SHFMU "7 Marsi" Bukosh
| Shkolla Fillore e Mesme e Ulët "7 Marsi" Bukosh | |
|---|---|
| Vendndodhja | |
Bukosh, Komuna Vushtrri Kosova | |
| Të dhëna | |
| Lloji | Shkollë publike |
Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “7 Marsi” në Bukosh është një institucion arsimor në komunën e Vushtrrisë, themeluar në vitin 1962.[1]
Vështrim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkolla fillore në Bukosh u themelua fillimisht në vitin shkollor 1962/63 si paralele e ndarë fizike e shkollës fillore “Emin Duraku” në Novolan. Për shkak të kushteve të papërshtatshme dhe largësisë nga komuniteti, me kalimin e kohës u ndje nevoja për një shkollë të re në vetë fshatin Bukosh.
Objekti i ri shkollor u ndërtua në vitin 2011/12 dhe më 3 shtator 2012 u hap si shkollë e pavarur, me emrin “7 Marsi”, në nder të Mësonjëtorës së Korçës, e cila sot festohet si ditë e shkollës shqipe. Shkolla ka një infrastrukturë moderne, me 5 klasa mësimore, sallën e arsimtarëve, zyrën e drejtorit, bibliotekë, tualete të ndara dhe sistem të ngrohjes qendrore. Ajo shtrihet në një truall prej rreth 50 arësh duke përfshirë këtu edhe një fushë futbolli me asfalt si dhe pjesën e oborrit me gjelbrim.
Në këtë shkollë mësojnë 251 nxënës të ndarë në 9 paralele dhe 1 klasë parafillore, ndërsa procesin mësimor e udhëheq drejtori i shkollës me 15 mësimdhënës. Krahas mësimit, shkolla zhvillon edhe aktivitete jashtëkurrikulare, si grupi letrar “Ali Podrimja” dhe programe kulturore e artistike, përfshirë programin festiv Festa e abetares, pastaj programi për nder të ditës së shkollës si dhe programin e mbajtur më 21 nëntor 2012 për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.[2]
Shkolla “7 Marsi” vazhdon të jetë qendër e rëndësishme edukative dhe arsimore për nxënësit nga fshatrat Bukosh, Taraxhë, Liqej dhe pjesërisht Novolan, duke luajtur një rol të rëndësishëm në përgatitjen arsimore, edukative dhe kulturore të gjeneratave të reja.[3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "SHFMU '7 Marsi' Bukosh". Mapcarta (në anglisht). Marrë më 12 maj 2025.
- ↑ Mani, L. Historiku i shkollës "7 Marsi" në Bukosh. Revista "7 Marsi", nr. 2, 23 prill 2025, faqe 3
- ↑ Grup autorësh: Vushtrria-Viciana me rrethinë, Kuvendi Komunal - Vushtrri, 2003, fq. 386 - 387