SHFMU "Bajram Curri", Krushë e Madhe
| SHFMU "Bajram Curri", Krushë e Madhe | |
|---|---|
| Vendndodhja | |
Krushë e Madhe, Komuna Rahovec Kosova | |
| Të dhëna | |
| Lloji | Shkollë publike |
SHFMU "Bajram Curri", Krushë e Madhe është institucion arsimor parafillorë, shkollë fillore dhe shkollë e mesme e ulët në Krushë e Madhe, Komuna Rahovec, Kosovë.
Vështrim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkolla fillore' Bajram Curri' në Krushë të Madhe ka filluar të funksionojë në mesin e shkollave të para në Kosovë. Shkolla ka filluar të punoj që nga viti 1926, për një gjë të tillë dëshmonte muri i shkollës se vjetër në te cilin është gdhendur viti i ndërtimit të shkollës. Fillimisht mësimet ne këtë shkollë i kanë ndjekur nxënësit e Krushës së Madhe, Nagafcit, Celines, Krushës se vogël, Randobravës, Piranës, Hoçës së vogël, Brestofcit dhe te fshatrave te tjera. Arsimtaret të asaj kohe e emërtuan këtë shkollë me emrin e Bajram Currit. Vendimi ishte unanim nga se Bajram Curri ka qenë simboli i rezistencës dhe i Rilindjes Kombëtare për mbarë trojet shqiptare, i cili ka lindur po në Krushë të Madhe me 16 janar te vitit 1862.
Shkolla "Bajram Curri" ka zënë vendin e parë në garat e matematikes ne Rahovec, ne vitin 2025 pastaj ka zënë vendin e 3 ne garat komunale per mjedis jetësorë po në atë vit. Shkola ka gjithsej 5 kabinete, një fushë sportive, ka: 520 nxënës, 38 mësimdhënës, 4 punëtorë teknik, sekretarin, pedagogen, mësuesin mbështetës, asistenten për fëmijë me nevojë të veçanta, Drejtor: Rrezart Veseli i tanishëm para tij ka qenë Fadil Dellova dhe Sali Shala.[nevojitet citimi]