Shko te përmbajtja

Sëmundja e gurëve veshka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sëmundja e gurëve në veshka, e njohur ndryshe edhe si nefrolithiasis ose urolithiasis, është një sëmundje (kristalopati) ku një material i fortë (i ngjashëm me gurin) zhvillohet në traktin urinar.[1]

Gurët në veshka zakonisht formohen në veshka dhe e lënë trupin përmes rrjedhjes së urinës.[1] Një gurë i vogël në veshka mund të kalojë pa shkaktuar simptoma ose probleme, por nëse një gur rritet më shumë se 5 milimetres (0.2 in), ai mund të shkaktojë bllokim të ureterit, që rezulton në dhimbje të mprehta dhe të forta në pjesën e poshtme të shpinës ose në bark.[1][2]

Gurët ne veshka mund te shkaktojnë gjithashtu gjak në urinë, të vjella dhe urinim të dhimbshëm.[1] Rreth gjysma e njerëzve që kanë pasur gurë në veshka janë të predispozuar të kenë një tjetër brenda dhjetë viteve duke qenë se guri në veshka mund të rikrijohet.[3]

Disa nga simptomat e gurëve në veshka janë: dhimbje therëse në regjionin lumbar (kolika renale), mpirje të anësive inferiore, të përziera, të vjella, gjendje febrile (temperaturë), hematuri.[4]

Skicë që tregon vendndodhjen tipike të dhimbjes: nga poshtë brinjës deri pak mbi legen.

Simptoma krzesore e gurëve në veshka është dhimbja e fortë, e herëpashershme, e cila përhapet prej ijeve anësore drejt kofshës së brendshme.[5] Kjo dhimbje, e njohur si kolika renale, përshkruhet shpeshherë si dhimbja më e fortë e ndjerë ndonjëherë.[6] Kolika renale e shkaktuar prej gurëve në veshka shoqërohet me urgjencë urinare, shqetësim (mungesë qetësie), urinim të shpeshtë, gjak në urinë, djersitje, të përziera dhe të vjella. Zakonisht shfaqet me valë që zgjasin 20 deri në 60 minuta, të shkaktuara nga kontraktimet e vazhdueshme të ureterit gjatë përpjekjes për të nxjerrë gurin.[5]

Lidhja embrionale midis traktit urinar, sistemit gjenital dhe traktit gastrointestinal është baza e shpërndarjes së dhimbjes drejt gonadave, si edhe e të përzierave dhe të vjellave që janë të zakonshme në urolitiazë.[7] Pas bllokimit të rrjedhjes së urinës nëpër një ose të dy ureterët, mund të vërehen azotemia postrenale (rritje e produkteve azotike si ure, kreatininë në gjak) dhe hidronefroza (zgjerim dhe ënjtje e legenit renal nga akumulimi i urinës që nuk kalon dot poshtë).[8]

Dhimbja në kuadrantin e poshtëm të majtë ndonjëherë mund të ngatërrohet me divertikulitin dhe vendndodhja e saktë e dhimbjes mund të jetë e vështirë të përcaktohet.

Epidemologjia dhe historia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gurët në veshka janë njohur si sëmundje që në lashtësi, me përshkrime kirurgjie për heqjen e tyre që datojnë që në vitin 600 p.e.s. nga Sushruta në Indi.[9] Sot, rreth 1–15% e popullsisë prekën gjatë jetës nga kjo sëmundje. Në vitin 2015 u raportuan mbi 22 milionë raste[10] dhe rreth 16 mijë vdekje.[11] Që nga vitet 1970, rastet janë shtuar sidomos në vendet perëndimore, duke prekur më shpesh meshkujt sesa femrat.[12][13]

Prevalenca dhe incidenca po rriten globalisht, duke mbetur një sfidë për pacientët dhe sistemet shëndetësore, ndërsa studimet epidemiologjike synojnë të kuptojnë faktorët e rrezikut që ndikojnë në zhvillimin e gurëve.[14]

Parandalimi dhe trajtimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për të prekurit nga gurët në veshka, pirja e lëngjeve, sidomos e ujit, ndihmon në parandalim. Nëse kjo nuk mjafton, mjeku mund të përshkruajë ilaçe si diuretikë, citrat ose allopurinol.[15] Duhet shmangur pijet e gazuara me acid fosforik (cola).[15] Gurët pa simptoma nuk kërkojnë trajtim. Kur ka dhimbje, përdoren fillimisht qetësues. Gurët më të mëdhenj mund të ndihmohen me ilaçe si tamsulosina ose të hiqen me procedura speciale kirurgjikale (ESWT, litotripsi me lazer, ose nefrolitotomi perkutane).[16]

  1. 1 2 3 4 "Kidney Stones in Adults". shkurt 2013. Arkivuar nga origjinali më 11 maj 2015. Marrë më 22 maj 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. Miller NL, Lingeman JE (mars 2007). "Management of kidney stones". BMJ. 334 (7591): 468–72. doi:10.1136/bmj.39113.480185.80. PMC 1808123. PMID 17332586. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. Morgan MS, Pearle MS (mars 2016). "Medical management of renal stones". BMJ. 352: i52. doi:10.1136/bmj.i52. PMID 26977089. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. "Kidney stones - Symptoms". nhs.uk (në anglisht). 2017-10-23. Marrë më 2025-05-07.
  5. 1 2 Gabim citimi: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Cutler2007
  6. Gabim citimi: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Wolf2011b
  7. Gabim citimi: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Pearle2007
  8. Gabim citimi: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Cavendish2008
  9. Schulsinger DA (2014). Kidney Stone Disease: Say NO to Stones! (në anglisht). Springer. fq. 27. ISBN 978-3-319-12105-5. Arkivuar nga origjinali më 8 shtator 2017.
  10. Vos, Theo; Allen, Christine; Arora, Megha; Barber, Ryan M.; Bhutta, Zulfiqar A.; Brown, Alexandria; Carter, Austin; Casey, Daniel C.; Charlson, Fiona J.; Chen, Alan Z.; Coggeshall, Megan; Cornaby, Leslie; Dandona, Lalit; Dicker, Daniel J.; Dilegge, Tina; Erskine, Holly E.; Ferrari, Alize J.; Fitzmaurice, Christina; Fleming, Tom; Forouzanfar, Mohammad H.; Fullman, Nancy; Gething, Peter W.; Goldberg, Ellen M.; Graetz, Nicholas; Haagsma, Juanita A.; Hay, Simon I.; Johnson, Catherine O.; Kassebaum, Nicholas J.; Kawashima, Toana; Kemmer, Laura; etj. (GBD 2015 Disease and Injury Incidence and Prevalence Collaborators) (tetor 2016). "Global, regional, and national incidence, prevalence, and years lived with disability for 310 diseases and injuries, 1990-2015: a systematic analysis for the Global Burden of Disease Study 2015". Lancet. 388 (10053): 1545–1602. doi:10.1016/S0140-6736(16)31678-6. PMC 5055577. PMID 27733282. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. Wang, Haidong; Naghavi, Mohsen; Allen, Christine; Barber, Ryan M.; Bhutta, Zulfiqar A.; Carter, Austin; Casey, Daniel C.; Charlson, Fiona J.; Chen, Alan Zian; Coates, Matthew M.; Coggeshall, Megan; Dandona, Lalit; Dicker, Daniel J.; Erskine, Holly E.; Ferrari, Alize J.; Fitzmaurice, Christina; Foreman, Kyle; Forouzanfar, Mohammad H.; Fraser, Maya S.; Fullman, Nancy; Gething, Peter W.; Goldberg, Ellen M.; Graetz, Nicholas; Haagsma, Juanita A.; Hay, Simon I.; Huynh, Chantal; Johnson, Catherine O.; Kassebaum, Nicholas J.; Kinfu, Yohannes; Kulikoff, Xie Rachel; etj. (GBD 2015 Disease and Injury Incidence and Prevalence Collaborators) (tetor 2016). "Global, regional, and national life expectancy, all-cause mortality, and cause-specific mortality for 249 causes of death, 1980-2015: a systematic analysis for the Global Burden of Disease Study 2015". Lancet. 388 (10053): 1459–1544. doi:10.1016/s0140-6736(16)31012-1. PMC 5388903. PMID 27733281. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. Gabim citimi: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura NIH20132
  13. Abufaraj M, Xu T, Cao C, Waldhoer T, Seitz C, D'andrea D, Siyam A, Tarawneh R, Fajkovic H, Schernhammer E, Yang L, Shariat SF (nëntor 2021). "Prevalence and Trends in Kidney Stone Among Adults in the USA: Analyses of National Health and Nutrition Examination Survey 2007-2018 Data". European Urology Focus. 7 (6): 1468–1475. doi:10.1016/j.euf.2020.08.011. PMID 32900675. S2CID 221572651. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. Stamatelou, Kyriaki; Goldfarb, David S. (janar 2023). "Epidemiology of Kidney Stones". Healthcare (në anglisht). 11 (3): 424. doi:10.3390/healthcare11030424. ISSN 2227-9032. PMC 9914194. PMID 36766999.Stampa:Creative Commons text attribution notice
  15. 1 2 Qaseem A, Dallas P, Forciea MA, Starkey M, Denberg TD (nëntor 2014). "Dietary and pharmacologic management to prevent recurrent nephrolithiasis in adults: a clinical practice guideline from the American College of Physicians". Annals of Internal Medicine. 161 (9): 659–67. doi:10.7326/M13-2908. PMID 25364887. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. Gabim citimi: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura NIH20133