo
Titulli origjinalLa strada verso casa
PërkthyesAdrian Beshaj
ShtetiItali
Gjuhaitalisht
Zhanriroman
BotoiBotimet Dudaj
Faqe380
ISBNISBN 978-99943-0-354-0

Rruga për në shtëpi është romani i shtatë i autorit italian Fabio Volo, i publikuar më 22 tetor 2013[1] dhe i sjellë për lexuesin shqiptar më 2014 nga shtëpia botuese Dudaj.[2]

Në dhjetor 2013 romani arriti të shiste më shumë se 550.000 kopje.[3]

Subjekti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Romani flet për Andrean dhe Markon, dy vëllerzër të ndarë njëri nga tjetri nga dy karaktere krejtësisht të ndryshëm që fëmijë. Pas vdekjes së dhimbshme të nënës, Marko është distancuar gjithnjë e më shumë nga vllai dhe babai, derisa largohet në Londër, ku me kalimin e viteve ndërton një jetë të re duke u shndërruar në pronarin e një restoranti italian në qytet. Ndërsa Andrea, vazhdon studimet dhe diplomohet në inxhinieri, e më pas martohet me Danielën, të njohur disa vite më parë. Marko kthehet pas shumë kohësh në shëpinë e tij në Itali kur i ati shtrohet në spital për shkak të thyerjes së femurit. Pas disa konfirmimesh, më pas mësohet se ai po shfaqte simptomat e para të një sëmundje degjeneruese të trurit. Kështu që Marko qëndron për disa kohë me të, duke përfituar nga rasti për të rivendosur lidhjen me vëllain e tij Andrea dhe me ish të fejuarën e tij që nuk e shikonte prej vitesh dhe që në zemrën e tij e ka dashur gjithnjë, por ja ka mohuar vetes së tij.

Personazhet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në brendësi të rrëfimit rreth dy vëllezërve Marko dhe Andrea, për të cilët rrëfehen ngjarjet në të njëjtin kapitull, ose më shpesh në kapituj të veçantë. Rreth tyre janë zhvilluar figurat e personazheve të tjerë, pak a shumë të rëndësishëm, që ndikojnë në ndryshimin progresiv të tyre gjatë romanit.

  • Marko: ka jetuar gjithnjë jetën e tij me frikën nga e ardhmja, duke u larguar nga të gjitha dhe të gjithë me frikën se një zgjedhje mund të përjashtojë të gjithë të tjerat dhe duke besuar vetëm në veten e tij, duke jetuar marrëdhënie sterile e që zgjasnin pak për të shmangur marrjen e përgjegjësive që mund të kishin kompromentuar lirinë e tij.
  • Andrea: që pas vdekjes së nënës kishte marrë përgjegjësitë e tij, ka programuar çdo detaj të jetës së tij duke pritur që gjitçka të shkonte si ishte parashikuar, por kjo nuk ka bërë tjetër veçse e ka zhgënjyer dhe përjashtuar nga mundësia e të qenurit vërtet i lumtur.
  • Luçia: nëna e Andreas dhe Markos. Vdes si pasojë e një sëmundje të gjatë, kur të dy janë ende adoleshentë, duke i lënë të dy një shenjë të thellë që do të qëndronte për gjatë gjithë jetës së tyre.
  • Luixhi: babai i Andreas dhe Markos. Pas vdekjes së të shoqes u mbyll në vetvete, duke krijuar një murë të padukshëm midis tij dhe fëmijëve. Edhe ai sëmuret si gruaja, dhe fëmijët e detyrojnë ta mbikqyrin nga afër për sa kohë nuk është më i aftë të kujdeset për veten.
  • Izabela: ish e fejuara e Markos. Dy vjet pasi ishte martuar me një francez, divorcohet nga ai dhe kthehet në Itali tek nëna e saj për një periudhë të shkurtër kohe, përgjatë të cilës takon pas shumë vitesh Markon.
  • Daniela: ish gruaja e Andreas, e ngjashme me të në karakter dhe për këtë do të mbetet peng e zakoneve të tyre.
  • Irena: kolege e Andreas, me të cilën do të ketë një marrëdhënie të shkurtër pas përfundimit të martesës së tij me Danielën.
  • Rozana: nëna e Izabelës.
  • Matilda: vajza e Isabelës.
  • Adriano: kuzhinier roman, koleg dhe mik i Markos.

Analizë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fabio Volo ka nisur të punoj për romanin rreth fundit të vitit 2012, kur zhvendoset në New York për të filluar hartimin e saj.[4] Autori lajëron datë e publikimit të librit më 4 tetor 2013 në profilin e tij personal në Facebook.[1] Gjithnjë në Facebook, më 8 tetor publikon kopertinën, të realizuar si librat e mëparshëm të vetë Volos.[5] Kjo konsiston në pamjen e një bluze të bardhë të varur në një varse. Volo ka arsyetuar këtë zgjedhje duke deklaruar se përshkruar shkurtimisht historinë, që është intime dhe burrërore.[6] Libri nuk është shkruar në vetën e parë siç është tipike në stilin e të shkruarit të Fabio Volos, por në vetën e tretë. Ai e ka përshkruar kështu veprën:[6][7]

Edicioni[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Volo, Fabio (2013). Mondadori, Edizioni (red.). La strada verso casa. ISBN 978-88-520-4461-8. Marrë më 6 dhjetor 2015. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b "Attraverso la sua pagina facebook Fabio Volo annuncia l'uscita del suo prossimo romanzo, "La strada verso casa"". Contrordine.it. 4 tetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2013. Marrë më 5 tetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Publikimi i përkthimit të romanit më të fundit të Fabio Volos, "Rruga për në shtëpi"". botimedudaj.com. 1 korrik 2014. Marrë më 6 dhjetor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Il nuovo romanzo di Fabio Volo - La strada verso casa". Corriere della Sera. Marrë më 16 dhjetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Fabio Volo mette la testa a posto: presto papà". Corriere della Sera. 8 maj 2013. Marrë më 8 maj 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Le due copertine finaliste". Facebook. 8 tetor 2013. Marrë më 8 tetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b "Volo: «Cerco l'eroico nel quotidiano»". Corriere della Sera. 22 tetor 2013. Marrë më 28 tetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Flet për një familje. Për dy vëllezër, një që nuk zgjedh kurrë, tjetrin që tashmë i ka zgjedhur të gjitha. Janë pjesëza të jetës së përditshme. Gjëra të vogla. Shumë njerëzore. Heroike. [...] Cdo libër është një autoanalizë. Kësaj here jam në mes. Nuk jam më vëllai që nuk di të zgjedhi por as tjetri. Jo akoma, të paktën. Kam kuptuar që një nga problemet e mia ishte projektimi i së ardhmes. Nuk jetoja të tashmen. Tani di të kem disa përgjegjësi. Ndoshta është prej kësaj që kam shkruar në vetën e tretë.